Protesta e AK: Berisha po dhunon personat me aftësi të kufizuar

7 Janar 2013, 12:52Sociale TEMA

Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar paraditen e të hënës një protestë para Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta si pasojë e neglizhencës së qeverisë ndaj personave me aftësi të kufizuara.

Përfaqësuesi i Departamentit të Personave me Aftësi të Kufizuar në Aleancën Kuq e Zi, Ervis Muha, deklaroi së qeveria ka braktisur mijëra invalidë në sytë e Shqipërisë.

“Sali Berisha po “verbon” zemrat e të gjithë shqiptarëve, prej pesë muajsh mijëra persona me aftësi të kufizuar kanë mbetur pa ndihmë financiare, po ashtu dhe familjarët që na shërbejnë dhe kujdesen për ne. Partia Demokratike në këtë prag-fushate elektorale po vjedh paratë e invalidëve për të financuar strukturat elektorale për të mbajtur me çdo kusht pushtetin kundër vullnetit të sovranit”, deklaroi Muha.

“Aleanca Kuq e Zi garanton mbarë personat me aftësi të kufizuar se në programin e saj është pjesë integrale dhe solide platforma e veçantë për personat me aftësi të kufizuar, në të cilën, kjo shtresë e përvuajtur dhe harruar e shoqërisë do të trajtohet në mënyre speciale nga qeverisja kuq e zi. Aleanca Kuq e Zi deklaron se 23 qershori duhet të shënojë fundin e vuajtjeve jo vetëm të personave me aftësi të kufizuar, por të gjithë shtresave të shoqërisë shqiptare që kanë probleme shëndetësore,” thuhet në një deklaratë të AK.

3 komente në “Protesta e AK: Berisha po dhunon personat me aftësi të kufizuar”

  1. laert says:

    TURPPPPPP per kete qeveri te korruptuar… te largohet sa me pare Berisha se bashku me te gjithe ata qe mban nga pas!!!!

  2. VERONIKA says:

    BERRIsha po ju dhunon tè gjithève,tè kesh njè handikap fizik èshtè fatkeqèsi dhe kjo tè bèn VETEM invalid
    por tè jesh me mendje tè kufizuar kjo tè bèn IDIOT,dhe atje para asaj ministrisè qè qeveriset nga njè qè vetèm shqiptar nuk èshtè,duhet tè ishim tè gjithè–por kjo do horizont ,mendje tè hapur ,do kurajo –kto cilèsi mund ti kenè njerèzit–jo ne populli bagèti
    Ata moralistèt e kundèr -grevave ,ata qè mè shkruanin se tè persekutuarit duhet ta bènin grevèn politike,ata qè ndiheshin rehat si *komunista*,mè spjegoni pak pse nuk kanè pèrkrahje nga ju ,kta njerèz vetèm me handikap fizik???
    Sepse ju nuk jeni njerèz,nuk keni kurajè,jeni popull idiot dhe dini vetèm tè gjykoni kèdo qè èshtè ndryshe!
    KUR INSTALOHET DHE PRANOHET DIKTATURA ,QOFTE DHE PER NJE NJERI TE VETEM,QOFTE DHE PER NJE KATEGORI NJEREZISH,ATEHER KENI MARRE FUND—DO JU VIJ RADHA TE GJITHEVE!!!!!!
    Ndoshta ende nuk keni njè me aftèsi tè kufizuar??ndoshta nuk jeni me aftèsi tè kufizuar __nuk keni si tè jeni–jeni me handikap nè mendje–jeni me inteligjenc tè kufizuar–kjo ju bèn skllevèr perfekt.
    Ai po fryn buxhetin, po ju kèrcènon me URINE-kjo do bèj qè ti fitoj zgjedhjet prapè—ju shkoni votoni-prisni mrekullinè nga twiter,ose mè saktè prisni tè vdisni…se pèr tè jetuar nuk kuptuat asnjèher!
    BOTA ESHTE E ATYRE QE DIGJEN!!!

  3. besniku says:

    Zoterinj te AK! Sali Berisha po dhunon njerezit me aftesi fizike tepakufizuar, jo ata me aftesi te kufizuar. I ka vene perpara te gjithe (me shoqeri civile, me opozite, me president, me prokurori, me KQZ, me Kolegj Zgjedhor, me Ministri te Brendshme, me SHISH, me Polici, me parlament, me gjykate te ulet dhe te l;arte dhe Kushtetuese), cfare doni tjeter nga ky njeri. Na ka futur hurin ne byth, qe te gjitheve, dhe kot qe bejme bla, bla, bla!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje