FOTOT/ Jeta luksoze e vajzës që i vodhi paratë babait

7 Janar 2013, 12:13Sociale TEMA
FOTOT/ Jeta luksoze e vajzës që i vodhi paratë babait

Shkëlqim Buziu, babai i 18-vjeçares hajdute, Fatma, shpjegon për  gazetën Panorama skemën e vjedhjes nga e bija.

“Vajza vinte rrallë në shtëpi. Nuk është se e kisha me qejf dhëndrin e ri. Madje unë kam qenë kundër që vajza ime të merrte atë maskara për burrë (25-vjeçari Ismail Xhindi), por pasi mbaroi shkollën e mesme ajo iku nga shtëpia nuk më ngeli veçse të thosha se e kam fejuar vajzën”, deklaron Shkëlqimi.

Sipas tij “truri” i vjedhjes është bashkëjetuesi i vajzës.

“Ai e ka detyruar vajzën time që të vjedhë paratë e hallës së saj. Madje unë e akuzoj atë palaço (Xhindin) se ai vetë e ka hapur kasafortën dhe i ka marrë lekët dhe frangat, por i ka bërë presion vajzës time që të mos tregojë të vërtetën dhe ta marrë përsipër vjedhjen. Nuk ka mundësi që vajza ime ta ketë çmontuar vetë kasafortën se ajo është shumë e madhe dhe e rëndë”, deklaron ai.

Në një rinumërim të lekëve, pasi e motra i kishte dhënë që t’iu bashkëngjiste edhe ca franga, ai ka konstatuar mungesën e shumave të mëdha.

“Menduam që t’i numërojmë edhe njëherë të gjitha paratë e motrës sime duke i veçuar nga disa kursime të miat si peshkatar. Kur përfunduam numërimin, u shokova. Kontrollova mirë e mirë kasafortën dhe pashë se asaj i ishin çmontuar vidat nga poshtë. Gati fillova të marr fund si rob dhe fillova të vras mendjen se kush mund t’i kishte marrë. Atëherë nisa të mendoj për jetën e sime bije muajt e fundit; asnjëri prej tyre nuk punonte, por ama kishin marrë një apartament në qendër të Durrësit dhe e kishin mobiluar si shtëpi pasanikësh, hyje me mend e dilje pa mend. Fatma dhe Ismaili kishin marrë edhe dy lokale të shtrenjta me qira, shkonin në udhëtime me dhëndrin dhe së fundmi dhëndri kishte blerë një Benz luksoz “Regina” etj. I mora në telefon dhe u thashë të vinin nga unë për vizitë. Kur erdhën, i vura me shpatulla për muri dhe e pranuan se i kishin marrë lekët, por thanë se i kishin shpenzuar. U larguan dhe më sollën vetëm 6 milionë lekë të vjetër. Vetëm kaq na kanë mbetur më thanë të dy”, ka deklaruar i ati në polici.

Sipas tij, e gjithë shuma e vjedhur janë paratë nga siguracioni i motrës në Zvicër pas një aksidenti të bashkëshortit.

Ai paralajmëron dhëndrin që t’i paguajë të gjithë shumën e vjedhur, përndryshe do të hakmerret ndaj tij.

Pas vdekjes së bashkëshortes, Shkëlqimi është ndarë edhe me gruan e dytë pas konflikteve për humbjen e të hollave dhe vetëm së fundmi ka mësuar se mungesa e parave i vinte nga vajza e madhe dhe jo nga bashkëshortja e dytë.

Shkëlqim Buziu

 

40 komente në “FOTOT/ Jeta luksoze e vajzës që i vodhi paratë babait”

  1. Albogentivlora says:

    Bo bo po per kete shemtiren shkove dhe e vodhe babane e gjore? Ptu rrace e keqe. Burg per keta hajdute te ndyre!

    1. raimondi says:

      Po pse e shan ore palaco ! Ata duken shume mire te dy –Ajo eshte vajze brunette elegante , duket great, edhe ia cuni duket bos

      Jane me te vertete cift simpatik dhe elegant –Shume bukur dukeni bashke
      –Duken si Latin lovers

      Edhe mire ja ka bere qe ja ka marre parate plakut –Le ti shijoje vajza me cunin e saj se jane te rinj… ..dhe jane aty ne Shqiperi

      Ndersa motra qe ka parate eshte ne Zvicer dhe punen e ka atje do i beje prape parate,

      Edhe mesoje nje gje ti idiot i Vlores ( sa shume hajvane paska akoma ne qytetin tim …o zot , duhet prishur ai qytet fare e ta bejme nga fillimi …)

      …se Bankat ne Shqiperi te japin ne rat falimentimi vetem 20% te parave , ose maksimumi deri 20 mije dollare , te tjerat i humbet –Ndaj dhe ai i shkreti i ka mabjtur ne shpi

      Por eshte normale kjo qe ti marresh parate plakut —Por kjo i ka marre shume fare,
      sikur ka qene ne kohen e firmave piramide –Se atehere ishte skandal fare

      …Nje cun i lagjes sime ne kohe te firmave kur plaku i tij po conte ca leke tek firma Gjallica …. i doli perpara me maske ne nje cep pallati , te jatit
      dhe ja vodhi te gjitha parate plakut –Ishte i madh fare –Por me vone i tha te jatit

      Hallall kjo vajza qe mori parate , dhe Urime ciftit ..Edhe kujdes mos i prishini te gjitha

      Megjtihse keta ecin me Parullen te dashuruarve te kohes se firmave piramide

      :…prane teje rofte e tashmja, ne djall te veje e ardhmja …

      Edhe nje sqarim doja te beja …Se ajo vajza parate nuk i mori per djalin, por i mori per vete, se i shijon vete ne radhe te pare pastaj edhe i dashuri i saj
      Ajo nuk eshte vazje budallaqe duket qe eshte vajze e mprehte nga mendja

      1. Shume e Mprehte says:

        Po aq e mprehte sa ti duket edhe ajo.

      2. Ben Chicago says:

        o turko
        turq apo kaure jene keta?

        1. raimondi says:

          Nuk ka rendesi o ballisto feja Feja ka rendesi vetem per Kauret e PS-se, se ata jane palaco

          Ndersa njerezit e thjeshte jane vellezerit tane se feja nuk na ndan dot , na ha mune,

          Ndaj–rendesi ka qe Cifi kane bere qejf te dy me ato parate, dhe qenkan cift shume simpatik –Te dy duken qe jane tipa inteligjente –Ju uroj lumturi dhe te mos ndahen …..

          Une te isha gjykates do i falja –edhe do u thosha kujdes heres tjeter .,
          mos merni kaq shume lol–dhe ti japin edhe ndonje leke babait te vazjes, se duhet te tregohen zemer gjere me babane se duket qe ai eshte burre i mire

          Nje shoqes sime i jpete para plaku me grushte –nga 5 mije dollare ne muaj, por ai kishte biznes te mire
          –Edhe ajo njehere u zu me babane, e me tha :Do vras veten se jam zene me babin

          U cmenda , i them :Je iditoe, apo ca? _-Babi jot eshte shume njeri i mire se te jpe leke sa te duash–Ik moj pajtohu edhe u pajtuA

          Por babi i saj ishte me termend zotni burre , se i thoshte asaj : Parate kane rendesi, por me shume ke rendesi ti –hahahahahahaha Ishte burre i zgjuar , por edhe per vajzen e ndihmonte me sa mundete

          Edhe plaku im kur isha ne Vlore na jepte para , na bleu makina te shtrenjta…. Ne vetem bridhnim lart e poshte maje makinave , ndersa im ate punonte
          se donte te behej hero i punes kapitaliste lol –Njehere biles desh e shtypa plakun tim me makine se nuk e pashe …dhe po ecja shume shpejt –ishte ecje vlore lol

          Ne kete bote jemi te perkoheshem, dhe duhet ta shijojme , Ndaj te rinjve duhet tu krijojme kushtet te shijojne jeten, se njehere jetohet

          Cifti te jetoje i lumtur , edhe mos u ndani , se kur kalon me dike shume mire,
          po u dnave me vone do behesh per te vrare veten …..se nuk e gjen kollaj nje vajze qe te te pershtatet ne tip …….

      3. Andon says:

        A ti qenke rrote o i shkrete.

  2. Artur Duka says:

    Obobo! Na mbyten katunaret, ne po se po, por po mbysin dhe vete prinderit e tyre !

  3. Albogentivlora says:

    Edhe nje gje tjeter doja te shtoja. Kane degjuar per banka keta injorante qe mbajne gjithe keto para ne shtepi? Kush eshte ai qe mbaka miliona ne shtepi? Mire ua bejne kur u vjedhin se vete e kerkoni.

    1. Beratsi says:

      Po me duket se dhe ti zgjuar qenke sa garanci kane bankat ne kushtet qe jemi

      1. rrupaqe says:

        i sakte te gjitha bankat jane piramida si dhe vete shteti

        1. Adoleshent says:

          Raiffaisen Bank nuk esht shaka… Ju flisni si kompetente por jeni aq injorante sa Saliu ju han buken dhe ju rrini si idjote te gjunjezuar para tij.

          1. raimondi says:

            Raifsen bank nuk te jep me shume se 20% po falimentoi , ndaj mos flisni budalleqe ….

            sE NE sHQIPERI ESHTE GJITHMONE FRIKA SE falimenton Banka

            Por une cuditem c’ne kjo halla nga Zvicra i sjell parate ne Shqipni ..???

            Nejse parate tani jane …histori dashurie hahahahaha _-Me bukur s’ka ku te veje

            Bravo cifti simpatik !

      2. Albogentivlora says:

        Kane me shume garanci sesa ti mbash poshte jastekut. Sado qe nuk me pelqen situata ku ndodhet Shqiperia, them se bankat jane te besueshme. Nese ke frike nga bankat ne Shqiperi, fare mire mund ti depozitosh edhe jashte. Nuk mbahen parate ne shtepi.

        1. edi says:

          po mire c dreq kasaforte qenka kjo qe i heqke 2 vidha poshte vajza dhe nje 25 vjecar dhe hapet ,dhe i zoti e merrka vesh kur shkon te numeroje parate.
          mire thua pse nuk i con parate ne banke.po ku ka besim katundari ne banke, me mire ne kjo bicim kasaforte.

  4. Andreas says:

    çift ideal, njeri me korrak se tjetri!

  5. Osmani says:

    Kam disa pyetje

    Kjo halla me se i ka bo leket ne Zvicer ?

    Kaq gomare qenka kjo femer sa i ruan leket e fituara me pune ke vellai i saj ne durres i cili paska nje kasaforte ???? Gjithe bota i con leket ne Zvices kjo i qet nga Zvicra dhe i con ne Shqiperi ??

    Po ky trapi Shkelqim Buzeziu me cfar kurajo mban 120 milion leke te tjetrit ke shtepia e vet, nderkohe qe gjithe diten nuk eshte ne shtepi sepse shkon me gjujt peshk ?????? Kena frik me pas 10 mij lek te vjetra ne shtepi se te vijn ti rujn jo ma 120 milion

    Po kjo goca e vet fyryr shpifur ku e ka gjet ket skraparliun qe osht akoma ma i shemtut se ajo vet.

    Shifini cfar cift katundaresh. Dhe duan me bo jet bosi kta halabak.

    1. Petulla says:

      Zoteri, te sugjeroj te lexosh mire lajmet para se te flasesh. Halla e shkrete i kishte parate e siguracionit te burrit qe i kishte vdek ne aksident, dhe i ka sjell ketu. Tani si shqiptar qe jemi, pres komente te tilla qe halla e ka vra me qellim burrin qe i merrte siguracionin.. ?

    2. raimondi says:

      Ata jane cift dimpatik ore Osman bajga –Nxirre suratin tend aty ta shofim si je , se bythe do e kesh surratin

  6. afrim says:

    Te lutem mos ua prishe lumturin ketij qifti kaq simpatik per ca leke le te jetojn edhe ata, jane te rinje dhe gabojne nga nje here ….

    1. Andon says:

      Shpresoj qe kjo te jete sarkazem

  7. Hasani says:

    O te q…. Kasaforten, se gocen dhe grate ti shpartallokan te tjeret. Kokerr injoranti, ku i bin leket ketyre trungjeve.

  8. dashnori says:

    Ore mire qe qeka mbyll me kaq kjo histroi.

    Duhet dhe pak humor, se cfare skemi degjuar keto kohet e fundit.

    Vrasje, koka te prera, sopata, thika, granata, aksidente.

    Doli dhe nje ngjarje keshtu si kjo, per humor.

    Hahahahaha.

    Me vjen per te qeshur me keto familje.

    Ha ha ha, te te iki goca nga shpia ne moshen 18 vjec, ik pirdhu te thote.
    Hahahaha, e ti rri si loqe e skupton as gje. Po qenke gerdhe fare o i shkrete.

    Dhe motra jote, qeka e papame. Sjell leke nga zvicera, kur te gjithe mo mundohen me i cu aty. Hahahaha

  9. edi says:

    shikoje mer katundari ka 2 televizora njeri mbi tjetrin. Nuk di ke te shikoje me pare. Duket qe nuk dinte c ti bente parate.

    1. Andon says:

      Gjeti vaj, leu edhe büthên…

    2. raimondi says:

      O Edi o trap, po ajo dhoma me ata dy televizore eshte dhome hoteli ore nuk e kupton –Biles ajo dhome duhet te jete restorant i hotelit ….

      .

  10. toto says:

    po paske qene krye idiot o baba vajzen ta mori parate ti mori rri tani mbaje me dore se lesh ke per te marre me.me mire ti kishte marre nje shtepi femije se ti hante ai korraku.

  11. mandi says:

    Te gjithe keta nga Skrapari keshtu jane.
    Rrofte Ilir Meta qe eshte ndryshe.

    1. agim says:

      liri o cun imire se ka bo lek t,papam mo osht cun i squt katnor skrapori dhe mona e ko dimu pak mi lale se trimi imire me shoqe shume HEC PARA LIRO SE SE NUK DI GJO KI POPULL LESHI , SA KE DOKTORRIN MO E CAJ KAPTINEN SE E LUFTON AI ME ARGITEN KORRUPSIONIN

  12. LORA says:

    Baba idjot+vajza bastarde=gjelle qensh.

  13. ari goxhi says:

    o osmono….. mbiemri xhindi nuk eshte nga skrapari por nga berati…. tregohu pak me i squt….

  14. Dardan says:

    Jam kurioz te di pse qenka ky djali skrapadhi. Thote gje aty ne gazete qe eshte skrapadhi, jo, epo nga del qe ky qenka skrapadhi?

  15. VLONJATI ITALI says:

    kjo ja vlen per dashnore,gopin gop parane para.

  16. dritani says:

    Ore komentues kaq shume para paskeni sa nuk iu bejne pershtypje 88 mije frangat e fituara nga halla duke fshire shtepi por merreni me kete copen e mishit?!

  17. elinor says:

    Nuk i vodhi; i mori borxh me mendimin e sinqerte per t’i kthyer deri ne qindarken e fundit! Vete fakti qe i kane ripaguar 6 milione e deshmon me se miri kete qellim te tyrin.
    Haha, ketyre do t’u kete lindur ideja nga filmi ‘Dumb and dumber’.

  18. anticensurë says:

    ky lali si me pas qënë vllai i vogël i kresho spahiut!

  19. ola says:

    skish gjet ndonje me te shemtuar per te bere jete liksoze kjo.

  20. anon says:

    Tani, imagjinoj kur tja thone halles kete punen. Shiko ato 120 milionet i prishi vajza dhe i dashuri se hapen kasaforten.Bene qejf ca vjet se helbete te rinj jane dhe ne shqiperi po mos shite ca pordhe si bos nuk ta var njeri. Te dy pa pune dhe donin te jetonin si milionere per ca vjet. hajt te shkuara te harruara.
    Ja kishte bere mendjen pordhe ky surrat shtrembri kesaj sa la familjen dhe s’pyeti as per parate e halles.
    Shiko eshte vertet histori per te qeshur.
    Te pakten te ishin larguar nga durresi te shkonin jashte te humbisnin gjurmet me gjithe ato para. Kujtonin se nuk do ta merrte vesh njeri. Nuk ju vajti mendja qe nje dite do harxhoheshin parate.
    Prit xhaxhi se do ti ktheje edhe paret edhe vajzen se tani qe u mbaruan paret nuk i duhet me ketij bosit.

  21. pinxho kapellja says:

    E kam thene dhe po e perseris prape! 90 e ketej ka nxierr nje palo brez, brezi i m….. Shume te djallezuar dhe aspak te zgjuar, arrogant e te pa kulture , mendjemedhenj e shume injorante, me pak fjale brez m…. meshkuj e femra , pa dallim.

  22. enofieraku says:

    Nga tja nisesh e nga tja mbarosh, te zente syte buka e babes , haka e tij te zente moj depseske , per nje fshatar muti vodhe baben tend,sa turp , ngelesh pa fjal .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje