PVC-ja, ndotje alarmante në Gjirin e Vlorës (VIDEO)

9 Janar 2013, 21:52Sociale TEMA

http://youtu.be/ZwvPLRk0s9w

Një raport i IPEN, rrjetit ndërkombëtar për eliminimin e ndotësve organik të qëndrueshëm, me qendër në Nju Jork sjell të dhëna alarmante për nivelin e Mërkurit Gjirin e Vlorës.

Nga analizimi kampionëve në Institutin Kërkimor për biodiversitetin në SHBA tregohet se niveli i merkurit me origjinë ish-fabrikën e braktisur të PVC-së në Vlorë është 4 herë më i lartë se vlerat referenciale të Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit të SHBA-ve.

“Këto janë vlera shumë shqetësuese, për faktin se këto lloj normash të jenë kaq të larta në një vend si Vlora për faktin se deri më tani nuk është marrë asnjë masë paraprake për pastrimin e kësaj zone. Duke qenë se merkuri është gjetur në peshk, i cili është një nga burimet kryesore në këtë zonë siç dihet hekuri dhe merkuri depozitohen direkt në tru. Kjo jep çrregullime mendore dhe çrregullime të tjera në shëndetin e njerëzve”, thotë Jonida Mamaj, nga qendra EDEN.

Çështja e merkurit në fabrikën e PVC-së Vlorë pavarësisht se është një problem i vjetër që daton nga viti 1992 kur u mbyll fabrika, ka mbetur larg vëmendjes së autoriteteve shqiptare në krijimin e mundësive për pastrimin e fabrikës ku aktualisht janë strehuar mbi 100 familje të pastreha./TCH

25 komente në “PVC-ja, ndotje alarmante në Gjirin e Vlorës (VIDEO)”

  1. fl says:

    Bravo. I kujtuat Doktor Rrumpalles dhe nje vend ku te hedhe per muajt qe i ka mbetur mbeturinat e reja qe po importon.

  2. Skela says:

    Ku i gjeten dozat e merkurit ne peshq apo ne toke. Merkuri organik ska shume lidhje me merkurin elementar qe eshte gjetur ne gjirin e Vlores. Merkuri i peshkut eshte organik ose methyl mercury. Pothuajse te gjithe peshqit kudo ne oqeane e dete te globit kane methyl merkur i cili ndikon ne trurin dhe organet e njeriut. i cili eshte mercur organik. Edhe po te mos ishte i ndotur gjiri i Vlores peshqit do te kishin merkur.

    1. Pimpinella says:

      Po metilmerkuri nga merkuri inorganik formohet more qyp. Peshqit kane vetine qe ta depozitojne merkurin inorganik duke e kthyer ne metilmerkur dhe ruajtur ne trupin e tyre. Ne kete menyre merkuri hyn ne zinxhirin ushqimor si dhe ne pjatat tona dhe sikurse thote Mamaj, shkakton semundje te renda qe prekin trurin (dhe jo vetem).

  3. I Larguari says:

    Ama ne tru e bejne demin ? Kjo nuk perben rezik se aty ka shume pak tru kur te bej ndonje rrezik per stomakun na lajmeroni

  4. ap says:

    Ky eshte nje lajm jo i plote. IPEN eshte NGO nderkombetare dhe besoj se ka bere analiza te sakta. Perse gazetari nuk njofton se ne cfare perimetri eshte vene re ky nivel alarmant i ndotjes me merkur.

    1. Pimpinella says:

      po nese je interesuar bej nje telefoj organizates more zoteri. Gazetari flet per shumicen e popullesise qe s’ka edukim biologu, gjeografi apo inxhinieri.

  5. niku says:

    Duhet kujdes me lajme te tilla. ka nje komunitet peshkataresh qe mbajne veten me profesionin dhe boll veshtiresive qe kane, shakterrohen edhe nga lajme te tilla. Peshkimi ne Vlore eshte drejt falimentimit, ku nuk ka asnje politike mbeshtetese ndaj ketij sektori, ku jane pre e veshtiresive qe po i krijon administrata dhe se fundmi lajme te tilla jane denim me vdekje. Policia kufitare nuk i lejon te dalin per peshkim se nuk “i kontrollon” dot. peshkataret duhet te dalin per peshkim dhe te kthehen nga peshkimi vetem sipas orarit zyrtar te policise ne nje kohe kur vetem per te shkuar ne zonat e gjuetise u duhet 3-4 ore lundrim. detyrohen te marrin nafte ne portet fqinje, te riparojne anijet po ne portet fqinje. Eshte e cuditshme nje fakt se ky raport merret me dy llojet kryesore te peshqeve, merluci dhe a, dy llojet kryesore te peshkimit. Them e cuditshme nisur nga fakti se keta lloje peshqish kane dieta te ndryshme. merluci si grabitqar tenton te perqendroje ne trup sasi me te medha qe i merr gjate ushqimit nga “peshq te ndotur” nga i cili ushqehet, ndersa barbuni ushqehet me tjeter gje. E dyta, merluci eshte peshk i thellesise dhe ka pak gjasa qe te ushqehet afer bregut, ne gjirin e Vlores. Dhe se fundmi, merluci dhe barbuni jane llojet kryesore te eksportit ne vendet e BE, ku analizat dhe kontrolli eshte shume i rrepte dhe deri tani nuk ka pasur probleme te tilla.
    Te mos krijojme situata si gripi i shpendeve qe beri qe te binte konsumi i pulave ose gripi i derrit per mishin e derrit dhe lopa e cmendur per mishin e lopes. Nuk e meriton ky komunitet kaq i varfer dhe me kaq halle. Nje ekonomist i famshem boteror ka thene: Ata jane te varfer se jane peshkatare dhe ata jane peshkatare se jane te varfer, jane te dyja anet e se njejtes monedhe”

    1. Leopold says:

      Niku, shoqata qe i ben keto analiza ne territoret e Shqiperise ka bere dhe analiza te tjera, te cilat i kam pare dhe po te behen publike te siguroj qe asnje produkt vendas nuk duhet te konsumohet me. Problemi ne kete rast eshte mjaft shqetesues (norma e ndotjes eshte 4 here me e larte se norma maksimale e lejuar). Merkuri eshte nje substance e cila nese depozitohet ne trup nuk largohet kurre. Peshkataret e vlores ti vene drynin me mire te fillojne pastrimin e gjirit te vlores me pune vullnetare sepse kushdo qe e ha ate peshk i shkurton jeten vetes ne menyre definitive

    2. Pimpinella says:

      Fakti qe peshkimi eshte ne krize, nuk do te thote qe per te ruajtur sektorin duhet te fusim ne krize shendetesine tek tere shqiptaret. Kriza e peshkimit ka shkaqe te tjera dhe ato duhen prekur padyshim, por nuk duhen mbyllur syte e veshet per problemet akute si kjo qe permendet me lart.

      Dhe sa i perket merlucit dhe barbunit qe paska pak gjasa te ushqehen afer bregut, duhet te dish qe as uji dhe as elementet afer tij nuk jane te shtangeta. Zona e PVC ne Vlore ka ndotje te larte dhe ne cdo rreshje shiu, ndotesit perfundojne ne det, c’ka e rrit shume perqendrimin e ketyre elementeve. Dhe mos harro qe gjiri i Vlores nuk ka qarkullim te madh te ujerave krahasuar me detin e hapur, ndaj ndotesit ruhen per nje kohe te gjate ne perqendrime te larta. Ne momentin qe ndotesit futen ne zinxhirin ushqimor te kafsheve detare dhe kane aftesi qe te depozitohen ne trupin e tyre, pak rendesi ka se clloj peshku, alge apo organizmi tjeter eshte, ajo do te ndotet padyshim, sepse materia qarkullon sa ne njeri organizem ne tjetrin.

      1. niku says:

        me vjen keq per disa gjera qe flet ne rolin e ekspertit. duhet te kesh parasysh se gjiri i Vlores eshte nje gji ky rrymat detare jane relativsht te forta. Duhet te dish se ka dy rryma qe levizin ne zonen Adriatik dhe Jon. Njera ne ngjitje pergjate bregut shqiptar dhe nje ne zbritje pergjate bregut italian. Rryma ne ngjitje ndahet ne dy pjese nga ishulli i Sazanit duke krijuar nje rryme te dyte brenda gjirit ne sensin orar. rryma kryesore ne sensin antiorar vazhdon ne veri duke u larguar nga bregu deri ne Adriatikun e veriut. (eshte kjo rryme qe coi plehrat e Bunes ne Kroaci gjate permbytjete te dy viteve me pare, sikurse, shpesh varka te vogla te peshkimit jane gjetur ne brigjet kroate (ne rastet ku i merr deti) shiko te lutem linkun bashkelidhur per korrentet ne Adriatik( http://www.marina.difesa.it/conosciamoci/comandienti/scientifici/idrografico/Documents/download/II%203068%20Atlante%20della%20correnti%20superficiali%20dei%20mari%20italiani.pdf) ose http://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=le%20correnti%20in%20adriatico%20sud&source=web&cd=22&ved=0CDIQFjABOBQ&url=http%3A%2F%2Fancona.ismar.cnr.it%2FIPO%2FPPT%2FAdriatico.ppt&ei=eQnvUIiuFI_ptQaC2YD4BQ&usg=AFQjCNHNH5eQwgV0HGRXgdvrLwe9oCLByw slide 58

        Gjithashtu, kemi influencen e Vjoses e cila tenton kryesisht te zbrese poshte (mbyllja e grykes se komunikimit te lagunes se Nartes me detin si dhe depozitimi i reres ne dallgethyesin e portit te peshkimit).
        Pra nuk eshte absolutisht e vertete qe gjiri i Vlores nuk ka korrente.
        Ne anen tjeter duhet mbajtur parasysh nje fakt i rendesishem. Ndotja nga merkuri te peshqit nuk eshte nje fakt qe nuk dihet. eshte nje fenomen i cili dihet per te gjithe detrat dhe te gjithe peshqit kryesore. me tipike mbetjet e metaleve te renda jane me shume prezent te peshqit grabitqare qe ndodhen ne maje te zinxhirit ushqimor si peshkaqenet, peshku shtize ose tonet. dhe keta peshq gjenden ne te gjithe detrat dhe oqeanet e botes duke qene peshq shume migratore. A konsumoni ju peshkun ton ne kuti? e pra dijeni se edhe ai ka merkur dhe me shume se ato qe jane gjetur te merluci apo barbuni shqiptar.
        nuk duhet te krijohen alarme dhe te fryhen ceshtje qe nuk ekzistojne. po te shkojme me kete llogjike nuk duhet te dalim nga shtepia se ka ndotje te ajrit, nuk duhet te hame mish se edhe bagetia jeton ne kete mjedis te ndotur dhe ka mbetje.
        Krijimi i nje fryme alarmizmi nuk i sherben kerkujt dhe ne rradhe te pare atyre qe nxjerrin buken e gojes.
        Eshte e rendesishme qe zona e ish fabrikes se llampave dhe PVC ne Vlore te pastrohet se kjo i sherben shendetit te njerzve qe jetojne ne keto zona ne menyre te ligjshme ose jo, ose pastron nje zone ndotjeje te perhereshme.
        Eshte e rendesishme qe edhe OJQ ne fushen e mjedisit te ngrejne probleme mbi ndotjen, por te mos perdorin shantazhet per te gjetur financime.

        1. Pimpinella says:

          I pashe me vemendje linket qe postove, por pervec te dhenave mbi rrymat ne Detin Mesdhe nuk pashe ndonje te dhene te detajuar mbi gjirin e Vlores. Sidoqofte, nuk po them se ne Gjirin e Vlores uji nuk qarkullon, megjithate si gji i thelle qe eshte, uji qarkullon me ngadale se ne det te hapur (spo them qe s’ka rryma, spo them qe s’ka batica e zbatica etj.)
          Per me teper, me sa shikoj une, studimi nuk ka per qellim te shesi si zbulim te ri akumulimin e merkurit tek peshqit, por tregon se zona e PVC-se eshte ndotur pertej niveleve te lejuara (ne fakt, ketu do kritikoja lajmin ne piken ku krahasohen gjetjet me standardet e SHBA-es dhe jo ato Shqiptare apo Evropiane ku te pakten jemi me afer). Sidoqofte, ajo qe nuk kuptoj mbi te gjitha eshte se perse nuk kerkoni te shikoni keto fakte si alarmuese ao te pakten si shqetesuese dhe te stimuloni kerkimet e metejshme nga insitucionet shkencore shqiptre (qofte edhe per te nxjerre edenin ne gabim), por keni kurajon te thoni pa pike turpi dhe pa ditur asgje se OJQte bejne alarm per te kerkuar fonde. Pse nuk i kerkon ARM-se te nisi hetimet per cilesine e mjedisit ne Gjirin e Vlores? Apo eshte me kollaj te dalesh online dhe te thuash sa kot eshte mundi i derdhur nga ata qe marrin mundimin te bejne dicka konkrete per cilesine e mjedisit ne Shqiperi?

          1. Niku says:

            Une nuk ve ne dyshim qe ka ndotje nga merkuri. Une nuk jam dakort me alarmizmin qe krijohet. Per kete kam shkruar deri me tani. Mediatizimi me shume se c’duhet i nje lajmi me qellimin e berjes se scoop mediatik eshte rruge e gabuar dhe nuk i di qellimet. Mos me fol pastaj per ARM qe jane kthyer ne cerdhe vetem politike dhe qe aktualisht merren vetem me votat dhe gjoba ndaj bizneseve. Zona e PVC duhej te ishte pastruar shume vite me pare dhe eshte nje gje qe mbetet ne cdo moment prioritet. A e dini ju se MMPAU realizoi buxhetin sivjet diku te 17% dhe pastaj thone se skane fonde? Mjaftonte nje pjese e vogel e asaj te pashpenzuar per te pastruar gjithe zonen dhe jo vetem ate.
            Ne lidhje me korrentet te siguroj se eshte ajo qe them une. Nuk kisha mundesi te te dergoja foto te tjera por te garantoj se une jam i kesaj fushe. Te dergova vetem disa linke nga interneti por te sugjeroj per me shume info te shikosh punimet e bera ne kuader te Interreg III CONISMA.

        2. Lorela says:

          Si ta kuptojme kete qe Vjosa tenton te zbrese poshte duke mbyllur kanalin e komunikimit te lag se Nartes me detin ?

  6. niku says:

    po keshtu jam dakort me komentin e AP si lajm jo i plote. Ne Shqiperi ka nje Institucion te references ISUV (ish IKV) ne te cilin gjate ketyre 20 viteve eshte investuar dhe eshte ne gjendje te beje analiza shume here me komplekse se sa i i metaleve te renda. Pa politizuar asnje gje, ka nje staf ne ISUV qe eshte afte per nje seri analizash qe i njihen edhe nga BE. Ndryshe asnje produkt me origjine shtazore nuk do te eksportohej nga Shqiperia.
    Analizat e Qendres EDEN kush i ka bere, me cfare metodike, si jane marre mostrat, sa perfaqesuese jane ato, cilat jane kapacitetet shkencore dhe metodikat e perdorura per analiza? Jane nje sere pyetjesh qe mund ta bejne lajmin te besueshem.
    Keto lajme demtojne vetem nje gje, ekonomine kombetare, ata njerez qe rropaten cdo dite per te nxjerre buken e gojes (nuk kam guxim ti quaj biznesmen se e thashe ne komentin e mesiperm se ne cfare gjendjeje jane). Per hir te sigurimit te disa fondeve nga ana e ndonje shoqate mjedisore per ndonje projekt per nxjerrjen e disa rezultateve ose qofte edhe per pastrimin e zones, behen deklarata te papergjegjshme.
    Qe zona eshte e ndotur, qe ne te jetojne njerez kjo dihet, dhe qe duhet te pastrohet edhe kjo eshte emergjente, por kane gjetur rrugen e gabuar per te ngritur problemin. eshte si puna e patateve te Kosoves, kur doli dikush qe tha se toka e Kosoves eshte e ndotur me Plumb. dhe keto patate nuk i do me njeri duke humbur te gjitha tregjet kosovare dhe nderkombetare. Kush fitoi ne kete mes? Ai qe deklaroi disa rezultate dhe qe me shume gjasa do te marre nje projekt per analiza me te hollesishme, apo fermeret kosovare qe nuk dine ku te shesin patatet e tyre? Mendoni nje moment.

    1. Pimpinella says:

      O Niku, po ky eshte lajm ne media o burre i dheut, nuk eshte burim i ndonje artikulli shkencor. Furi nje telefon EDEN-it dhe pyete per detaje nese ke interes… Nuk thoni shqyqyr qe ka OJQ qe po marrin persiper te bejne punen e institucioneve shteterore qe kane harruar prej kohesh te merren me sigurine e qytetareve, por jane bere berthama militantesh te PD e PS?

      1. niku says:

        Qe shume institucione nuk punojne sic duhet kjo eshte e vertete dhe me vjen keq. Por ajo qe duhet sqaruar eshte se nuk mund te hidhet balte mbi disa institucione kerkimore shkencore. ISUV (IKV) i themelur ne vitin 1934, deri ne vitin 2006 drejtohej nga nje Profesor i nderuar Prof. dr. Dashamir Xhaxhiu i cili fatkeqesisht nuk jeton me dhe pretendonte te behej institut i references per te gjithe Ballkanin dhe deri me sot eshte kontrolluar pothuajse cdo vit nga ekspertet e BE (te DG SANCO), Sot ky Institut drejtohet, fale ministrit Ruli, nga nje person i diplomuar per gjuhe te huaj. Ky eshte skandali. Une sot jam skeptik per shume rezultate qe ISUV jep, por duke ditur kontrollin e DG SANCO, mendoj se ka nje nivel garancie.

        1. Pimpinella says:

          Nuk di cfare eshte ISUV dhe DG SANCO. Nese mund te flases me gjuhe pak me te thjeshte do ishte mire. Jo te gjithe kane edukimin specifik ne fushen tende (qe s’e morra vesh akoma cila ishte).

          Megjithate, studimi s’ka hedhur balte mbi asnje institucion shteteror (edhe pse po te isha une, do e kisha bere mbase) por tregon nje fakt qe ka zbuluar vete, permes inisiativer qe ka marre vete. Dhe ne vend qe te hidhni ju tani balte mbi studimin, shtyni IKV-ve apo agjensine raionale te mjedisit te vazhdoje hetimet…

          1. Niku says:

            ISUV = instituti i sigurise ushqimore dhe veterinarise
            DG SANCO = drejtoria e pergjithme e sigurise ushqimore dhe veterinarise ne KE me seli ne Dublin
            Sa per kualifikimin tim po te them se kam mbaruar studimet ne nje universitet ne Rome per biologji dhe kam mbuluar drejteperdrejte peshkimin per rreth 14 vjet qofte ne pjesen kerkimore shkencore ashtu edhe administrative. Aktualisht jam ne UBT. Po deshe CV te detajuar mund edhe t’jua dergoj. Kam qene edhe zv/president i Compliance Committee i Komisionit te Pergjithshem te Peshkimit per Mesdheun (GFCM) i FAO -s

  7. Jona says:

    Ju lutem lutem ne linqet e me poshteme do te gjeni nje lajm te plote si dhe raportin Kombetare per Shqiperin si dhe raportin Nderkombetare. Aty do mund te gjeni informacione per pytejet qe keni shtruar si dhe mund te kuptoni se si dhe ku jane bere analizat.

    http://www.eden-al.org/index.php?id=376
    http://www.eden-al.org/media/Raporti%20kombetar%20i%20Shqiperise1.pdf
    http://www.eden-al.org/media/Raporti%20Nderkombeatre1.pdf

    1. niku says:

      Shoh me kenaqesi qe punoni dhe qe punoni shume. Por te them te drejten nuk kam asnje besim te disa OJQ te cilat sot jane kthyer vetem institucione per pazare. Shpresoj te mos jete rasti juaj. Une sodoqofte i besoj rezultateve zyrtare. Mos do te aplikoni per ndonje projekt ne GIZ mbas ketyre rezultareve???

      1. Jona says:

        Niku faleminderit qe u fute ne linqet qe te drg. Projekti sapo ka mbaruar dhe te them te verteten nuk kemi menduar ende te aplikojme diku. Ne data 13-18 janar 2012 reultatet e ketij studimi (studimit ne teresi, jo vetem te shqiperise) do te perdoren per negociatat per merrveshje per mekurin ne Gjeneve (Zvicer). Te shohim se cdo te ndoshi pas negociatava !!

        1. Niku says:

          Ok persa kohe eshte problem global nevojitet te trajtohet si i tille.

  8. duro says:

    lajmi i dhene ne gabuar. te gjithe e dine se ambjenti i ish sode-pvc eshte akoma i papastruar dhe ka kontaminim me merkur, por kur flitet per Gjirin e Vlores eshte jo korrekte, ne mos e qellimshe nga dikush. Merkuri ka tendence te shkoj ne thellesi per shkak te peshes specifike te madhe, jo te perhapet ne siperfaqe.

    1. ALB says:

      e di ti ne cfare thellesie jane marre kampionet?

    2. Jona says:

      zonat e ndotura industriale vazhdojne e leshojne merkurin. sendimentet e ndotura te fromuara ne thellesi te ujrave siperfaqesore mund te sherbejne si nje rezervuar merkuri ne sendiment. Sendimenti duke u lidhur me merkurin rifutet serish ne ekosistemin ujor per dekada, madje dhe me gjate. Me fal po ish-uzina e sode PVC ndodhet ne gjirin e Vlores dhe eshte shume prane plazhit te vjeter. Ne kete studim nuk ka absolutisht asgje te qellimshme kunder Vlores por perkundrazi per te miren e saj. Ka ardhur koha qe te regojme ne si qytetare duke ngritur zerin tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje