“Belle Air” ndërron orar e nuk lajmëron në kohë. Pasagjeri padit kompaninë

5 Janar 2013, 22:24Sociale TEMA

Një avion i “Belle Air” i linjës Ankona-Tiranë ndërron orar, duhej të nisej në orën 13.30, është nisur që në 08:30. Një nga pasagjerët, që nuk ka arritur të niset, tregon se lajmërimin e ndërrimit të orarit ia kishin nisur me mail një natë më parë në orën 23.00. “Nesër do të takoj avokatin për të paditur kompaninë”

“Quhem Spiro Prebibaj, jetoj në Porto San Xhorxho të Fermos dhe sot do të nisesha për Tiranë. Por një surprizë të hidhur mësova që në mëngjes nga kompania Belle Air. Avioni që do të merrja nga Ankona për Rinas në orën 13.30 ishte nisur që në 8.30”. Këtë i shkruan një shtetas redaksisë së Shqiptariiitalise.com duke shtuar se lajmërimi i vetëm i këtij modifikimi orari i është dhënë me e-mail një natë më parë në orën 23:00.

“Kjo kompani joserioze, pa respekt ndaj pasagjerëve të vet ndryshon oraret nga dita në ditë pa dhënë informacione, sikur të ishte autobus i linjës Durrës – Tiranë, – shfryn dufin Spiro. – A ka institucione në Shqipëri që të marrin masa ndaj drejtuesve të pandërgjegjshëm të kësaj kompanie?”.

Nuk është herë e parë që një gjë e tillë ndodh me “Belle Air”.

“Edhe para një jave një mikut tim i kanë ndërruar orarin e avionit ditën e fundit, pa i dhënë asnjë sqarim, – vazhdon Spiro. – Edhe vitin e kaluar më kanë bërë që të nisem nga Tirana për Ankona një ditë para datës për të cilën kisha prerë biletën”.

Është e natyrshme, në të rrallë mund edhe të ndodhë ndonjë problem. Por në raste të tilla interesi më i lartë për t’u tuteluar është ai i pasagjerëve që duhen lajmëruar në kohë. Është absurde të mendohet që kompania ta konsiderojë veten në rregull me klientët e saj, sepse i ka lajmëruar: t’u nisësh një e-mail në orën 23:00 për t’i lajmëruar që do të nisen të nesërmen që në mëngjes dhe jo në drekë siç ishte orari fillestar, është njësoj si të mos i kesh lajmëruar fare. E njëjta gjë edhe kur lajmërimi i shtyrjes së orarit të jepet një orë para nisjes kur je tashmë në aeroport.

E ka pasur edhe raste të tilla, siç  tregon Brikena K., që këtë verë, ndërsa kthehej nga Rinasi për në Romë, lajmërimin për shtyrjen e orarit me disa orë e mori kur kishte mbërritur në aeroport, rreth 90 minuta para nisjes së parashikuar. Ç’të bënte, të kthehej mbrapsht në Vlorë e të nisej prapë, apo të priste në aeroportin e Rinasit (siç bëri) me dhjetëra të tjerë në të njëjtën situatë me të?!

Këtë radhë Spiro Prebibaj nuk e mbyll këtë histori vetëm me letrën dërguar gazetës: i ka nisur edhe një e-mail kryeministrit Berisha “për t’iu ankuar për mungesën e përgjegjësisë së kompanisë ndaj qytetarëve shqiptarë e të huaj” dhe merr takim me avokatin e tij “për të paditur këtë kompani aspak serioze”.

(Marrë nga Shqiptari i Italisë)

56 komente në ““Belle Air” ndërron orar e nuk lajmëron në kohë. Pasagjeri padit kompaninë”

  1. alban4eva says:

    sipas vendit behet edhe kuvendi.. ne kete rast, sipas vendit (Albanistani), ashtu jane edhe kompanite ajrore.. si kompani autobuzash te linjes Kamez-Bathore.. vari trapin..

    1. leonard says:

      kompami muti ja qifsha rropt tadh lefsh me popullin e shkret!!

  2. fl says:

    Kjo eshte kompania me funderrine dhe hajdute e denje per pronesine e Familjes ne pushtet.

  3. salistalin says:

    e kam thene kohe me pare qe Belle Air eshte kompani bulldum-cengele. Nje gje e tille me ka ndodhur dhe mua, mu desh te blija bileten e kthimit prape per faj te personelit jo-kompetent e pa nivel te kesaj kompanie.
    Kam tani e 2 vjet qe e bojkotoj kete kompani dhe do ta bojkotoj gjithmone. Ka kompani te tjera serioze dhe me cmim me te lire se kompania e Lulit te bashkise, BelleAir.

    1. TANI says:

      Ata te vjedhin dhe ste lejne me qa.
      Moma ime 74 vjece do hikte ne Itali, kishin bo 1 gabim ke mbiemri per 2 shkronja kur e kishin pre, i thane po deshe me hik preje bileten prap.
      Kurre mo me hik me ate kompani, bile cuditem qe ska falimentu.

      1. fl says:

        Nuk ka falimentuar sepse eshte monopol i mbeshtetur direkt nga Pushteti. E thene ndryshe kane kapital parat e pista Berishet

      2. Gjergji says:

        Nuk ka mundesi qe te falimentoje bellair per perjudhe qe eshte berisha e luli ne pushtet ,edhe ato kombani shqiptare qe ishin ne treg i nxori me dhune nga tregu me komplet pa te drejt, nje here i hodhi ne gjyq,e humben gjygjin, pastaj ju arrestoj pronarin perseri e humben,pastaj troq fare nuk keni per te ngrituar avionat ,se keshtu dua une, dhe jane avionat prej dy vitesh ne airoport. Kompania me pise e botes ,me hajdutja qe ju djegshin avionat ne ajer, uroj vetem me stafin e tyre thefshin qafen,me gjithe monopolizimin qe i kane bere tregut shqiptar.

  4. vlonjati firenze says:

    shume e vertet eshte kompani e degjeneruar. tallet klientet e saj.

  5. alban4eva says:

    kompani haleje, si vete i zoti, Lul torta..

  6. """"""" says:

    Nuk ka kompani ma te pjerrdhun nè Europè se belair,ka 5 vite qe udhètojmè me linjen Verona Tiranè e anasjedhtas dhe kurr nuk e ka zbatuar orarin e rregullt veç gjithmonè me vones,me te vertet si linje autobuzash,se kush e drejton ketè linje nuk e di!!!!!

  7. G says:

    monopol vellezer monopol. gati 70-80% te tregut qekur qeveria mbylli albanian airlines. TURP !

    1. albaniac says:

      …G nuke e mbylli maloku Albaniain por e mbylli daj Sam nga washingtoni dhe maloku u mor ne hetim bashke me cok gjyzelin nga Ankaraja qe e kishte ne pronesi
      urdu-urdu bashke me ciliminjte e Mubarakut lanin parate dhe nje nga lavatricet ishte Albania Airline…maloku u hetua menjehere sa u arrestua turku…..

  8. Xhino says:

    Mua kete vere ma nderruan 3 here orarin e fluturimit Ancona-Tirane,tre here me moren ne telefon,heren e trete iu thashe beni çfare tju doje k….,e mos me merrni me ne telefon.Ka bere shume mire zoteria qe i eshte drejtuar avokatit.Behet fjale per nje kompani aspak serioze,monopol qe ben cfare te doje me çmimet,nje bilete Ancona-Tirane kushton sa nje bilete Ancona-Londer ne mos me shume.
    Para dy vjetesh per te bere itinerarin Ancona-Tirane hyri dhe RyanAir,pune dy muajsh e hoqen qafe,me 60 euro mund te shkoje Ancona-Tirane dhe anasjelltas.Fatkeqsisht jemi te detyruar te udhetojme me kete kompani aspak serioze ne orare,me çmime te kripura dhe me avjone si te FEDEX qe traportojne kafshet.

    1. arsen says:

      Ca thu mer burre! Ty te paskan lajmeru 3 here sa te kan merzit, ky tjetri ankohet se nuk e kane lajmeru….Mosvalle e keni fajin vete?
      Nuk keni faj se nuk ju ka ndodhur te flini 2 dite ne aeroport nga Alitalia. Ose ta provoni me Olimpikun e Greqise kur shpall greva. Masnej flasim

  9. kol olldashi legen says:

    eshte vertet nje kompani ordinere qe ka ne krye nje krye hajdut.,para disa muajsh po udhetoja nga bari ne tirane lere qe na erdhi me tre ore vonese,por na coi ne rimini se mori ca te tjere dhe pastaj u nise per ne tr.nga 40minuta qe do zgjaste udhetimi per ne tr nga bari na shkoi 6 ore dhe me e bukura ishte qe na thonin,qe jemi me fat qe nuk u anullua fluturimi.sikur na beri
    bene nder plerat.si cdo gje shqipatre ta shpif ne sherbime..

    1. Alb says:

      Po perse o miq vazhdoni te udhetoni me ate kompani?Ne Amerike thone:-Ne me genjeve per here te pare,turp te keshe;-Ne me genjeve per here te dyte,turp te keme.Vini mend o shqiptare…….!

      1. Xhino says:

        Eshte monopol,nuk ka zgjidhje tjeter perveç saj.Duam apo sduam kemi pune qe na lidhin me vendin tone.

      2. arsen says:

        po kur te genjejbe per gjys? Ky ankohet se nuk e lajmeruan 3 dite perpara. Po a keni haberin ju ne USA cdo te thote Low cost?

        1. Nardi says:

          NUK ESHTE LOW COST!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
          Arrin ta kuptosh diçka te tille!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Apo do vazhdosh te besh profesorin!!!!!!
          Kur kerkon shume leke per nje sherbim,atehere duhet ti pergjigjesh ne menyren e duhur sherbimit qe ofron!!!
          Ti daku me duket se punoke per Belle Air qe na del ne mbrojtje te tyre ne çdo koment qe i kundervihet!!!

  10. Tironci Lugano says:

    Shumica e komentuesve shikoj qe ankohen.Njerit i ka bere kete tjetrit ate.Ne vend te pershendersim apo te inkurajojme kete qytetar qe ka vendosur te beje nje ankese juridike qahen e vetem qahen.Sikur ndaj kesaj kompanie te nderrmiresh vashdimisht ankese juridike e te demshperblente qytetaret e ndryshem si zorr se kjo do sillesh ne kete menyre.Por dhe ajo e din qe shipot shkojne deri tek nje qyrravitje e jo me shume.

    1. Qurrja says:

      Po ku dun tja dine keta plehra per ankesa juridike. Keta edhe gjykatat i kane te tyre o Alieni.

  11. dorela says:

    Hajde per Kamez se ikem….

  12. Ben Chicago says:

    z.Prebiba
    po i ke shkruar mender kryeministrit e ke te mbushme

  13. interpoli says:

    nese keni nevoje per deshmimtar, thoni, pasi ka plot per te deshmuar per keq menaxhimin e kesaj linje pseudo “low cost” qe ka monopolizuar te gjitha fluturimet

  14. shkodrani says:

    une prenotova bileten te ikja nga pizza ne tirane ne vere pasi deri aty do shkoja nga anglia me nje tjeter linje,dhe me ishte anulluar fluturimi.me lajmeruan 1 dite para dhe nga presioni qe ju bera me vune nje nate ne hotel dhe te nesermen u nisem per shqiperi.linje leshi eshte.

  15. S says:

    ke te drejte zoteri kjo eshte nje firme aspak serioze edhe mua me ka ndodhur njesoj …keta jane karagjoze…

  16. misionari says:

    Mjere ne qe i kemi femijet ne Ankona.

  17. shqiptari says:

    Normale ka kohe qe kjo Kompani nuk ka qene asnjehere serioze me Udhetaret.Me mire paguaj pake em shtrejnte dhe me i sigurte.
    Udhetimet me garanci behen vetem me Kompanite e Anxhesive te Gjermanise,Zvicres dhe Austrise.Te tjereve piju lengun.

    1. arsen says:

      U bote ju? Ju qe sapo keni zbrit nga gomari. Ju qe hiqni kepucet neper tragete e avione dhe leshoni eren e qelbet te komeve te pa lame. Ju qe beni shurren jasht bidese. Ju qe vidhni sapunet e pajisjet e avioneve. Ju qe ngjisni camcakizet ku tju zeje dora.
      Thoni falmnerit. Per aq sa paguni aq merni

      1. interpoli says:

        nese keto qe thua nuk jane ironi per linjen qe ua fut te tereve, perfshi edhe ty, atehere ose je nga ata qe perfitojne nga bileta te lira te kesaj linje se jane miq te pushteti! ose je nje nga ata te palare qe pershkruan ti…

      2. Lulxim " de flikker " Basha says:

        o arsen ” the ars” pordha, po ti cke qe po ben ter ter si bytha e turtullit. A mos je gje ” kunati” i LUL’it ?

      3. Andi says:

        O kur boni dhe ju katnaret e qelbet me emra Arsen e Erzen,mos ngelte mo njeri ne bote.Po ik o katnar muti ik,kokloqe!Q….. ty me gjithe kompanine qe punon ti.

  18. bellair lowcost says:

    bellair compania me e felliqur dhe hajdute e shqiperise se shkon ne faqen e saj dhe shikon per nje bilete te shkruan si ne anglisht dhe ne shqip qe eshte low cost por te shkuar nga parma ne tirane te merre mbi 200 euro kurse per te shkuar me nje kompani italiane nga roma ne londer te merr me pak se 50 euro po si ka mundesi qe ne shiqperi kushton me shume mos valle ne jemi me te pasur se italianet dhe londinezet apo jemi 5 here me larg se roma me londren ? ka rene shteti shqipetare ne dore te familjes berisha dhe bejne ca te dojne me popullin shqipetare por mire ja bejne kur shkojne e votojne stalinin e shqiperise vicidolistin eshte bere mos me ardhe me fare ne shqiperi ka 22 vite po keto problem shtet e huaja qe kane kthyer diktaturen ne nje kohe me ne jane ne bashkrimin evropian kurse ne jemi akoma ne nje diktature te mirfshehur uroj te gjtihe shqipetare qe shoku sali dhe familja e tij te perfundojne si GEDAFI …

  19. Bujari ju degjon says:

    Kjo kompania e Lulit dhe Ilir Xhelos eshte si mos me keq.Ky muhabet ka kohe qe ndodh.Po c’te besh,Albanistan hesapi.I uroj ketij paditesit qe ta fitoje gjyqin ne Itali.

  20. Kujtim I says:

    Po deshe vi nga oxfordi ne gjyqe ne itali te sjell avokat, se dhe ne e kemi hedhur ne gjyqe dhe fitium morem parate dhe demshperblim, provoje se fiton se simbas rregullores duhet te Japin 24 ore notice

  21. GJILANASI says:

    SHUME ESHTE E VERTET SE KJO KOMPANI ESHTE JOSERIOZE DHE UDHEHIQET NGA MAFIOZET.KAM PERVOJ TE HIDHUR ME KET AGJENSION.JU PREFEROJ TE GJITHVE MUNDESISHT TE MOS UDHETONI ME TA

  22. saimiri says:

    eshte compani per turp nuk njeh orar.nje here udhtova u nis 5 ore me vonese nuk jap me leke per ta.

  23. Kostandin says:

    Do te ishte shum mir qe te isha pjestar i ketij denoncimi dhe une nese do te me njoftoje ,pasi me ka ndodhur disa here qe kjo kompani sharlatane na ka prapesuar udhetimet ne destinacione te ndryshme . Do te isha shum dakort qe kjo kompani te marre penalitetin qe miriton .

    Na njoftoni qe te jemk ljes e ketij denoncimi

  24. alban4eva says:

    shoqeri ajrore shqiptare “low cost”, pra me cmim te lire, NUK KA, hiqeni nga mendja o shqiptare..

    psh, milano-athine, 2 ore e gjys udhetim, vetem vajtje, 75, 80 euro, ose vajtje-ardhje 120, 130 euro..
    milano-tirane, 1 ore e gjys udhetim, vajtje vetem, 130, 150 euro, vajtje-ardhje 250, 270 euro.. nganjehere edhe 300 euro.
    dhe ppo flas per stine te “zbehta”, qe nuk ka shume levizje emigrantesh, dhe logjikisht cmimet duhet te jene shume te uleta.. lere pastaj ne pranvere dhe vere, kur ka levizje te medhaja emigrantesh, i bie me lire ta besh itali-qipro-greqi-shqiperi…

    keshtu qe hiqeni nga mendja se ne Shqiperi ka shoqeri ajrore me cmime te uleta..

  25. Horri i Bulevardit says:

    Strategjia e qeverise Berisha ka qene qe te falimentoje kompanite kryesore qe mbajne peshen kryesore te ekonomise dhe mbasi ti falimentoje ti nxjerre nga tregu, per ti marre fare lire, nga familja dhe biznese te dyshimta prane familjes.
    Kjo ndodhi me KESH, po ndodh me Albpetrol, ashtu sic ndodhi me pare me Albania Airline, qe u zhduk pa lene gjurme, nga mafia ne pushtet, per ti hapur rrugen biznesit familjar te .
    Natyrisht kur nje kompani prane pushetit fut gjithe tregun ne dore, atehere ajo ben si te doje dhe falimentimi i pare ndodhi me aeroportin e Kukesit, ku megjithese u investuan miljoa dollare dhe me nje infrastrukture moderne nga arabet qe investuan,, ky aeroport nuk u fut ne pune asnjehere, se me familjen ne pushtet, smund te ndanin fitime me kompani te tjera dhe smund te zoteronin tregun.
    Cdo qeveri qe do te vi, duhet te kete ne rradhe te pare, si nje pune imediate, perbysjen e ketij raporti Mafia-Shtet.

    1. Argita_B says:

      Albania Airline ishte kompani arabe jo shqiptare.

      1. Horri i Bulevardit says:

        Nuk e di se cfare kompanie ishte, por une nisem vetem nga emri.

  26. burreli says:

    Nje mizere kompani isha gatte hub punen me kete mizere.

  27. rimini says:

    me Air One,paguan 100 euro,vajtje ardhje dhe jan puntual e serioze,me keta maskarenjte qe tallin menderen me shqiptaret,paguhet 280 euro……ec thone,se shqiptaret e hajne e mbajne,dhe te kemi Lulin me Salen qe na mbrojne varja ketyre(po te pakten per ata qe levizin me femije te veggjel dhe biletenn e paguajne si te medhenjte)….po denoncojeni e paditeni gjithmone,po ketu ne autoritetet e italise e kerkoni demshperblim,,,,,,,se ne shqiperi eshte monopol

  28. soni says:

    sa here e ka be Belleair nderrimin e orarit!!!!!!!!! mua personalisht me ka ndodhur nja 2 here me linjen e Bolonjes. Shoferat e fugonave jane me korrekt se belleair

  29. genti35 says:

    O Spiro, e lexova tere letren tende, po ne fund e ke djallosur qe i ke nisur leter Berishes. Kujton ti se i vjen keq Berishes? Po mbajte shpresa te Berisha, aty do gdhihesh dhe per ca dite.

  30. ceke vara says:

    Ilir Xhelo anetar i Sigurimit te shtetit mbas viteve 1980 si shume te tjere te grupit te Katovices u bene Milioner e vazhdojne te pasurohen.

  31. Çimi, shoku i Melamin says:

    Alo Çimi jam…
    Eshte kompania me plehre qe mund te kemi patur ndonje here. Nuk besoj qe te kete shqiptare, qe nqs ka udhetuar sikur 2 here me kete kompani, e mos te kete patur telashe me keta plehrat.
    Une per vetem time per sa me ka ndodhur kur kam udhetuar me ta, i kam share deri te brezi i 14 ata qe jane pergjegjes per keto poshtersi.

  32. Fatos Hoxha says:

    Kjo me ka ndodhur edhe mua edhe miqve te mij me kompanine Belleair. Saqe paguaj me mire cmim me te larte sesa te rri ne ankth per papergjegjshmerite e ketyre.

  33. kliti says:

    Lul.Basha..airline…..

  34. zarari says:

    sa mire e dini qe eshte e familjes apo lulit apo… shani kompanine dhe mbani mbi kurriz keta te tjeret se jeni te lire ne miell e te shtrenjte ne krunde. te ishit kaq qytetare sa hiqeni s’do ishin 99 % e komenteve ketu (perfshire ato te webmasterit).

  35. elton says:

    pse e merni bel leshin kur e dini qe nuk ben

  36. dibrani says:

    Kompania me e ndyre ne bote, si pronari i saj ,dhe hajdutet e popullit tim.

  37. br8s says:

    Kompani hajdutesh qe do kene fatin e varkes me brima ku kane hipur.Arrogance spurdhjakesh

  38. flutura says:

    jo vetem qe eshte e shtrenjte, por edhe jane te papergjegjshem!!!! une mundohem si e si ti evitoj!!!!! edhe mua me ka ndodhur e njejta gje,,,mezi mora leje nga puna per datat te caktuara, e belle air me nderroi datat e udhetimit!!!! pffffff,,,,,shpresoj te dalin kompani te tjera!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje