Bathore, tregtarët: Po mbyllim dyqanet nga listat e borxhlinjve

16 Janar 2013, 22:53Sociale TEMA

Kriza ekonomike është shtruar këmbëkryq edhe në zonën Kamzë-Bathore, në periferi të kryeqytetit. Këtë situatë dramatike sipërmarrës të vegjël dhe të vetëpunësuar me biznes privat ia kanë pohuar me gojën e tyre kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë takimeve që ky i fundit ka zhvilluar në këtë zonë. Të vetëpunësuarit në biznesin e vogël e kanë mirëpritur angazhimin e PS për të hequr taksën e biznesit të vogël, si një masë e parë për t’i ndihmuar ata të rimëkëmben.

“E shtyjmë. Ja me fletore borxhesh. Me i mbledh krejt, nuk i kam mbledh, po te 13 milionëshi arrijnë. Se i kam krejt këto që s’munden dhe krejt me lista marrin. Nuk ka më keq. Edhe unë vetë i kam marrë borxh në shtet, e në fund të muajit s’kam ku i marr me ja dhanë. Duhet me ju shku n’shpi me ju thanë, me jepni nga 10 mijë lekë, që t’i çoj për kredinë, se vijnë e ma marrin edhe këtë. Ça me u bo. Taksat i kam pagu. T’u ja mbledh ka i lek. Marr borxh me pagu taksat. Nuk dalin, nuk dalin. Që sa është lista”, tregon një grua, e cila prej vitesh ka ardhur nga Hasi e është vendosur bashkë me familjen në këtë zonë.

Ajo thotë se në familje janë katër veta dhe të gjithë mbahen me këtë biznes. Kur e pyesin se sa nga ato 13 milionë që i kanë borxh mendon se mund të mbledhë, ajo përgjigjet e pezmatuar: “As gjysmën jo, as gjysmën. Është zor se s’kanë punë. Janë n’shpi. Disa janë invalidë. Që për dy muaj kan hy n’borxh ka 300-400 mijë lekë. Se nuk i kan marrë lekët e invalidit nga shteti”. “Gjithë viti i ri me 300 mijë lekë xhiro me ka shkue. Ka dy tri vjet që ka ra shumë. Nuk kanë njerëzit, se kur kanë pas e bëjsha 1 milionëshin xhiro”, thotë ajo.

Kryesocialisti Rama tha se PS do të ndërhyjë në mbështetje të biznesit të vogël që në 100 ditët e para të qeverisjes pas 23 qershorit. “Ne do ta heqim taksën e biznesit të vogël patjetër dhe tatim fitimin do ta rishikojmë sepse sot juve që jeni këtu paguani më shumë taksë se sa 15-katëshi në Tiranë. Ju keni 13 milionë lekë pa marrë, ndërkohë që nga llogaria që ne bëjmë janë rreth 150 milionë euro që janë nëpër këto libra nëpër ushqimore. Njerëzit janë zhytur në borxhe, papunësia është shumë e madhe, kështu që ne duhet t’i japim frymëmarrjen biznesit të vogël dhe duhet të fillojmë të nxisim punësimin, se siç e thatë ju njerëzit pa punë çfarë mund të bëjmë”.

Takimet vijojnë në një tjetër dyqanin ushqimor, ku i zoti shprehet po aq i pezmatuar për gjendjen ku ndodhen, duke shtuar se është në prag të mbylljes së aktivitetit, pasi nuk ja del dot më. “Në punë rrimë. Listat na çmendën. Vazhdojnë akoma. Të paktën kërkojnë se tani s’kemi as çfarë t’u japim. Unë kam rreth 6 milionë lekë pa marrë nga listat. Fuqia blerëse ka rënë shumë, po detyrohemi të shkojmë drejt mbylljes. Me kaq mall sa ka mbet në dyqan, drejt mbylljes do shkoj. Taksat i kemi paguar rregullisht, po për këtë vit ta shohim si do shkojë. Po qe se nuk mundemi të vazhdojmë do ta mbyllim. Këto dy tre vjet e deri më tani kemi punuar me sforco, tani po vazhdoi kështu do ta mbyllim”, thotë tregtari. Sipas tij kësaj gjendjeje të rënduar i shtohet edhe fakti se tani nuk po vijnë me të ardhura nga emigrantët. “Tani është ngushtuar pak edhe kurbeti. Edhe ata kanë ardhur me xhepa bosh këtë radhë. Domethënë janë ngushtuar në të gjitha anët”, shprehet tregtari.

Nga ana e tij kreu i PS ka thënë se fuqia blerëse nuk rritet nëse çmimet rriten më shumë se sa rrogat. “Do të nxisim punësimin se gjithë kjo zonë Bathore-Kamzë është një vatër shumë e nxehtë papunësie, ju e dini më mirë. Duhet patjetër të lehtësojmë frymëmarrjen e biznesit të vogël dhe nga ana tjetër të rrisim punësimin që të rritet masa e konsumatorëve dhe sigurisht duhet të bëjmë çmos për rritjen e fuqisë blerëse. Se të thuash po rris rrogat dhe rrogat rriten një masë, ndërsa çmimet rriten edhe më shumë, kjo është rënie e fuqisë blerëse, nuk është rritje e fuqisë blerëse. Duhet patjetër që rritja e rrogave të shoqërohet me rritjen e fuqisë blerëse”, ka nënvizuar kryetari i PS.

16 komente në “Bathore, tregtarët: Po mbyllim dyqanet nga listat e borxhlinjve”

  1. Ramy koqja says:

    Edhe kesaj rradhe jugistet me ngyre e kane fajin ,ata na shkerdhyen per 45 vjet si shpellare qe jemi ,prandaj i kam inat

  2. Edi nuk ke shonce ne kamez mer burr.jo me rakip sulin qe kamza e refuzoi por edhe obamen te nxjerresh kandidat nuk fiton kurre ne kamez.ai rakipi prape nuk zuri mend edhe pse kamzalinjte e perzune turpshem.xhelal mziu eshte njeriu qe ndryshoi kamzen.xhelali e meriton se eshte rob zoti.rrofte pd rrofte sali berisha rrofte kamza

    1. templari_antishpellar says:

      Llum i peshtire injorance. A ju ndryshoi dhe motrat pervec se qytetin-modern Mziu?

    2. Drania says:

      O idiot, lexo lajmin, mos bej tifozllik. nuk po luan tirana me partizanin o gomar, po flasin njerez qe s’kane buke te hane. te rrofte mzati megjithe doktor qoftlargun! debil!

  3. Pilo Lala says:

    Bravo Edi,
    Ti e di si duhet filluar te punoje ky popull i tradhetuar nga Qeveria.
    Zgjidhi mire Ministrat, te mos jene si keta Qeveritare te Qazim Mulletit.
    Je shpresa e vetme qe i ka ngelur Shqiperise.

    1. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

      O Piro,po Edi Rama dora vete,pat thene dikur se Qazim Mulleti ishte ‘zotni burre’ more!!!hahahaahahaaaaa

  4. ramy says:

    Pa buke do rrime dhe edit sja japim voten. Bar do hame. Bathorja esht e sales.

    1. tiransi. says:

      ashtu ishte dhe kavaja e sales por ce do qe ja futi hurin mire pasi e pa ca mostre ishte.

  5. Kumarxhiu says:

    Na hapen barkun keta maloket ne kete shkrim. I ankohen Edi Rames por kane 22 vjet qe “Sal Birishs” ja japin voten. Edhe ne zgjedhjet e ardhshme atij do tja japin prape se jane popull bageti, dhe bagetia vete mbas cjapit qe prin kopene.
    Mos humb kohen me keta cecene o Edi, ata nuk behen njerez, por shiko si te mbrosh votat nga vjedhja kete here!

  6. Sali Berisha says:

    Populli i jem, ndigjo, shiko, tash po ju them une jue qy; edhe bar do te hame dhe doren nuk do ta shtrime !
    Punoni, jue per familjen time punoni, se do te shperbleheni ne xhehnet.
    Shqiperia po ndryshon. Tik tak tik tak tik tak !

  7. Edi per popullin fukara says:

    Foto mbreselenese mund ta titullosh:”Edi dhe dyqanxhiu” ose “Shpetimtari dhe hallexhiu”

  8. tironci says:

    O Edo! I modh je qe ke shku ne Bathore. A u kerkove falje atyne robve se ju ke thone “Cecen”?!

  9. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

    Hahahahaahahaaaa…Edi Rama ne Bathore!!!hahahahaaaaaaa…
    Do te marr votat Edi atje!!
    O Edi po c’na duhen ato vota verioro-malokesh o derde?!!
    A nuk te mjaftojne 650 votat e orthodokseve Vorioepirote??!

  10. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

    Rama ,se pari, duhet te shikoje qe te siguroje votat nga soji yne ,se me c’shihet shume Kico e Fotaqer,Dhori e Jorgaqer,vellezerit tane pra,jane ne anen e Saliut!!
    Pranda,Rames i duhet urgjent te mobilizoje orthodoksine e gjithe homogjenet ne Shqiperi qe te mos na e dredhin si ca jeziter…

  11. dumdum says:

    Bravo Rama!

    Me kete do ti mbyllesh gojen gjithe Mzive te Kamzes. Po u heq token nen kembe te paafteve si Saliu e Mziu qe i kane perdorur banoret e Kamzes si mish per top sa here ua donte puna.

    Njerezit ua japin voten atyre qe interesohen per ta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje