REPORTAZH/ Të jetosh në Manhattan ose me Berluskonin, një privilegj i Shqipërisë së varfër

18 Janar 2013, 14:24Sociale TEMA

Gazeta e madhe spanjolle, “El Mundo”, sjell këtë reportazh për Kamzën

Të jetosh në rrugë të zhytura në baltë, por me emra me ngjyra si “Silvio Berluskoni”, “Nikolas Sarkozi” apo “Moxart”, ose të punosh në “Manhattan”, “Coca Cola”, “Paris” apo “Meksikë” është një “privilegj” nga i cili përfitojnë vetëm banorët e qytezës së varfër shqiptare, Kamzë.

E vendosur vetëm shtatë kilometra larg Tiranës, Kamza të befason me numrin e madh të emrave të fryrë nga bota, një ide që ka ardhur nga kryetari i Bashkisë, Xhelal Mziu dhe anëtarët e tjerë të Këshillit Bashkiak, që duan ta bëjnë Kamzën një qytet modern.

Gjatë periudhës komuniste, kjo zonë ishte një fermë shtetërore, e quajtur Ylli i Kuq dhe popullsia nuk i kalonte 6 mijë banorë.

Pas ardhjes së demokracisë në vitin 1991, qindra e mijëra shqiptarë u larguan nga shtëpitë e tyre në veriun e varfër dhe pushtuan këto toka pjellore pranë kryeqytetit, ku ndërtuan barakat e tyre pa leje.

Për shkak të këtij kolonizimi të pakontrolluar dhe kaotik, Kamza tani ka rreth 100 mijë banorë, çka e bën atë qytetin e gjashtë më të madh në Shqipëri.

Shumë rrugë nuk janë shtruar, por ato janë pagëzuar tashmë. Në total janë 506 emra, gjysma e të cilëve janë të huaj, një iniciativë e një projekti të Bankës Botërore prej 200 mijë euro, thotë Mziu.

Kryetari i Bashkisë tha se ka përfunduar faza e parë e emërtimit të rrugëve dhe vendosjes së tabelave përkatëse.

 

Bastion i konservatorëve

Aktualisht ky bastion i Partisë Demokratike të kryeministrit Sali Berisha, është në proces legalizimi, ashtu si në zonat e tjera ku ka pasur ndërtime të paligjshme.

Ndalesa e fundit e autobusit është në “Bulevardin blu”, aks që kalon përmes qytetit dhe që e ka marrë emrin nga ngjyra e flamurit të PD.

Në “Manhattan” fshatarët shesin domate, qepë, portokaj, mjaltë dhe pula të gjalla, ndërkohë që në “New York” shiten rroba të përdorura.

Në rrugën “Londër” duhet të mbash mirë ekuilibrin që të mos biesh në një nga pellgjet e shumtë me ujë e baltë, ndërkohë që në verë rruga mbulohet nga një pluhur që të merr frymën.

 

Fqinj me Berluskonin

Ata që jetojnë në “Bruksel”, “Washington”, “Berlin” apo “Milano” janë më me fat se banorët e rrugës “Berluskoni”, ku balta është njësoj si në shtigje fshati.

Nuk mungojnë as tabelat me emrat e ish- udhëheqësve si Nicolas Sarkozy, George Bush, Tony Blair apo edhe Banka Botërore, OSBE dhe kompania e telefonisë celulare Eagle Mobile.

“Emrat janë si të qyteteve të mëdha botërore, por gjendja e rrugëve është si në Afrikë,” thotë me ironi Rem Sala, një banor i këtij qyteti unik.

“Unë nuk jam dakord që të kenë emra të huaj. Duhet të jenë emra shqiptarë, por askush nuk na ka pyetur,” thotë Altin Sina, një student.

 

Jetoj në Paris, Kamzë

“Unë jetoj në Paris të Kamzës. Ndoshta shkoj në Paris kur të jem në atë botë, pasi nuk kam të holla,” thotë Afrimi, një punëtor sezonal që merr 150 euro duke punuar në ndërtim.

Popullsia e Kamzës, me një moshë mesatare prej 27 vjeç, vuan nga papunësia, margjinalizimi social, shërbimet joefikase shoqërore. Të ardhurat e familjeve bazohen kryesisht në dërgesat e emigrantëve shqiptarë, që janë gjithmonë e më të pakta për shkak të krizës në vendet pritëse si Greqia.

21 komente në “REPORTAZH/ Të jetosh në Manhattan ose me Berluskonin, një privilegj i Shqipërisë së varfër”

  1. Dean says:

    Ketyre monstrave u duhet me u heq vizat per ne BE.
    Ata e kane ”BE”-ne ne Kamez………..lol
    Paska edhe rruge Koka e Koles……….lol,pa leni te tjerat.

  2. Kastrioti says:

    E gjithë kjo mesele e vënies së emrave të vendeve në rrugët e Kamzës është bërë për të kaluar pa debat vënia në një rrugë e emrit Berisha (gjoja emër i një fshati në Veri, por në fakt emri i salehit).
    Por të jeni të sigurtë: të gjitha këto do jenë TË PËRKOHSHME !

  3. fl says:

    Cfare te thuash me teper (se na merzitet RAiMondY): Kur je bastion PD-je…keto benefice ke ?

    1. Ben Chicago says:

      mos e ngacmo m…n se ka zene kore turku i gjizes

  4. shqiptar says:

    shqiperia nuk eshte e varfer por e pasur ka krom nafte uje minerale etj sa per te jetuar me mire se ne spanje po sqhiperia vidhet.
    spanja nuk eshte e pasur po ka vjedh popujt dhe roberuar ameriken latine.popull parazit qe jetojne me pausrite e te tjereve.
    tani qe po i humbin kolonite plasi kriza ne spanje sa kush blen shtepi i japin direkt letrat.u ka mabjtur ne kembe be.po me humbjet e kolonive me keq do beheni.
    ndaj mjaft me artikuj ku hajduteet e kesaj bote bejne te ndershmin.shqiperia nuk ka roberuar kombe si spanja

    1. tourkofagos says:

      Ku e ke shtepine ti shqip.ari?????
      -ke Londer 69,Kamez,Tiron,Albania.
      athere,qenke VIP……..hahahahaha

      1. Optimist, por pesimist per te ardhmen e ketij vendi. says:

        Normale per nje vend pa histori e pa te shkuar te sillet ne menyre te tille, pa aspak dinjitet…..dinjitet??? po as dinjitet nuk ka, keshtu qe mese normale.
        E gjithe bota vendos emra e toponime te huaja neper rruget e saj, por me kriter e me karar, jo keshtu.
        http://www.facebook.com/photo.php?fbid=10151172776311836&set=a.494284831835.271073.169859201835&type=1&relevant_count=1&ref=nf

  5. Optimist, por pesimist per te ardhmen e ketij vendi pa te shkuar! says:

    Normale per nje vend pa histori e pa te shkuar te sillet ne menyre te tille, pa aspak dinjitet…..dinjitet??? po as dinjitet nuk ka, keshtu qe mese normale.
    E gjithe bota vendos emra e toponime te huaja neper rruget e saj, por me kriter e me karar, jo keshtu.

  6. Anila says:

    Hajde Zhelal hajde. Fantazi ke jo llaf.

    I le gojehapur europianet me fantazine tende. Nuk le emer kryeqyteti europian pa ven ke “rrugicat qe kerkojn diell” te Kamzes.

    Po ca e ke ket llagap “Mziu” o i zi. Ndrroje ke gjendja civile e Kamzes. Vene te pakten “Mbluja” si “bulevardi blu” i Kamzes.

    Ti or mik je simboli me domethenes i PD-se. Katundar i zbritur nga mali, pa lek ne xhep, me ftyren e rreshkur dhe te nxirre nga dielli, bahesh simbol i nji kopeje te ardhurish, dhe shet pordh tu pi kafe n’Sheraton.

    Hajde Zhelal hajde.

    Ej Zhelal. Po emrin e asaj shamikuqes e ke vu ke ndonji rrugic apo jo ?

  7. is kadar says:

    kjo nuk esht shqipnija
    kjo asht bash maloknija..
    kjo asht shkerdhatokracija
    asht maloplernija
    hajdarsalkarnija
    fshatmalkatnarija
    shqiptarqiqnarija

  8. Tonini says:

    Tema kam nje pyetje.

    Ne cilen pjese te Kamzes ndodhet rruga “Shamikuqja” Banon nji miku im atje i zbrit nga Kuksi. Du me e taku.

    Me kan kallxu se zotnia Xhelal Mxiu i ka van ket emer asaj rruget.

  9. """"""" says:

    E vertet ore is kadar kjo nuk ashtè Shqipnija por ashtè muslimqiqnarija e qiqkadrija qiqhajrija e qiqmoçalerija qiqlabrija e qiqhoxhia qiqsalija,neser nuk e dimè kush do tè jetè,gjithsesi pjedhè e ketyre qe ikin,e veshtirè te krijohet njè jetè normale nè vendin tonè me gjithè keto rraca arabe qe na i la turku nè Shqiperi.

  10. XYZ says:

    ‘Mendja gje e madhe’ ,jane njerez fatkeqe qe kujtojne se me emra mallengjejne Bushat,Bashat,Berishat,Bishat,Bulkat e harrojne fjalen ‘BUKE’.Kur nje ‘femer Topalle’ e kerkon integrimin me ‘3LIGJE’ pse mos e kerkojne ca fakire me emra ‘LOQESH’?

  11. kamzioti says:

    Rrnoft Xhelal Mziu qi na ka bo me jetu si evropian. O sa mir me ken Kamziot

    Nga: Sali Tocilla

    Rruga: Downing Street 10 (rruga qe te con ne Bathore)

    Qyteti Kamez, Lokaliteti Tiran.

  12. Horri i Bulevardit says:

    E degjuam edhe kete

    Mos i jep pushtet malokut
    se dhe frrokun e fut ke blloku
    edhe prenden ta bo sekretare
    i jep stalljerit letra kredenciale

    Kur e merr pushtetin maloku
    i duket benzi se kal gjorku
    dhe me e zbrit nga ai kale
    rrahmet past Namiku ka lan nji fjal

    E bon Bathoren metropol
    ka shku lajmi deri nbarcelon
    Iniesta Xavi e Mesi jan nsiklet
    si me bo letrat nkte komunitet

    Ku e ke shpejn or ti cun
    ke kryqzimi ke Xhorxh Bush
    bjerri rrotull ka Nju Jorku
    edhe del mrrugen ambasador

    Kam nji mejk ke kadafi
    asht komshi Bonapartin
    tash kam ardh ke Sarkozi
    kafen e pi ke Berluskoni

    Kur tna vijsh nvizit knej
    vishu blu se stlan me hi mren
    kena ba Mzin krietar tnalt
    ka nji kafe e qujn azerbajxhan

    1. ST says:

      Sa bukur e pake shkruajtur. Tamam ashtu eshte.

  13. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

    Gjera te ketilla duhet te sherbejne per te ndergjegjesuar te gjithe komunitetin orthodoks homogjen,por edhe ata toske qe kane mbetur akoma shqiptare(!), te mendojne per krijimin e nje shteti Vorioepirot ,apo me mire ,si fillim, te kemi nje autonomi te zgjeruar nga shteti shqiptar.
    Leberit,po te duan te bashkohen me ne ,perndryshe e kane rrugen e lire per nga Malokeria…
    Shqiptaret po bashkohen…Te bashkohemi edhe ne Vorioepirotet.Flm.

  14. pd kamez says:

    O komuniste te ndyre nuk keni shance me fitu ne kamez.per 23 vite PS ka qene nje humbese e madhe ne kamez dhe ne 2011 rakip suli beri te pamunduren per te fituar duke blere me mijera vota por humbi thelle.kamza eshte qytet teper i rendesishem pasi nga popullsia ka kaluar fierin,beratin etj.poshte ps rrofte kamza rrofte sali berisha.

  15. fane mirdite says:

    Ore ju te cirkut, tranzicion qfar do te thote, nga sot neser do behemi te pasur, nqf keni ndonje raste qe nje shtet per 10 vjet rrit mirqenjen na thoni. Ore ju te cirkut fantazoni shume je ba si ajo dhelpera kur nuk arrinte rrushin, por e keni nje shance, do kapni ket rrushin tim OR TAJ

  16. volare says:

    ..po Rruga DOMENICO MODUGNO:..nel BLU dipinto di BLU..,felice di stare la su..,VOLARE O O…..??!!..kshu asht katandis tan SHQIPNIA..,nje KATUN I MADH INJORANTESH OPORTUNIST…!!No comment!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje