REPORTAZH/ Kartolinë nga Shqipëria

16 Janar 2013, 19:22Sociale TEMA

Ç’kuptojnë shqiptarët me demokraci? Është interesante se ndryshimi politik i vitit 1991, prej shumëkujt përshkruhet si “ardhja e demokracisë”, por perceptimi i përmirësimeve në vend është i vogël, dhe akoma më e vogël është ndikimi i shqiptarëve në mënyrën sesi qeveriset vendi.

Nga Seera Marston*

 

Shqipëria është një vend ku meshkujt vërdallisen nëpër qoshet e rrugëve, madje edhe në palcën e të ftohtit të dimrit. Ata mund t’i shohësh në qytezat e vogla, në Tiranë, në sheshet e qyteteve, nëpër kryqëzime e kudo gjetkë, nëpër kafenetë e panumërta. Duket sikur vendi është përplot me to. Edhe hotelet kanë kafene; kësi lokalesh i has kudo nëpër rrugë, të frekuentuara gati ekskluzivisht nga burrat dhe përgjatë gjithë ditës.

Gjatë ditëve të mia të para në atdheun e tyre, unë çuditesha sesi mbijetonin në biznes kaq shumë lokale shqiptare të të njëjtit profil, por ato dukeshin plot me klientë shumicën e kohës; meshkuj të përkulur mbi filxhanin e kafesë, gotën e rakisë e pijeve të tjera, teksa digjnin jetët e tyre me tymin e cigares. Rrallë e tek sheh femra nëpër kafene apo duke u sjellë rrugëve, me përjashtim të pak lypëseve. Edhe burrat lypin, ose shesin karta celulari dhe çikërrima të tjera, edhe në këtë rast më të shumtë se femrat. Gratë punojnë në shtëpi, nëpër zyra dhe biznese të vogla; i gjen gjithashtu duke blerë a shitur nëpër tregje. Fëmijë nuk të zë syri shumë, edhe pse këndet e lojërave janë aty.

Përveç kafeneve, vendi gëlon nga pikat e këmbimit valutor, që jo rrallë i gjen edhe çdo 50 metra larg njëra-tjetrës. I pikas kollaj dhe kësisoj, këmbimi i parave nuk është aspak problem, një tregues i qartë ky i një shoqërie që ende varet në masë të madhe nga emigracioni. Sepse numri i kufizuar i turistëve të huaj nuk e justifikon dot praninë kaq të madhe të kambistëve. Ka gjithashtu me mijëra filiale bankash, degë të pafundme të një numri jo të vogël bankash europiane e të tjera, të cilat kanë instaluar një shumicë të dukshme bankomatesh. Duke çuar në mendje katastrofën e firmave piramidale në fund të viteve 90-të, dikush mund të pyesë veten se sa leverdi dhe ç’volum pune kanë këto banka. Gjasat janë që shqiptari mesatar me fitime pak mbi modesten, t’i shpenzojë të ardhurat e veta për të jetuar, t’i investojë diku (me gjënë e gjallë në fshat apo ndonjë shtëpi në qytet) apo t’i mbajë poshtë dyshekut. Tingëllon një zgjedhje e mençur, pas atyre që kanë hequr. Por ndërkaq harroj edhe numrin po kaq të madh të lokaleve të bixhozit apo basteve sportive që kam hasur, të llojeve të larmishme: Nga cepat e vegjël të rrugëve dytësore, tek hapësirat “luksoze” të kumarit, që afrojnë më shumë me kazinotë. Hoqa dorë nga ushqimi në një restorant, kur pashë se pranë tavolinave ishin vendosur edhe makina elektronike.

Në radhën e mjediseve që frekuentohen më shumë janë supermarketet, të vogla apo më të mëdha, mes të cilave fiksova të quajturin Euromax, apo Conad-in italian. Më thanë edhe për një Carrefour në periferi të Tiranës, por ende nuk kam shkuar. Sa për vendasit, ata më vënë në dukje praninë po kaq të shpeshtë të farmacive; por unë pikasa edhe disa librari apo kafe-librari, një dukuri kjo që në shumë vende të tjera është goxha më e rrallë. Është diçka e këndshme të shohësh kaq shumë rafte me libra, ku qartësisht mbizotërues janë autorët e mëdhenj botërorë. Duke qenë se shqipja ime është zero, nuk munda ta shtjelloj më gjatë se çfarë lexojnë aktualisht shqiptarët.

Kinezët këtu kanë mbërritur me kohë. Eca përgjatë një rruge të ngjeshur me dyqane që shisnin zbukurime të Krishtlindjeve edhe mallra të tjera të lira, si lule e lodra plastike, veshje burrash, grash e fëmijësh por edhe pajisje elektronike e orendi kuzhine. Të gjitha prodhim kinez, në dyqane të zotëruara nga kinezë. Në një zonë tjetër të Tiranës pashë se të njëjtat prodhime shiteshin nga shqiptarët.

Nëse në ndonjë vend tjetër të Ballkanit varfëria nuk është kaq e dukshme, në Shqipëri ajo të përplaset në fytyrë. Dhe nuk është dhe aq tek blloqet e apartamenteve pak e shumë të lodhura nga epoka e mëparshme socialiste, shumë prej të cilave janë rilyer me bojëra për t’u dukur më pak të trishta. Aq më pak është tek disa rrugë të gjera me ndërtesa moderne xham e çelik, plot me zyra, dyqane, markete e apartamente banimi që tash kanë mbirë gjithandej. Fukarallëku duket tek fakti që kudo, njerëzit në grupe të vogla apo më të mëdha, shesin prodhimet e bahçes së tyre, bimë aromatike, mallra të përdorura, kryesisht veshje; apo tek gratë që të ulura në qoshe rrugësh, shesin çorape e sende të tjera të punuara me dorë. Nëse keni patur ndonjë dyshim se ku shkojnë gjithë ato mallra që ne ua dhurojmë qendrave të bamirësisë apo organizatave të tjera, ato do t’i gjeni në masë të madhe këtu, tek shiten nëpër rrugë, por edhe në dyqane, disa syresh të renditura bukur dhe me shije, pasi janë larë. Pata përshtypjen se në shumë pjesë të Tiranës dhe qyteteve të tjera që vizitova, edhe dyqanet “serioze” më shumë shisnin mallra të dorës së dytë sesa rroba të reja. Pranë tregjeve të zë syri radhë burrash të ulur mbi kuti apo arka, që ekspozojnë ato pak perime e fruta, bimë të thara mjekësore e shumëçka tjetër. Po ashtu atmosfera e përgjithshme bie era varfëri, me përshtypjen që ta përforcon mbushja e çdo trotuari apo hapësire të lirë, me njerëz që diçka shesin.

Prodhim vendas dhe mallrat mikro-artizanale luajnë një rol të rëndësishëm në tregtinë lokale; mjalti, kompostot e turshitë, frutat e thata, djathi dhe lloje të ndryshme verërash etj, gjenden në tregjet e hapëta e dyqane, ku i sjellin prodhuesit e vegjël; vetëm pak syresh kanë etiketë. Dyqanet janë qartazi rajonale, me bulmetet dhe mishrat që reklamojnë origjinën e fshatit apo zonës.

Edhe pse diku tek 70% e popullsisë thuhet të jetë myslimane (besimi fetar nuk ishte një pyetje e detyrueshme në censusin e fundit), Krishtlindjet festohen gjerësisht. Por kur i pyes njerëzit, më thonë se të gjitha dekorimet e zbukurimet, pemët e babagjyshat e Krishtlindjeve etj, janë për…Vitin e Ri! Paçka se pemët dekorative janë stolisur me fashat e gjera ku lexohet “Gëzuar Krishtlindjet” dhe kanë topat e zakonshëm shumëngjyrësh e dritat e rastit. I sheh kudo: Në dyqane, hotele, në sheshet e qyteteve e fshatrave. Të ndriçuara gjatë gjithë natës, të bien në sy dekorimet e bulevardit qendror të Tiranës, me disa dekoracione abstrakte të stilit Krishtlindas. Sheshi qendror tani është tërësisht i ndezur gjatë natës, me pemët e vërteta të veshura me shirita dritash dhe një pemë gjigande Krishtlindjesh; Pamja të krijon një ndjesi lezeti dhe gëzimi, ndoshta akoma më i nevojshëm për të hequr mendjen nga varfëria. Edhe pse broshurat udhëzuese për Shqipërinë më paralajmëronin për mungesën e energjisë elektrike, ky problem mesa duket nuk ishte kaq i ndjeshëm sa dikur, por sërish kjo varet nga standardet me të cilat mësohesh.

Disi e vështirë të vlerësosh rolin e fesë. Si një vend dikur zyrtarisht ateist, përshtypja e parë është ajo e një populli jo dhe aq fetar, paçka se plot fonde janë shpenzuar për xhami e kisha të mëdha nëpër gjithë territorin- shumica e tyre të reja, sepse të vjetrat janë shkatërruar gjatë regjimit të kaluar. Disa gjëra të bëjnë çudi: Qendra kryesore e veriut, Shkodra, që është edhe vatra kryesore e katolicizmit, ka një xhami masive të sapondërtuar mu në qendër të qytetit (e financuar nga sauditët, thonë). Por nëse objektet fetare të kultit nuk mungojnë, të çdo besimi, sa frekuentohen ato? Nga ajo pak përvojë që mblodha, duket se janë kryer e kryhen shumë martesa të përziera dhe feja nuk ka pasur asnjë rol frenues në këtë rast: Unë shpresoj që kjo të jetë pikërisht kështu, duke pasur parasysh se ç’dramë ka pasur ish Jugosllavia fqinje në këtë lëmë.

Peizazhet rurale janë të bukura, sidomos me borën e parë që ka veshur majat e maleve dhe kodrave. Lumenjtë rrjedhin me ngjyrat e gjelbra e të kaltra, pemët kanë ende disa gjethe të vonuara ngjyrë kafe e të verdha, pa harruar pishat me jeshilen e tyre të errët, ndërsa fushat janë të mbuluara me brymën dimërore. Bagëtia e imët gëlon në tufa me tingëllimat e zileve që kthehen nga jehona e maleve, e më pak janë gjedhët. Në zonat e largëta, kuajt e gomerët përdoren ende për transport e udhëtim, me fshatarët që sjellin prodhimet e tyre në qytet. Nëpër gjithë vendin, syri të zë mjaft ndërtime të braktisura e të rrënuara të epokës socialiste, shumica hangarë e stalla të gjata. Disa syresh janë privatizuar dhe përdoren nga fermerët në bizneset e tyre të vogla. Por pjesa tjetër mbeten aty, duke u shkërmoqur dita-ditës dhe të dukshme që larg. Shoh se ca janë ndërtuar me gur të mirë, dhe habitem përse nuk e kanë marrë për të ndërtuar shtëpi të reja. Edhe pse në disa vende të ngjashme i kam hasur edhe më tepër se këtu, këto gërmadha mbeten një kujtim i gjallë i sistemit të vjetër.

A kanë mall për atë regjim njerëzit sot? Zor ta thuash. Afërmendsh, mënyra sesi flasin disa prej tyre, lë të kuptohet se për disa gjëra nga ai sistem, kanë mall. Është interesante se ndryshimi politik i vitit 1991, prej shumëkujt përshkruhet si “ardhja e demokracisë”, por perceptimi i përmirësimeve në vend është i vogël, dhe akoma më i vogël është ndikimi i shqiptarëve në mënyrën sesi qeveriset vendi. Çfarë kuptojnë shqiptarët me demokraci? Kjo pyetje nuk vlen vetëm për Shqipërinë.

Unë ja dola të shijoj diellin dhe borën në dy ditë rresht njëra pas tjetrës, duke ecur nëpër gjysmë metri borë për të arritur tek një fshat i largët, pasi makina jonë nuk kishte zinxhirë; dhe ditën tjetër duke parë panoramën totalisht mahnitëse mbi liqenin e Shkodrës, nën diellin e dimrit. Rrugët janë një përzierje e infrastrukturës së vjetër, me ish asfalt të shkalafitur e plot gropa, dhe rrugëve të reja, përfshi dhe autostradat me dy korsi e ndarje betoni, segmente të cilat ende janë në ndërtim aty-këtu. Për vizitorin që e ka sefte, udhëtimi nëpër Shqipëri përfshin kalimin nga njëri ekstrem tek tjetri, ku faktori i paparashikueshmërisë është i lartë. Por progresi që është bërë me ndërtimet, nënkupton që gjërat gradualisht po përmirësohen.

Për një vend me veç 3 milionë banorë, ekzistojnë katër rrjete telefonie celulare! Çuditem sesi arrijnë të fitojnë, dhe lidere e sektorit është Vodafone. Emrat e tjerë nuk të lënë të kuptosh se ç’origjinë kanë, nëse nuk kërkon shpjegime; rrjeti Eagle mund të jetë vendas, meqë shqiponja është simboli i flamurit. Dhe sidomos në këtë vit 100 vjetori të Pavarësisë së vendit, flamujt i sheh gjithandej. Mbase është një mënyrë paqëtimi e qetësimi i një populli me 100 vjet histori të trazuar shtetërore. Nuk mungojnë as flamujt e BE-së dhe SHBA-së, nëpër ballkone, lokale e rrugë. Supozohet që kjo të reflektojë dëshirën për t’u anëtarësuar në BE, që në fakt nuk po kalon ditë të mirë këto kohë, e megjithatë perceptohet si gjë e mirë nga shumica e njerëzve. Disa fonde para-anëtarësimi po mbërrijnë, shumica e tyre me destinacion përafrimin e prodhimeve bujqësore në standardet europiane. Por rruga përpara është e gjatë… Përse flamuri amerikan gjendet gjithandej, është diçka që nuk ja dola ta kuptoj në këtë udhëtim të shkurtër.

Përfundimisht, pavarësisht nga fama që ka marrë ky vend për qeverisjen e keqe, korrupsionin dhe trafiqet mafioze, për një vizitor afatshkurtër aspekti më goditës është sesa miqësorë, mikpritës e ndihmues janë njerëzit, dhe sa e këndshme është atmosfera, edhe kur mysafiri nuk nxjerr dot nga goja as fjalët më të thjeshta në shqip.

*Nga OpenDemocracy. Botuar nga Revista Klan

21 komente në “REPORTAZH/ Kartolinë nga Shqipëria”

  1. Lola Shkoderloce says:

    Shume paske vizituar, por nuk ke pare asgje nga Shqiperia nease nuk ke pare Giten ?
    http://fashionguests.blogspot.com/2013/01/nude-pregnant-celebrities.html

  2. luis says:

    Nje vizite e shkurter dhe nje pershkrim sikur ka jetuar gjithmone ne ate vend.Cfare inteligjence kane te huajt dhe cfare injorance nga shqiptaret qe jetojne cdo dite ne ate vend dhe nuk dijne te pershkruajne as edhe nje episod te shkurter nga menyra se si jetohet ne ate vend.
    Shqiptaret duke kuptuar edhe nga pershkrimi i kesaj zonje jane nje popull me perzirje amalgame ku nuk mund te kuptosh as idenditet as norma as virtyte dhe as se ciles kulture i perkasin,por thjeshte jane imituesa te cdo lloj rryme dhe te cdo lloj kulture.I njejti personazh ne Shqiperi hargaliset nga muzika turko-arabe,greko-serbe dhe po ne te njejten kohe hidhet kercen edhe rock & roll.
    Shqiptaret gjithashtu nuk e mendojne kenaqesine e jetes nepermjet punes por se si mund te pasurohen shpejt dhe jeten qe u ngelet ta kalojne me shetitje dhe argetime.Te gjithe kane deshire te tregtojne tamam si gabelet dhe askush te prodhoje.Neqoftese nuk e arrijne kete atehere bredhin poshte e lart kot se koti,kafeneve dhe bilardove dhe me at pak para qe ua zhvasin njerezve te tyre nga emigracioni i lene klubeve dhe hapen bythesh se bejne jete perrallore.
    Me pak fjale shqiptaret jane populli me i percudnuar dhe me pordhac.

    1. mirel says:

      luis, sikur te kane zene ethet mor djale.
      Ajo nuk thote aty qe shqiptaret peshtyjne perpjete e u bie mbi fytyre.
      Si duket nuk te ka takuar.

  3. mirel says:

    Ka bere nje pershkrim shume te vertete. Pergezime.

  4. alban4eva says:

    Luis, shume i sakte shpjegimi, qarte fare. jemi popull halabak, nuk kemi kulture pune fare. kemi vetem kulture kafeneshe dhe rakie.. kemi kulture muhabatesh pordhe.. kaq!!

    1. tourkofagos says:

      e thene ndryshe;korrake turkoshake ose sikter milet……!!
      pas ketij perceptimi per gyzelet nga kjo e huaj,nuk besoj se i bie gjoxit;o sa mire me qen…..korrak!

      1. Meleku says:

        Eshte shume interesante se si e kalojne kohen greket… ne kafene.

        http://www.youtube.com/watch?v=XVOPVCz7FgA

  5. qwe says:

    Pershkrimi eshte i siperfaqshem. Kete ndjesi kam patur edhe une kur vija per pak dite nga perendimi ne festat e fundvitit ne Shqiperi. Por po te rrish me gjate vizioni ndryshon. Shikimi i pare mund te shtremberoje realitetin. Po keshtu ndodh edhe kur shkon ne perendim. Ne ditet e para te duket nje mrekulli … me pas kupton qe eshte komplet e kunderta.

  6. tourkofagos says:

    hahahaha,sa kam qeshur sapo nisa te lexoj……..meshkujt jane dembela,verdallisen neper rruge,neper qoshe rruge,madje edhe kur eshte ftohte!!!!
    Pikerisht kete me thote nje zonje greke,e cila psonisi perpara dy oresh ne dyqan,duke me thene:
    -dua te zgjidhesh nje aporia[habi],ne lagjen ku rri une Kypseli,shikoj perdite ne cdo cep te platise,ne kafenio e me gjere,alvanous duke luajtur xartia,pire birra e ouzo!!!!! ku i gjejne leket!!!???? jo vetem mosha te vjetra,por edhe te rinje ne moshe pune,gjithe diten i shikoj aty.
    -nuk e di sakt i thashe,por shumica presin grate tek dera,i voutixein[i grabisin] 50 evro,qe ka punuar gjithe diten e pa e lene te hyje mire ne shtepi.Nqs ajo kundershton,ka edhe grushta ne koke……
    Ajo me pa me habi dhe duke bere kryqin u pergjigj;
    -mi kirotera….Theos filaxei!
    Qe ne shqip do te thote;mos me keq,Zoti na ruajt!
    Nje rrealitet arab,burrat tallin topet,grave u del bytha……
    Fotografia,eshte teper domethenese ne lidhje me permbajtien e materialit,ne sfond xhamia dhe dembelat shqipfoles……….

    1. linda says:

      Ti turkofagos je nje kokerr budallai qe s’e ke shokun….jane si ti ata qe sillen keshtu me grate dhe qe kalon ne orgazem kur shan shqiptaret.
      Une jam shqiptare puro dhe im ate nuk e ka rrahur kurre mamane time, por bashke na kane rritur dhe edukuar…ne kete menyre pershko babane tend apo veten tende. shqiptaret nuk jane engjej, por as djalli. varferia eshte ajo qe sjell keto dukuri te frikshme dhe c’njerezore dhe mbi te gjitha ky regjimi i malokut SRB qe po con drejt humneres nje komb te gjithe. mos me fol per greket se i kam pare vet kur shkoj per pushime sesi jane e sa fshatare jane po ti krahesosh me popujt e tjere europian….flasin me ze te larte, te pakulturuar dhe nese kane mundesine per te ta hedhur nuk kane frike ta bejne….keshtu qe mos u mburr shume me racen e tyre se meshkujt atje i shikon duke lozur tavell me tespie ne dore duke pire uzo….meso njehere te respektosh te tjeret per qene i respektuar

      1. tourkofagos says:

        si bjonde qe je,nuk ka se si te logjikosh ndryshe,pune bjondesh…….

  7. Besmiri nga Luari says:

    E lexoiva me vemendje, pershkrim i shkelqyer.

    Me futi ne boten e viteve ’30.

    Ja pra ku na ka çuar politika e ketyre 22 viteve te ashtuquajtura demokraci, rreth nje shekull pas.

    Por shtroj nje pyetje:

    Ky eshte fundi?

    Kete nuk e dime.
    Sa te kemi keta politikane dhe qeveritare injorante dhe hajdute ne krye keshtu do te katandisemi, duke shkuar nje hap para dhe dhjete hapa pas.

    Mjere ne.

    I sakte vleresimi i bores kur thone:

    Shqiperia vendi qe nuk jetohet.

  8. zum zum says:

    president t fagos ,luiz ,alban ,pershendetje , shikoni tiranen ,eshte si qytet arab , nuk komentoet me per njerezit qe jetojne aty . por do them dhe dicka tjeter te keqe , mora veshe ,se gruaja i tha burit ik merem ilacet se ishte me zemer ,i dha leket ,por buri i lozi ne bingo dhe u kthue ne darke ,gruaja ishte shume keq ,e cuan ne spitalin e vlores dhe vdiq ,ka tre dite qe ka ndodhur ,eshte e vertete , kafsheri kafsheri , 47 vjece grua

    1. tourkofagos says:

      duket se gruaja ishte e pa fat,qe diten qe ra ne duart e kusarit,me vdekjen e saj,thjesht u plotesua pazle i fatkeqesise……….keqardhje!

  9. lilolabja says:

    Ky eshte sindrome i Ballkanasve.Burrat grek paradhigma i shpenzojne para qe fitojne me gomenen sta buzukia i kano lathos?Nuk eshte ceshtje korakesh apo korofilekesh eshte ceshtje e mentalitetit ballkanas se sa perdru ha dhe gjineka greke sa ajo shqiptare,por me vjen mire per nje gje qe ti nuk e luan dot grekun,gjineka te gnoriz si shqiptar.

    1. Artor says:

      Ne fakt eshte mentalitet Ballkanas Osman, se ata e sollen kete rrumpalle. Edhe pse Turkofagosi kujton se edhe Bizanti qe kushedi se cfare, nje mut i madh ishte, perderisa kulmi i Perandorise Bizantine mbahet Bashkimi Sovietik nga pikpamja e evolucionit historiko-politik, pra ajo ideologji atje te shpier. Osmanet thjeshte e modifikuan qelbsirllekun qe gjendesh ne Bizant duke e ndyre akoma me teper. E vetmja aresye pse Shqiptaret jane te ndare ne kete aspekt dhe ndarja eshte me evidente se kudo dhe duket sikur ky eshte vend problematik ose me problematik se te tjeret eshte sepse qe nga ndarja e Theodhosit, dhe sidomos edhe ne zonat e bregut ku kane pas mundesi te ikin ne perendim, ka ekzistuar nje element qe ka variuar nga 10% deri ne 20-30% perendimor ne mentalitet. Ne Greqi kete gje nuk e gjen fare, ke uniformizem bizantin(Helen), qe eshte nje rrumpalle dhe ajo, thjeshte rrumpalle qe atyre i duket me fisnike se nuk pellet njeri ne 5 te sabahut si ke ne. Fatkeqia ketu eshte e atij 20% Shqiptar qe jeton mes ketij llumi rrajonal, dhe lufta e tyre per ta orientuar dhe pjesen tjeter te vendit e me shprese gjithe Ballkanin nga perendimi. Mirepo kush te le. Enveri keta njerez i masakroi, Orthodokse e Muslimane i la te lire, pikerisht zhduki pjesen tjeter.

      Nese doni te beni dallim, shkoni ne Greqi, Shqiperi e pastaj futjani ne Kroaci te shikoni se cbehet. Dhe provoni ti thuani Kroatit Ballkanas ku t’ju shofi me habi.

  10. mirel says:

    Sa me shume i afrohem Epirit aq me shume i largohem Greqisteve.
    Jane diku ne Afrike.

  11. Sum Gruda says:

    Eshte nje pershkrim i shkurter vetem i sakte dhe as i gjate.
    Shqiperia ka mbetur mes dy rrugeve te mesjetes dhe te Rilindjes se shqipetarit. Per plote me lule qe ngjyrosin cdo katunde dhe qytet ne
    Shqiperib ku nuk munde te gjejshe kun tjter vende ne Bote as ne Indi dhe Kine me shume ngjyra ne kostumet kombetare te tyre, instrumentave dhe mekodive te muzikes deri tek ajo e Mediterranse qe eshte e vetmja ne bote. Ne veri eshte melodija e Alpeve qe tregojne sa te vjetra jane kenge “per maje krahit”. Shqiperia eshte dhe popullsia me e bukura dhe me e afta ne Europe.

  12. rolandb says:

    Pershkrim shume siperfaqsor!

    Pse te shkruash gjithe keto llafe, nja 5 – 6 foto do e kishin bere punen me mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje