Lirohen komandot që denoncuan skandalin me kontingjentin e Afganistanit

12 Janar 2013, 10:53Sociale TEMA

Pas denoncimit në gazetën Shekulli të disa ushtarakëve, emrat e të cilëve u zëvendësuan një ditë para se grupi i misionit të nisej për Afganistan, Ministria e Mbrojtjes ka liruar 9 efektivë të forcave komando mes tyre edhe 4 ushtarët, të cilët u hoqën nga lista e misionit në Afganistan.

Ka qenë vetë gjenerali Zyber Dushku që ka lexuar urdhrat në prani të të gjithë efektivëve të forcave komando dhe shefit të personelit të kësaj force, B.Nuredini, dhe shefit të operacionit, Sh.Shllaku.

Sipas këtij urdhri, lirimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë falsifikuar  dokumentacionin e shkollës së mesme.

Gjithashtu, siç shkruhet edhe në gazetën Shekulli, Ministria e Mbrojtjes e ka pranuar faktin e zëvendësimit të emrave në listë në momentet e fundit, me pretendimin se kishin marrë informacion se dokumentet i kishin të falsifikuara.

Ndërkohë ata nuk janë prononcuar për faktin se dy nga efektivët që janë vendosur në momentin e fundit në listën për të vajtur në Afganistan janë të dëmtuar dhe pa stërvitje.

8 komente në “Lirohen komandot që denoncuan skandalin me kontingjentin e Afganistanit”

  1. info says:

    E kuptoni ku ka arrir niveli?Fallsifikime,mashtrime kapterra,oficera,nderhyrje per te shkuar ne Afghanistan,Irak vetem per te fitu ndonje lek.Gjynof,se jemi edhe vendi i pare tani,ne zhvillim ekonomik.

    1. Epirioti says:

      Ramiz e kupton tani Nenshkrimin e Peticionit te Mjekve drejtuar Rames…. Si Fluturuan keta 9 Efektive, keshtu Fluturojne edhe Mjeket ne rast te MOS Nenshkrimit, mbase edhe me Keq.

  2. mike says:

    turp. gjithcka ka degjeneruar. militante, hajdute, amatore.

  3. salk,,, says:

    MOS,,,,,ZYBER DARDHA,,,,, GJENERAL,,,,,????????? ,,,,çfare mund te presesh nga ZYMBERET E SALK…

  4. Kleo Zalli says:

    Tani qe guxuan disa nenoficere te Ministrise se Mbrojtjes te denoncojne eproret e tyre per abuzim me detyren, tani kujtohen keta sharlatane te ushtrise dhe pushtetit te Berishes qe t’i nxjerrin ne lirim se, gjoja nuk kane arsimin e mesem. Turp! Po kush i mori ne ushtri keta nenoficr pa arsimin perkates te pergjigjet tani para ligjit, per shperdorimin e detyres. Le t’i hetoj SHIU i Berishes keta gjeneral sa lek kane marr kur ka i veshur si nenoficer dhe sa per te shkuar ne Afganistan. Hajdutet le te hetojne per hajdutet.

  5. Flitet per ate ushtri qe parakaloi aq bukur per 100 vjetorin e pavaresise! Bravo ushtri e gjeneraleve- kaptere!

  6. Mustafa prej Tropoje says:

    Cfare behet keshtu more,kudo me fallsifikime, si ne polici edhe ne ushtri,edhe akoma e kesaj dite ke ne Elbasan polic i kriminales,xhepistin pa shkolle 8 vjecare Bashim Malon,i theritur ;SKILJA I PEQINIT; .Deri kur do vazhdohet keshtu,ketyre duhet tu verifikohen deftesat,dhe nese jane te fallsifikuara te dergohen per ndjekje penale.

  7. plaku says:

    Hajde ushtri hajde. Shifni fotografine siper dhe menjehere shifet se jane ushtare shqiptare sepse nuk jane vendosur ne rjesht sipas gjatesise trupore. Nuk e di por nje gje e tille nuk ndodhte ne kone e xhaxhit. Te vjen me te vertete per te qeshur midis loteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje