Partia Demokristiane, duke u bazuar në raportet e fundit për abortet në Shqipëri, ka kërkuar ndryshimin e ligjit. Sipas kësaj partie, po rrezikohet seriozisht familja shqiptare.
“Statistikat zyrtare pohojnë se në Shqipëri kryhen 9 mijë aborte në vit, por numri i aborteve është shumë më i lartë, pasi në dhjetëra e dhjetëra klinika private kryhen mijëra aborte të paregjistruara. Një tjetër fakt shqetësues është aborti selektiv. Sipas studimeve të kryera në Shqipëri në çdo 100 lindje kane lindur 10-12 meshkuj me shumë se femra, duke e renditur Shqipërinë si vendin e parë në rajon për numrin e aborteve selektivë, por dhe aborteve në tërësi.
Këto të dhëna të bëra tashmë publike tregojnë situatën alarmante të krijuar nga papërgjegjshmëria e miratimit të ligjit që lejon abortin në Shqipëri, dhe për më tepër pasojat dramatike që sjell edhe mosrespektimi i këtij ligji nga institucionet përgjegjëse”, shprehet PDK.
Me tej PD shprehet se “vëren më trishtim se shoqëria shqiptare dhe institucionet e shtetit shqiptar, ende vuajnë traumën e komunizmit, të diktaturës çnjerëzore që goditi dhe tentoi të shkatërrojë, themelet e jetës njerëzore, familjen, respektin për jetën, dashurinë për njeriun, besimin, kodet morale dhe traditën shqiptare. Apatia dhe indiferenca ndaj krimit që godet zanafillën e jetës është e papranueshme dhe me pasoja të rënda”.
“PDK apelon deputetët e të gjitha grupeve parlamentare që të marrin menjëherë në analizë situatën alarmante të aborteve në Shqipëri dhe të abrogojnë ligjin për abortet, që legalizon krimin kundër jetës në vendin tonë,” përfundon deklarata e PDK-së.
E dine keta zoterinjte e PDK se ne kohen e komunizmit aborti ishte i ndaluar me ligj dhe se nxitej me cdo menyre rritja e popullsise? Aborti u lejua me ligj vetem pas vitit 9o.Respekti per familjen dhe per jeten ishte shume me i larte se sa sot.
Nardit i duket doktori si papa Ratzinger.
Sa me fat do ishte shqiperia sikur e ema ta kishte deshtuar salen, ramy, qen chicagon e ca plera te tjera.
Prandaj jam kundra ndalimit
o parti maskarejjsh boni ligjin qe cdo nene qe lind nje femi ne shqiperi te mare per kete femi nga 0 deri ne 18 vjec nje pagese 10 perqind te nje pensioni te mesuesi ne muaj psh 15.000 te vjetra ashtu si e kam une ne norvegji 120 eur ne muaj per cdo femi .
ka marre ferra uraten o pdk
rendesi ka zgjedhja e femres pa ci qi temen jetes
po ju me kto kerkesa tashme ngjani si fosile e betonizuar
JU SI PARTI KENI VETEM DETYREN ME ZHDUK LIGJIN E GJAKMARRJES ;QE TE NA PRANOJE EUROPA
Hahaha sa humor ka nard saldatori, I ka bere abort trurit me kohe dhe tani kerkon te ndaloje abortin per vota
politikane te shpifur. pasi ia kane vjedh ketij vendi gjithe sherbimet e pasurite publike, pasi kane te shtrenjte cdo gje: edukimin, shendetesine, ujin e pijshem, transportin e ushqimin, me pak fjale cdo mjet minimale jetese duan me ndalu me ligj abortin. Po bejeni abortin ilegal pasi te jete cdo gje qe i duhet nje femije per t’u rritur ne menyre te shendetshme falas. atehere shkoni edhe merruni me pse abortojne femrat. politikane shpirtzinj qe mendojne se do fitojne vota me slogane populiste.
Mbase duan te sjellin kohen e Enverit qe nuk lejohej aborti dhe femrat vdisnin duke abortuar ilegalisht…Keta po duan ti japin nje fryme fetare ceshtjes..por ti dhene nje sens partise se tyre..me mire do ishte te pyesnin femrat e fisit te tyre perpara se te propozonin ligje dallkauke..
Sikur te propozonin dicka ne ndihme te familjes (perkrahje per cdo femije) do benin dica te vlefshmendryshe me mire te rrine e ngrohin karriget e politikes…
Me siper shkruhet : “…veren më trishtim se shoqëria shqiptare dhe institucionet e shtetit shqiptar, ende vuajnë traumën e komunizmit, të diktaturës çnjerëzore që goditi dhe tentoi të shkatërrojë, themelet e jetes njerëzore, familjen, respektin për jetën, dashurinë për njeriun, besimin, kodet morale dhe traditën shqiptare. Apatia dhe indiferenca ndaj krimit që godet zanafillën e jetës është e papranueshme dhe me pasoja të renda”.
Pse genjen more njeri i mire. Aborti ne Shqiperi ndalohej me ligj dhe kontrollohej nga shteti dhe denohej penalisht nena dhe ai ose ajo qe ndihmonte per abord ilegal. Cdo lagje kishte nje ambulance specjale per grate shtatezane qe quhej KONSULTORE E FEMIJEVE.
Krijimi i familjeve me shume femije stimulohej duke dhene tituj NENE HEROINE, ne se kishe mbi 12 femije te jepnin nje shtepi dhe lope falas.
Pra lindja e femijeve stimulohej si, ne cdo diktature si, ne diktaturat e Hitlerit, Stalinit, Musolinit etj.
Te habit fakti se, pikerisht tani partia demokristiane u kujtua per abortet, mos valle per zgjedhjet?
E gjithe bota e qyteteruar e lejon me ligj abortin duke dhene edhe kushtet perkatese. Nuk eshte se, bota perendimore e denon me ligj abortin dhe pikerisht per kete pike ka diskutime te medha dhe faktet tregojne se, abortet lejohen duke zbatuar ligjet perkatese.
Fetaret amerikane shkojne deri aty sa thone se, ne se nje grua perdhunohet dhe mbetet me barre ajo NUK DUHET TE ABORTOJE. Ne se nje grua eshte shtatezane dhe eshte ne rrezik vdekje per shkak te femijes qe, ka ne bark edhe ne kete rast ajo, sipas ultrafetareve amerikane, ajo nuk duhet te abortoje, pra te vdesi sepse, Zoti dhe jo gruaja jane krijuesit e foshnjeve qe, kane ne bark.Eshte per te qeshur dhe per ta qare njekohesisht me injorancen e ketyre ultrafetareve amerikane.
Le te mos flasim me per budallallekun tjeter sipas se cilit, grate nuk duhet te bejne seks me persevativa. Une e respektoj fene por ama cdo respekt ka nje kufi. Mos perdorimi i persevativit do te thote rezik nga SIDA.
Maksimumi i paradoksit meshkuj qe japin mend per abortin!
Po pse o Nardi ,si kujton ti, per qef abordojne njerezit?Nga halli abordojne te shkretet,se nuk kane buke te hane.Ti vete sa femije ke zotrote ?Pse nuk ben nja shtate a tete?Si jaa ben qe nuk i abordon?Mesoji dhe fukarenjte qe te bejne si ti.
Edhe ne kete fushe te jetes[dhe jo vetem]gyzelet jane totalisht te degjeneruar,te pa shpirt,duke abortuar sexin femer,si jo i ”mirepritur” ne shoqerine shqipfolese….!!!!!
Nuk e kuptoj se ;pse duhet te lindin vetem Hasane ne Shqiperi!!!????
Ndoshta rikthimi i haremeve mes gyzeleve ,eshte thjesht ceshtje kohe………sikter milet!!!
o nardi ,po leri budalleqet , je nje njei i yryer, pa bese , shqiparet skane buke te hane , apo je dhe ti me mrekullin e berishes qe ja kaluam ghermanise .turp qe je i krishter
Imagjinoni pak sa Ndoker do te kishim sikur te ndalohej aborti.