INTERVISTA/ Braktisja makabre e monumenteve

16 Janar 2013, 11:22Sociale TEMA

Arkitekti dhe eksperti i trashëgimisë kulturore, Artan Shkreli thotë se rasti i fundit i prishjes së afreskeve të Onufrit ka ardhur nga indiferenca e organeve të shtetit. Shkreli thotë se plani rregullues për Tiranën neglizhon hapur standartet urbanistike dhe realitetin konkret të kryeqytetit. Ai thotë se difekti kryesor i Lulzim Bashës është ankthi për të kapur trashëgiminë që la pas Edi Rama

Nga Skënder Minxhozi, JAVA

 

Zoti Shkreli, plani i ri urbanistik i Tiranës ka shkaktuar një numër reagimesh nga shoqëria civile, aktorët politikë dhe qytetarët e thjeshtë. Cilat janë rreziqet kryesore që mbart ky plan për të ardhmen e kryeqytetit të Shqipërisë?

E kam theksuar edhe në reagimet e para që ne si shoqëri civile kemi pasur, se defekti kryesor që mbart Plani i Përgjithshëm Rregullues, që Bashkia ka paraqitur, është mungesa e një data-base të përditësuar në bazë të të dhënave reale. Jo se nuk ka pasur data-base, por ai nuk është marrë parasysh. Kështu që edhe përfundimet e konceptit mbi të cilin është ngritur Plani, janë të komprometuara rëndë. Nëse do të rendisja këtu disa nga kolonat e gabuara, mbi të cilat mbështetet ky planifikim, ato janë:

a. Nuk janë marrë parasysh pasqyrat reale të zhvillimit demografik të kryeqytetit. Kështu mbas 20 vjetësh fshikullim të Tiranës, nga emigrime masive nga fshatrat, malësitë dhe qytezat, të cilat kishin ndikuar në uljen e cilësisë urbane të saj, dukej se po miratohej një plan i mirëqenë, i cili më shumë se një plan ndërtimi, ishte një plan rehabilitues i qytetit. Ky ishte i ashtuquajturi Plani Zviceran. Përllogaritjet e rritjes demografike të Kryeqytetit për vitet e ardhshme qenë reale dhe të mbështetura mbi një logjikë statistikore diakronike, dhe garantohej ruajtja e një baraspeshe thuajse ideale midis zhvillimeve të reja dhe konservimeve të qytetit tradicional. Madje ky i fundit “zgjerohej” si koncept, në krahasim me planin paraardhës, atë Francez, të miratuar vetëm 5-6 vjet më parë, e që përfshinte pjesën më të kualifikuar të strukturës urbane të Tiranës-kryeqytet.

Tani, nëse vijmë te plani aktual, të cilin do parapëlqeja ta quanim Plani Basha, ky niset nga një dogmë e paracaktuar apriori, lidhur me rritjen demografike të qytetit. Plani Basha parashikon që 20 vitet e ardhme Tirana-Qytet të bëhet mbi një milion banorë. Ky është gabimi i parë metodologjik i tij, pasi përllogaritjet në terren dhe matjet në kohë, nuk të shpien assesi drejt kësaj shifre. Kështu sipas Bashkisë, në 20 vitet e fundit Tirana-Qytet ka mbërritur në rreth 620.000 banorë, por nga ana tjetër, sipas censusit të bërë publik nga  qeveria, del se ajo ka rreth 420.000 syresh.

Le të mos e paragjykojmë Bashkinë dhe të parasupozojmë që Tirana-Qytet ka sot rreth 620.000 banore. Pra i bie që në 20 vite (nga 1992, kur fillojnë ardhjet e para, e deri në 2012) Tirana-Qytet të jetë shtuar me rreth 370.000 banorë. Në relacionin shoqërues të Planit Basha, parashikohet që deri në vitin 2020, popullata të shkojë në mbi 1.000.000 banorë. Pyetja është e thjeshtë: si do t’u shtuaka Tirana në 7 vitet e ardhshme me rreth 380.000 banorë të tjerë, kur në 20 vjetët e shkuara është shtuar vetëm me 370.000 banorë dhe për më tepër kur flukset migratore të brendshme dihet se kanë renë drastikisht, e gjithaq kur lindshmëria po ashtu është në rënie dramatike? Nëse do të llogarisim trendin ekzistues (duke u nisur nga vetë grafikët e ofruar nga Bashkia i bie që, jo në 2020-ën siç thotë ajo, por edhe 10 vjet më vonë, në vitin 2030, popullata të shkojë nga 620.000 banorë që është sot, në vetëm 700.000 banorë.

Atëherë pyetja lind spontanisht: cili nga Bashkia mund të përgjigjet se përse i duhet Tiranës një plan zhvillimi kaq i mbidimensionuar (parashikohet ndërtimi i miliona metrave katrore të panevojshme e antiproduktive) dhe se cilat janë baza e politikave të zhvillimit të territorit të Bashkisë Tiranë? Kjo është një çështje shumë serioze, nga zgjidhja e së cilës përcaktohet krejt ecuria e mëtejshme jo vetëm e industrisë së ndërtimit, por edhe e planeve afatmesme të investimit të Bashkisë në fushën e infrastrukturës primare e asaj sekondare.

b. nga materialet e paraqitura, arrihet në përfundimin se planifikuesit urbanë nuk kanë patur (ose nuk kanë marrë në konsideratë) disa nga elementet e domosdoshme, mbi të cilat ndërtohen të ashtuquajturat “pengesat urbanistike”, siç janë: harta e saktë dhe e azhornuar e hapësirave muzeale dhe objekteve monumentale, në të tri shkallët e kualifikimit të tyre – mbi dhe pranë të cilave nuk mund të planifikohen zhvillime dhe realitete ndërtimore me struktura të reja; harta e lulishteve dhe parqeve ekzistuese (pavarësisht nga pronësia e tyre) mbi të cilat nuk mund të ndërtohet; harta e korridoreve ajrore, bazuar mbi trëndafilin e erërave dhe statistikat e reshjeve të ndryshme – të cilat janë përcaktuese për drejtimet, intensitetet dhe lartësitë e strukturave që do të propozohen; harta apo grafikët e siluetave dhe peizazheve arkitekturore e urbane, të cilat duhen respektuar nëse pranë tyre planifikohen struktura të reja ndërtimore; harta e sensibiliteteve mjedisore në shkallë të gjerë dhe ajo e hot-spoteve, të cilat janë përcaktuese për zhvillimin dhe reintegrimin e zonave industriale apo atyre të ndotura në mënyra të ndryshme; harta hidrografike e rrjetit natyral të rrjedhave të përrenjve, shesheve dhe vijave të ndryshme – mbi dhe pranë të cilave nuk mund të ndërtohet; kartografia diagramatike e diellëzimit dhe hijezimit – kusht për zhvillimin e zonave të reja urbane, e kështu me radhë.

Vetëm pas këtyre dy pilonëve të fuqishëm, nis procesi i planifikimit për ndërtime të reja në zonat e mbetura të qytetit dhe ai i rehabilitimit rivlerësues dhe konservimit të zonave “të penguara”. Kjo është “A”-ja e shkencës së urbanistikës, pa realizimin e së cilës nuk mund të realizohen germat e tjera. Sinqerisht nuk mund të kuptoj, pa më shkuar mendja për keq, kriteret mbi të cilat ka punuar grupi i punës. Kjo mungesë kriteresh, ka evidentuar për rrjedhojë rrezikun që i kanoset Tiranës: zhdukjen ose dëmtimin e konsiderueshëm të memories historike, artistike, arkitekturore, urbanistike e mjedisore të asaj çka e bën Tiranën Tiranë, e që e shquan prej çfarëdo qyteti tjetër, sikundër Shkodra apo Ballshi. Me këtë plan që nuk analizon aspak konsideratat e mësipërme, ky qytet rrezikon kodin gjenetik të tij.

 

Ka kaluar një vit e gjysmë qëkurse Lulzim Basha është ulur në poltronin e kryebashkiakut. Cili do të qe një bilanc i punës së tij për këtë segment kohor?

Pyetja e juaj është shumë e vështirë për mua. Di vetëm që administrata Basha, me kohën që ka pasur në dispozicion, mund të krahasohet me punën e administratës Brojka. Ndërsa, sa i përket administratës paraardhëse, mund të them se në një vit e gjysëm, pra në fillim të 2002-shit, Rama kish kryer një Revolucion të mirëfilltë. Ajo çka e dëmton punën e Bashës, mendoj se është ankthi për t’u krahasuar me Ramën, gjë që është e gabuar, pasi sekush ka qasjet e veta, si dhe doza e lartë e folklorizmit dhe anakronizmit në metodë. Stafi Basha ka nevojë të ngutshme për përtëritje konceptuale, ka nevojë për njerëz të rinj, të lirë e të pakorruptuar; ka nevojë për moderní. Puna e Bashës fatkeqësisht ende nuk ka një bilanc, në kuptimin paradigmatik të fjalës.

 

Dëmtimi makabër i një afresku të Onufrit në Elbasan, rikthen në vëmendjen e publikut urgjencën e ndërhyrjes për të mbrojtur e shpëtuar trashëgiminë kulturore. Si e shihni sjelljen e institucioneve të shtetit në këtë aspekt?

Keni përdorur një term të tmerrshëm, por të përshtatshëm. Ajo që ka ndodhur në kapërcyell të vitit të ri në kishën e izoluar të Shëne’Premtes, në Valsh të Shpatit të Elbasanit, është as më pak e as më shumë, por një makabritet kulturor. Afresket e Onufrit nga Neokastra (siç i thonin bizantinet Elbasanit, kur qyteti po ndërtohej) janë unike në krejt hapësirën Ballkanike. Unikale dhe pikë. Njohësja e madhe e këtij arti, Viktori Puzanova, shkriu pasionin e jetës së saj për zbulimin dhe kritikën artistike të pikturës ikonografike të Onufrit dhe i shfaqi Europës një gjeni të pashoq: Michelangelon shqiptar. Mbi veprën e tij u investuan miliona e miliona në restaurime, studime e botime dhe vjen një ditë…

E gjitha kjo, në thelb ishte një krim i paralajmëruar, e aspak një e papritur. Mund të ishte e paprecedent, por jo e papritur. Një valë e papërmbajtshme vjedhjesh e dhunimesh po i bëhet trashëgimisë sonë më autentike dhe shteti rri e vështron i pafuqishëm. Kjo pafuqishmëri, për mendimin tim, vjen nga dy faktorë:

a. Mungesa e politikave të zhdërvjellëta në drejtim të rivlerësimit dhe bërjes së vizitueshme të këtyre objektëeve monumentale të harruara e që përmbajnë vlera unikale dhe mungesa e një sistemi a rrjeti efikas vigjilence, të aftë për të lajmëruar në kohë reale kanosjet e ndryshme ndaj monumenteve. Braktisja e tyre që u bë në vitin 2007 është tashmë proverbiale, kur u hoqën financimet edhe për kujdestarin e fundit të monumenteve. Tashmë gjendja është alerte, por Ministria e Kulturës nuk po e vë aspak ujin në zjarr. Ministri Bumçi duhej t’i kishte prishur gjumin me kohe Kryeministrit për katastrofën që tashmë ka prekur thelbin e trashëgimisë sonë. Por ai ka preferuar të heshtë. Ky është rezultati.

b. Mungesa e masave të marra nga Ministria e Brendshme. Hajdutët dhe dhunuesit ndihen të paprekshëm, pasi asnjëherë nuk është vërejtur ndonjë ndëshkim shembullor ndaj kriminelëve të monumenteve. Kjo gjë nuk ndodhte në kohë të Enver Hoxhës, as në kohë të Zogut, e as në kohë të Turqisë, pasi ata të thyenin dhëmbët dhe dera e burgut qe e hapur frikshëm për këso krimesh.

Por kjo sot nuk ndodh. Shteti nuk i del më për zot thesareve të veta dhe hajdutët e dhunuesit po masakrojnë me shpejtësi gjithçka. Do kish qenë e ndershme, nëse administrata përkatëse do fillonte të analizonte përgjegjësitë, në vend se të thoshte që veprimtarët e Shoqërisë Civile po e politizojnë çështjen. Dikush nga drejtuesit e lartë duhet të dorëhiqet, e dikush nga përgjegjësit e dëmtimit duhet të përfundojë pas hekurave. Kjo do ta ulte furinë vrastare, ndonëse Onufri nuk vjen më.

 

Duket se ka një indiferencë të përgjithshme të shoqërisë ndaj ruajtjes së vlerave historike e kulturore. Ju, si person aktiv i shoqërisë civile në mbrojtje të këtij fondi, si e komentoni këtë pasivitet të publikut?

Po, është e vërtetë. E dhimbshme. Shoqëria Civile ushqehet nga reagimi i Opinionit Publik dhe pastaj bëhet zëdhënëse të tij. Por kjo nuk mjafton. Edhe vetë opinioni publik ushqehet nga reagimi i Shtetit dhe respekti që ai tregon ndaj tij. Nëse shteti nuk vepron, ky respekt mungon, Opinioni mpihet. Kjo e vret dhe Shoqërinë Civile, gjë që shpie në një arbitraritet të Shtetit e kështu me radhë. Eshtë rreth vicioz, i cili nuk duhet çarë. Qeverisjet demokratike këtë e dinë mirë dhe e kanë ngritur në standard, ndërsa ne kemi ende shumë rrugë për të bërë. Ajo çka është më themelorja sot, është emancipimi i shtetit, i cili ndodhet në një batak që shoqëria jonë ndofta nuk e meriton.

 

Çfarë mendoni, si arkitekt, për mënyrën, vendin dhe cilësinë e ndërtimeve në Shqipëri, në dy dekadat e fundit? Cilat janë sipas jush, defektet kryesore që ka shfaqur stili dhe cilësia e ndërtimeve në vendin tonë?

Cilësia e ndërtimeve padyshim që ka ardhur duke u rritur në dhjetëvjecarin e fundit. Por duhet thënë se mënyra dhe cilësia e ndërtimit varet shumë edhe nga niveli socio-ekonomik i vendit. Në këtë drejtim, Arkitektura edhe mund të bëjë përpara në mënyrë spontane (të paktën deri në një fare stadi), por Urbanistika është thuajse krejtësisht e varur nga niveli i përfaqësimit politik të një vendi të caktuar. Kështu kur niveli i përfaqësimit bie, si në rastin e Bashkisë Tiranë, bie edhe niveli i administrimit të problemeve urbane. Tani psh, gjysma e Tiranës po ndërtohet pa leje dhe administrata bashkiake është e pafuqishme të frenojë këtë fenomen. Pasojat e kësaj periudhe për fat të keq do të jenë afatgjata. Në fund të fundit këto janë ndeshtrashat (ngjarjet) e një qyteti dhe Tirana ka të sajat. Rigoroziteti i administratës shtetërore ndikon drejtpërdrejt në Urbanistikë, prandaj dhe rëndom thuhet se nga planimetritë e qyteteve, shihet rendi politik i një qytetërimi të caktuar. Ndërsa sa i takon Arkitekturës, këtu roli i privatit është më përcaktues  – ndonëse jo krejtësisht. E them këtë të fundit, pasi edhe te privati ndikojnë kodet shtetërore të projektimit. Mungesa apo parregullsia e kodeve krijon kakofoni edhe në arkitekturë, kjo vërehet kudo në Tiranë. Kujtoj fjalët e Daniel Libeskind-it, që kur pa hotelin në trajtë aeroplani pranë Rinasit, tha: Për Zotin, ju shqiptarët keni një fantazi prej arkitekti!

Gjithsesi, përtej shakave, ironive e të vërtetave, ka ardhur koha që projektuesit të orientohen rigorozisht nga standardet europiane, qoftë sa i përket normativave të projektimit, qoftë sa i përket normave teknike mbi detajet, efiçensën e energjisë, eurokodeve etj. Ajo që pritet nga konsumatori sot, është jo dhe aq që të ndërtohet bukur, se sa të ndërtohet mirë.

24 komente në “INTERVISTA/ Braktisja makabre e monumenteve”

  1. tourkofagos says:

    si mund te ruajne kulturen e vjeter kristiane dhe veprat e Onoufri-it, fara e keqe azere…….!!!! do te ishte ABSURDE!

  2. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

    Te tere kishat ne vend,edhe ato monument kulture duhet t’i kalojne nen mbIkqyrje kishes sone orthodokso-helenike.
    Kryepiskopi yne ,Hiresia e Tij Janullatos, duhet te meshoje ne keto kisha ne menyre qe shqiptaret, qe si popull jane antiorthodokso-helenike, te mos kene mundesi te vene dore mbi kishen tone te shenjte HELENIKE.
    …..
    Gjithashtu , ju bej thirrje te gjithe orthodokseve homogjene helenike ne Shqiperi qe jane jo pak ,por mbi 600 mije syresh, te forcojne sa me shume radhet nen drejtimin e PERCUESIT ME TE MADH te KULTURES HELENIKE ne Shqiperi,pasuesit te denje te Shen Kozmait ,Janullatosit….

    1. albana says:

      Ti rri urte me kulturen helene se duhet te zbresesh shume poshte,po shume ama, qe ta gjesh.
      Jane kisha ortodokse shqiptare e te vetmit qe kane interese ti shkaterrojne jane ata si puna jote qe vetquhen helen.

      1. skandro says:

        Moj Albana-shqipetarka,meso se para disa dhjetra viteve,ne ikonat e manastirit te shen Naumit ne Pogradec-Maqedoni,ishte bere gervishtja e syve.Per kete maqedonasit akuzuan shqiptaret,ndersa shqiptaret u mbrojten me…”Ata qe ndertojne diçka,nuk e shkaterrojne “…Mbrojtje e bukur,apo jo??? E jo,se ata qe e ndertuan ishin orthodhokse,jo arabo-turkoshake…Shiko shketerrimet qe vazhdojne te bejne,me ato mendesite e tua tipike turqiko…

    2. dritani says:

      “kishes sone orthodokso-helenike”?!!!

      Prandaj s’duroheni ju!!! Prandaj dhe ne ortodokset shqiptare para 100 vjetesh ju thame: “a c’na cani bythen”!!!

    3. LIQUID says:

      N.q.s se ti quhesh janaq dhimitraqi atehere une jam kinez .Fakti qe ironizon me emra ortodoksesh per tu dukur gjoja si grek i ndezur te ben akoma me patetik nga ai qe je .Me greqine duam apo jo kemi plot 2000 vjet histori ,nese dikujt nuk i pelqen fakti ose provon te kunderten, te marri nje shishe uthull dhe ta pije me fund.Keshtu qe i nderuar janaq ose me mire jaho, fakti qe mua si ortodoks shqiptar kerkon te me kalosh per grek nuk me ofendon shume ,Me pak fjale vazhdo punen qe ke filluar se gjate rruges do gjesh njerez qe e mendojne si ty ,por nqs je janaqi i vertete rishikoji edhe nje here ato qe ke shkruar se ne dime ti tregojme te tjereve se kush jemi, dhe kemi qene ne historine e kultures shqiptare

      1. tourkofagos says:

        komentuesi i mesiperm eshte korrak turkoshqipfoles 24 karat,dyfytyresia e nje arapi eshte mese normale,pune arapesh…..

    4. me xham apo pa xham says:

      Janaq o langaraq…e di diferencen midis Helenizmit dhe Ortodoksizmit, jane dy terma krejt te kunderta? Biznatinet ortodoks quanin Helen ata qe vazhdonin te praktikonin poliethizmin, pra nuk kishin adoptuar ende monotheizmin. Ik tani edhe hap ndonje liber me teper se librin e Janullatosit. Ishte ortodoksizmi qe e shkaterroi Helenizmin e lashte, pjese e Iliro-Pellazgve.

  3. Ku e ka hallin Doktori e ku ju ref pushka ju. Lenja mer Evrops me u mor me kulturen se nuk na hyn hiq n’pun

  4. dritani says:

    Kur ben edhe ky moral te cahesh!!!!!!!!!!

  5. Gjergji says:

    Votuam Bashen, ta mbajme me shendet! Ajo qe i ka ndodhur Onufrit do ti ndodhe Tiranes tani.
    U be mbi dy jave qe ky skandal ka plasur sheshit. Nuk kuptoj se cka bere shteti tere keto kohe? Pse nuk kemi asnje reagim per te na shpjeguar se cfare po behet? Eshte e turpshme se ku kemi arritur!

  6. islamiku says:

    te me falni,, nuk mar vesh nga politika/
    nje pyetje kam:
    ju si grupim i perkisni orthodokseve apo jeni nje leve e Edi Rames, i cili kerkon te mbuloje mutin me shurre, per Censusin, gjasme iu hap barku per orthodoksine, pasi Berisha i nxori me 6%? ne te kundert i thoni talebanit Auron Tare se ska asgje te perbashket me Kishat bvizantine, ato jane pasuri e orthodokseve dhe se cfar jane e dine vetem ata.

    1. leonardi antwerpen says:

      Census i leshit 6 perqind ortodoks
      Vetem cigan ortodoks jan mbi 10 perqind

  7. Berlin says:

    Ik mer shkrel se ske ftyre ti me fol per kulture arkitekture e mbrojtje monumentesh !!!

  8. Horri i Bulevardit says:

    Fajin e ka vete Onufri, qe keto piktura madheshtore nuk i beri ne vucidol, por gjeti kishat e Shqiperise se Mesme, ai duhet ta dinte se kur vjen nje i paudhe ne pushtet, kerkon qe cdo gje te filloje nga koha e tij e pushtetit.

  9. po cja dhjeve atij jahos more hahaaa

  10. luli.shtino says:

    Po ke qene drejtor ore SHKREL, cfare bere atehere? Nje vere ne uje!!! Vodhe e shite sa deshe tani thua “Kapeni hajdutin”. Po gruan per cfare ta mori Edi e ta beri deputete se ishte e mencur? Nje pesanjose ka qene ne fakultet e tani na flet me gjuhen e Fishtes dhe si gjysem lezbike. Ta beri deputete sepse te mirenjohu vjedhjen e ikonave dhe te pjese qe i derdhej.Te gjithe njesoj silleni kur vini ne pushtet. Mjere proletaret qe ju lexojne!

    1. Horri i Bulevardit says:

      Pushtetin e ke, prokurorine e ke gjithashtu, gjykaten perseri e ke tenden, SHIU-un perseri eshte ne shrbimin e pushtetit, presidentin sbehet fjale, shko dhe denoncoje, se ky ka vjedhur ikona me Edi Ramen, jepi mos na sill ketu brockulla fhpifese se dicka do te mbetet, ndersa une te denoncoj ketu se ky nuk eshte pushteti im, qe te denoj vjedhjet e familjes Shtino, vjedhje ne bashkepunim me zonjen Liri Berisha ne dem te jetimeve, me ane te organizatave joqeveritare, ne dem te foshnjave pa prinder, ku donacionet futen paturpesisht ne xhepat e familjes Berisha, ku pa gje nuk mbetet edhe familja e Aida Shtinos.
      Keto qe ti deklaroj do te dalin kur ne pushtet mos te jete diktatori, ku drejtesia mos te jete pjese e pushtetit te familjes, atehere shume gjera nje nga te cilat edhe kjo, do te demoskohen dhe denohen me rreptesi duke ju cjerre fytyren tuaj si mbeshtetes te jetimeve, kur spo lini gje pa vjedhur.
      Per ate lart qe ti deklaron, shko denoncoje dhe fiton se pushteti dhe drejtesia jane nje, jane ne dore te diktatorit, aty ku familja jote ka bere shume paudhesi.

    2. nora says:

      Cfare nuk degjon njeriu nga njrerezit e Brerishes. Ledi pesanjose??? Ledin e kam patur ne fakultet dhe ishte nder shume te paktat qe nuk kishte asnje nente ne libreze. Te gjitha dhjeta. Turp nt’ju vije!

    3. Nora says:

      Cfare nuk degjon nga njerezit e Saliut. Maloket nuk kane brire. Ledi pesanjose? Une e kam patur ate ne fakultet dhe ka qene nder shume te paktat qe ne libreze i kishte te gjitha dhjeta. Gjithe brezi im e mban mend kete. Turp t’ju vije!

  11. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

    Amani o njerez sa te ashper e te pagdhendur qe jeni!! Po nuk guxon njeriu te thote hapur mendimin e tij…
    Po ,une jam orthodoks e jam krenar per kete.Jam homogjen ,e jam krenar per kete.
    Ne te gjithe e dime se orthodokset i perkasin etnosit helenik,kjo eshte e verteta lakuriqe,dhe habitem me ca shqiptare te fandaksur qe duan medoemos qe edhe ne orthodoksit te jemi shqiptare!!Ky eshte kulmi,kjo eshte e papranueshme.
    Halli i ketyre shqiptarve nuk eshte komuniteti orthodokso-helenik prej mbi 600 mije vetash ne Shqiperi,por toka e tyre,pra duan token tone e jo ne orthodokseve.
    Prandaj,ka ardhur koha qe orthodoksit ta tregojne forcen e tyre ne zgjedhje,duke mos i dhene asnje vote Sali Berishes, qe ka dy te keqija te medha: eshte malok nga veriu,dhe eshte muzulman…
    Te gjithe votat per Edi Ramen se eshte orthodoks e dashamires i Janullatosit.Flm per mirekuptimin.

  12. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

    Amani o njerez sa te ashper e te pagdhendur qe jeni!! Po nuk guxon njeriu te thote hapur mendimin e tij…
    Po ,une jam orthodoks e jam krenar per kete.Jam homogjen ,e jam krenar per kete.
    Ne te gjithe e dime se orthodokset i perkasin etnosit helenik,kjo eshte e verteta lakuriqe,dhe habitem me ca shqiptare te fandaksur qe duan medoemos qe edhe ne orthodoksit te jemi shqiptare!!Ky eshte kulmi,kjo eshte e papranueshme.
    Halli i ketyre shqiptarve nuk eshte komuniteti orthodokso-helenik prej mbi 600 mije vetash ne Shqiperi,por toka e tyre,pra duan token tone e jo ne orthodokseve.
    Prandaj,ka ardhur koha qe orthodoksit ta tregojne forcen e tyre ne zgjedhje,duke mos i dhene asnje vote Sali Berishes, qe ka dy te keqija te medha: eshte malok nga veriu,dhe eshte muzulman…
    Te gjithe votat per Edi Ramen se eshte orthodoks e dashamires i Janullatosit.Flm per mirekuptimin.
    Po verej ca hipokrite ,ketu nder komentuesit,qe me paciperine e tyre,duan te hedhin balte mbi kishen tone orthodokse e mbi Hiresine e tij Kryepiskopin Famelarte Janullatos.
    Kot e keni,kot qe mundoheni,komuniteti yne kurre nuk ka qene me i forte se sot nen drejtimin e te madhit Janullatos.

  13. zum zum says:

    keto kisha i prishin njerzit e vene nga spahui turku , keta po na izolojne nga evropa , na duan shtet islamike . zghou popull , eshte trash gimia jone , eshte kultura qe na i lane te paret , dardani ,rami , kane ardhur ne shqiperi me misionin e alkajdes , poshtersira , mbeturina osmane psssssssss.miloshevici e ka fain qe si zhduku me nam dhe nishan , e di qe do me shajne ,por kjo eshte e verteta populli im

  14. fiku says:

    e mbaroi pallatin tek ish kinema republika shkreli ??? apo po pret qe te vije edushi ne pushtet qe te mbledhe ca para ??? po aty tek pallati qe po nderton ky sikur ka qene nje kinema e cila u prish per pallatin megjithese per te ishin shpenzuar miliona nga parate e taksapaguesve shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje