Kërkojnë nga mjekët që t’i vrasin sepse s'durojnë dot verbimin

14 Janar 2013, 14:03Sociale TEMA

Dy vëllezër binjakë, që kishin lindur të shurdhër, u vranë nga mjekët në Belgjikë, pasi kishin kërkuar vetë eutanazi.

Ky është një rast unik edhe për Belgjikën, që e lejon eutanazinë.

Vëllezërit 45- vjeçar nga Antverpa, kishin mësuar se do të verboheshin shumë shpejt.

Ata zgjodhën vdekjen, pasi thanë se nuk mund ta duronin faktin që nuk do e shihnin më njëri- tjetrin.

Mjekët ua ndërprenë jetën atyre me injeksion vdekjeprurës në një spital në Bruksel.

Të dy vëllezërit, që punonin si këpucarë, jetonin në një apartament të përbashkët.

Mjeku që mbikëqyri procesin, David Dufour tha se ata e kishin marrë vendimin me ndërgjegje të plotë.

“Ata ishin shumë të lumtur. Pinë një kafe në pritje të injeksionit. Shkoi mirë. Ndarja nga prindërit dhe vëllai ishin e qetë dhe e bukur. Në fund i dhanë dorën njëri- tjetrit dhe u nisën për në sallë”.

Belgjika e lejon eutanazinë, nëse ata që marrin vendimin janë të qartë dhe vuajnë një dhimbje të padurueshme.

Por ky rast është i rrallë pasi binjakët nuk vuanin nga ndonjë sëmundje vdekjeprurëse dhe as kishin dhimbje të padurueshme.

Ligji është amenduar pas vdekjes së binjakëve, duke lejuar eutanazinë edhe për fëmijët dhe ata që vuajnë nga Alchajmeri.

12 komente në “Kërkojnë nga mjekët që t’i vrasin sepse s’durojnë dot verbimin”

  1. europiani says:

    Kjo eshte e cuditeshme.

    Jam per eutanazine, por jo kur njerezit jane te afte te bejne gjera

    edhe pse nje nga shqisat su punon.

    Ky rast eshte i cuditshem, pasi ata akoma sishin verbuar.

    Une vras mendjen, po sikur te kete ndonje kalkulim gabim per semundjen e tyre.

    Te pakten te ishin verbuar, pastaj vendosnin.

    Pa veshe e pa sy eshte shume e veshtire, por une kam informacion, qe edhe te tille jetojne shume mire, mbas suportit qe i jep shteti dhe komuniteti.

    Ky veprim eshte jashte normave njerezore.

    1. arximidi ose arkimedi says:

      po me ben cudi kjo fjala ‘eutanazia’….nuk e kuptoj pasi nuk eshte fjale shqipe…une di nga greqishtja qe quhet ‘efthanasia’ dhe nga englishtja ‘euthanasia’….shume here verej gabime drejtshkrimore ketu ne median shqiptare dhe me vjen shum keq sepse une jam 20 vjet i larguar nga shqiperia por pak a shume mundohem ta shkruaj dhe lexoj paster shqipen ndersa keta gazetaret ketu kaq pa horizont qenkan??ndoshta jam edhe une gabim por shikoj qe shume nga antaret e forumit e shkruajne ashtu sikurse eshte e servirur ne shkrimin e mesiperm,mos valle e shkruajti gabim i pari dhe te tjeret ‘o burra’ nga mbrapa si delet?? do ta falenderoja dike qe mund te me shpjegoj dicka rreth kesaj fjale dmth prej nga rrjedh dhe si shqiptohet…

  2. Anila says:

    E dhimbshme vertet. Duken fytyra paqsore

    1. Agim says:

      Shume e dhimbeshme . Dy fytyra me te vertete paqesore.
      Ndjehem i merzitur …dhe nuk e dij se, ne ndergjegjen time, kunder kujt duhet te protestoj .
      Vellezerit binjake jane krejtesisht te pafajshem .

  3. tefta says:

    edhe shpirtiin dhe ndjenjat na i kane ble bankat QENE DHE PERBINDESHA

  4. vetevrasja says:

    Kur’an
    Sure Nisa: 29

    ”O ju që besuat, mos e hani mallin e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, përpos tregtisë në të cilën keni pajtueshmëri mes vete, dhe mos mbytni veten tuaj. Vërtet, All-llahu është i mëshirueshëm për ju”.

  5. fatmiri says:

    Per mua, ky eshte krim. Njeriu po e transformon veten ne gjallese mbi tokesore dhe jo gjallese humane. A eshte kriminel ai qe vret njerez? Pra, mjeket paskan nje specialitet qe jo vetem te shpetojne nga vdekja, por dhe te vdesin dhe vete. Kush merr persiper kete te dyten, ben krim, e lejon apo s’e lejon ligji, se ligjin e bejne ca qe punojne ne parlament, mund te jene dhe votat e politikaneve injorante.

  6. Mark Gjonaj says:

    Po eutanazia pse ushtrohet ne kundershtim me Biblen, jeten e ka dhene Perendi dhe ajo duhet ta marre, ose me nje vendim gjykate e arsyetuar per nje veper penale, e zhvilluar ne seanca konforme ligjit! Pra, Bibla, rrena, nen ligjin kapitalist! A duhet te jetoje cdo njeri qe lind? Bibla, thote se i ka denuar Perendi dhe duhet ta vuajne, duhet te lypin, duhet te jene fukarenje? Kush genjene, Bibla, apo kapitalizmi, qe gjene forma te imtimit te popullsise se globit, ose te farferimit te saje! Kundershtojeni ju lutem?

  7. Berisha Ekber ! says:

    Behuni shtetas shqiptare dhe ju garantoj qe nuk keni pse ju luteni mjekeve ne Belgjike.
    Boll te mos ju jepni paret qofte dhe per nje qetesues mjekeve shqiptare dhe e shikoni mire se si ju del raporti i vdekjes. ?

    Per me shume info lexoni faqen e Berisha Ekber ne FC.

  8. selajdini says:

    Eshte i dhimbshem vendimi per veteasgjesim por edhe e justifikueshme kur mendon se boten e kane perpire djajte dhe engjejt,sikurse duket nga fytyra te jene dy vellezerit, e kane te pamundur bashkejetesen me ta. Zoti i ndjefte!Zoti e clirofte boten nga djajte e ndyre!

  9. Pavarësia says:

    Edhe Evropa, ku na plasi buza për të shkuar, paska ligje absurdë! Brukseli- k/qytet i Evropës Bahkuar, ka abroguar ligjin me vdekje për kriminelët me damkë dhe u merr jetën të sëmurëve që na lëshokan një deklaratë për dhënien fund jetës me dëshirë!? Çudi mbi çuditë. Nuk duhet pranuar e lejuar. Jetën ta merr Ai që ta ka dhënë. Kush? Vetëm Perëndia!

  10. G says:

    Po per cmenduri kolektive ke degjuar? si kta trapat e PS dhe PD? kshu jane dhe kta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje