Rreth 30% e studentëve që kanë fituar bursë nga fondi i ekselencës do të skualifikohen. Pavarësisht se fituesit u shpallën në muajt janar-mars të vitit të kaluar, në dhjetor të 2012-ës , qeveria me vendim të Këshillit të Ministrave miratoi ndryshimet në procedurën e aplikimit për këto lloj bursash.
“Si është e mundur që pasi u shpalla fituese, duke plotësuar të gjitha kriteret e përcaktuara nga Ministria e Arsimit, pasi dorëzova të gjitha dokumentet e nevojshme ku shpenzova edhe para, të përjashtohem nga lista? Kjo nuk është aspak e drejtë. Përgjegjësit duhet të japin llogari për këtë që po ndodh. Pse duhet të dalë një vendim i ri pasi është hapur faza e aplikimit, janë përcaktuar kushtet, janë shpallur edhe fituesit”, shprehet njëra nga fitueset për gazetën Shqip.
Shqetësimi i saj nuk është i vetmi, pasi në radhë pas saj janë edhe 23 fitues të tjerë, duke qenë se 30% e 80 të shkëlqyerve është 24.
Krahas këtyre problematikave, fondi i ekselencës nuk është lëvruar ende, ndonëse kjo duhet të kishte ndodhur në muajt mars të vitit 2012, muaj kur u shpall lista e studentëve të shkëlqyer që përfitojnë nga ky buxhet.
E ndonëse për këtë janë propozuar tre alternative nga Ministria e Financave, pagesa e plotë, pagesa me këste ose dhënie kredish, ende kjo çështje mbahet pezull.
Muhabet Reme. Qeveria eshte si te jete ajo e trebishtit.
ciao
Te njejten eksperience pata edhe une. Nje grusht matrapazesh beri nje skeme mashturese per te rregulluar femijet e tyre neper shkolla me leket e taksapaguesve. Alabaket qeveritare nuk duan qe ne te kthehemi dhe skemi pse.
i plotesoja te gjitha kriteret dhe me pafytyrsine me te madhe shteti jon i kalbur dhe hajdut as nuk me dha nje pergjigje. nuk na rimbursuan as per kostot qe patem.
Na respekton me shume bota sesa vendi jon. MOS U KTHENI KURRE NE KETE VEND TE MALLKUAR. dhe ne fund nje shprehje e konices: Shqiperi te kam dhjere, ste kuptova asnjehere… LAMTUMIRE…
Mos u merzit se ka edhe me keq, une harxhova 2000 euro, njeher per ti dorezuar dokumentat dhe njeher tjeter per interviste, na nxorren edhe ne TVSH. Mbas intervistes me uruan biles, por mbas 2 muaj me dergojne sms dhe me than na vjen keq por sfiton, si duket dikush tjeter e kishte zen vendi tim. Shiko apliko ne organizmat nderkomebtare, se aty spo kane lek per te paguar pensionistet jo me studentet e ekselences.
Te njejten eksperience si Valteri pata edhe une. Skeme fallco per ti dhene ca leke femijeve te miqve.
Edhe une kam nje histori te hidhur me Fondin e Eklselences; jam i vetmi nga fituesit e parvjetshem qe nuk shkova ne takimin e fundvitit me kryeministrin e vendit; arsyen e kuptoni vete.
Kam fituar fondin vetem ne vitin e dyte sepse keshtu e gjykuan zoterinjte e komisionit perzgjedhes edhe pse rezultatet i kisha maksimale dhe mesataren e kisha 10.Fondin jo vetem qe ma dhane vitin e dyte por edhe ma dhane pergjysme sepse gjoja nuk kishte buxhet per te gjithe nderkohe qe ne ate vit (2010) u dogj pothuaj 30 e fondit te vene ne dispozicion sepse nuk kishte aplikues?!?!? Nejse, cudira shqiptare…
E bukura eshte se bashke me mua ate vit fondin e fituan disa pseudo-studente doktorature qe nuk permbushnin asnje prej kritereve te kerkuara nga rregulorja perkatese. Dikush punonte ne Ministrine e Ekonomise dhe perfitoi nga fondi pa te drejte; diskush tjeter nuk permbushte kriterin e mesatares dhe prape u pranua; te tjere nuk shkonin fare ne universitetin e huaj dhe merrnin fondin duke bredhe rrugeve te Tiranes; ndersa disa te tjereve ju mohua e drejta per fondin pa asnje lloj kriteri llogjik dhe ligjor dhe, per me teper, pa ju dhene asnje shpjegim per mospranimin. Te gjitha keto jane bere nen hunden e Ministrit te Arsimit, te Zv. Ministrave dhe te anetareve te komisionit perzgjedhes anetare te te cilit ishin te famshmit: Xhezair Zaganjori, Shezai Rrokaj dhe Beqir Metaj dhe sigurisht, ish-zv Ministri Halit Shamata; te gjithe te korruptuar moralisht dhe intelektualisht. Atje brenda vetem nje zonjushe kishte respetktin e te gjithe aplikanteve; quhej Juri Dimroçi, tani e kane hequr sepse ju prishte pune “padrinove te fondit te ekselences”.
Nje dite, nese do te rihapen dosjet e e ketij mashtrimi te madhe do te dale ne shesh nje korrupsion qe nuk ka fund dhe ku jane perzier te gjithe personat e mesiperm.
Por kam shume frike se dosjet e ketij rasti nuk do te hapen kurre pasi ky vend ka treguar qe e ka te pamundur te hape dosjet e vete te erreta.
Respekte te gjitheve!
Te dashur student,
Ligjet Saliu nuk i ben per te gjithe,i ben per soj e sorollopin qe ka rotull.
Ashtu beri edhe ligjin “Shqiperia 1 euro.
Nga ai ligj perfituan vetem pushtetaret,njerzit e tyre si Fazllic qe e bleu 1 euro metrin katror dhe desh tja shiste pakistanezit miliona.
Po te njihni ndonje minister ose deputet te PD-es do merni.
Dhe une pasi mora urimet e Ministrit te Arsimit ne dhjetor 2012,kur me dha dekoraten,pak dite me pas me dergojne nje vend arsimtare ku nuk mund te shkoj,jam e semure,e ne moshe,por urimi ky paska qene:RI PA PUNE.Ky eshte shteti yne fashist.Ne qytetin tim pranohen te japen gjuhen Angleze edhe infermiere,edhe ata qe kane mbaruar veterinari,edhe ata me shkolle te mesme Anglisht,por kursesi ata qe mbarojne me master Anglisht dhe me dekorate.Kjo e ngre nivelin e shkolles tone?
te dashur studenta shqiptare, ju duhet ta kuptoni kete regjim, qe po perpiqet te na fuse ne Europe.. kini cik durim, do futen ne fillim bijte dhe bijat, kusherinjte, tezet, hallat, xhxhallaret, etj etj, gjithe fisi pra..
pastaj kismet ca te ngelet per ju..
“Si është e mundur…”
Zemra e vogel! Kthjellohu!
Jeton ne Shqiperi prandaj. Mund edhe te te vrase ne rruge ndonje nga rivalet.
Ngushellohu me faktin qe nuk je vetem dhe qe je biologjikisht gjalle se menderisht ketu vdes si pa e kuptuar.
Ngadale, ngadale, ngadale….
Studente, komentet e juaja nuk kane ndryshuar me kohen.
Po behen gati 10 vjet qe jam larguar nga Shqiperia, po besoj se realiteti eshte akoma dhe me i hidhur.
Pasi mbarova fakultetin ne Shqiperi me mesatare 9.9 vetem per mua nuk u gjend nje vend pune.
Tre nga ata qe u jepja leksionet e mia per te studiuar (ndonjehere dhe kopjet e provimit) u bene pedagoge dhe ndonje tjeter zuri pune ne qeveri, gjithmone i bazuar ne merita kuptohemi.
Ah, se harrova ne ate kohe ishte ne pushtet Partia Socialiste, e njejta qe sot betohet qe gjerat do te ndryshojne.(Kuptohet ne ishte opozite Partia demokratike ajo qe propozonte kataklizmat shoqerore!)
Le te shkojme me perpara!
Ministri i jashtem qe kemi sot ishte profesori im dhe ne diten kur me dorezoi provimin me beri dhe propozimin per te punuar ne institucionin ne te cilin ishte nendrejtor asokohe – natyrisht qe propozimin e coi deri ne fund (funksionoi si puna bursave tuaja per te qene me i qarte)
O mjere Shqiperi kujt ja kemi lene ministrine e Jashtme!!!!
… Megjithate kam disa fjale te mira per ju studente.
Sapo pata mundesine te kaloj kufirin e babezitur politik shqiptar, gjerat ndryshuan si me magji… diploma e vendit tim qe nuk ofronte mundesi pune per te aftet (por eshte plot me pune per te pa-aftet le te kuptohemi), u kthye ne “armen” time me te mire.
Natyrisht nuk ishte frut i universiteteve private shqiptare qe u sigurojne diplomen dhe femijeve handikape te politikaneve italiane (te njejtit politikan qe betohej ti mbyste shqiptaret ne det dhe nje dite te mbrapshte ne 1998 e mbajti fjalen )
Me te njeten diplome kam fituar nje master nderkombetar dhe nje vend pune ne nje nga vendet me te zhvilluara te botes.
Lerjani bursat qeveritare te paafteve, tek e fundit qeverite a pa-afta nuk kane nevoje per pregatitjen tuaj (ndryshe do te bazoheshin tek profesionalizmi -me falni per kete gabim teknik!)
Ju uroj suksese
Te njejten eksperience pata edhe une. Nje grusht matrapazesh beri nje skeme mashturese per te rregulluar femijet e tyre neper shkolla me leket e taksapaguesve. Alabaket qeveritare nuk duan qe ne te kthehemi dhe skemi pse.
i plotesoja te gjitha kriteret dhe me pafytyrsine me te madhe shteti jon i kalbur dhe hajdut as nuk me dha nje pergjigje. nuk na rimbursuan as per kostot qe patem.
Na respekton me shume bota sesa vendi jon. MOS U KTHENI KURRE NE KETE VEND TE MALLKUAR. dhe ne fund nje shprehje e konices: Shqiperi te kam dhjere, ste kuptova asnjehere… LAMTUMIRE…
edhe une ende sot nuk kam marre asnje pergjigje per fondin e ekselences te vitit te kaluar….