Vetëvrasjet arrijnë nivele alarmante: 3 mijë persona tentojnë t'i japin fund jetës në një vit

16 Janar 2013, 11:28Sociale TEMA

Shifrat e vetëvrasjeve në Shqipëri kanë arritur në nivele alarmante. Brenda një viti rreth 3000 persona kanë tentuar t’i japin fund jetës.

“Toksikologjia është zhvendosur në QSUT që prej muajit mars. Gjatë këtij harku kohor janë paraqitur 6500 deri 7000 raste. Kryesisht janë diagnoza me helmim akut ase mbidozë. Problemet më madhore janë me alkoolin dhe drogat që zënë mbi 60 % të rasteve. Pastaj vijën overdozat me preparate medikamentoze, kemi pasur rreth 1500. Të tretat renditen agrokimikatet që përdoren për qëllime bujqësore, ku janë 1000 deri 1500 raste. Është një problem madhor mjekësor dhe social, që ka tendenca në rritje. Kjo është evidente”, shprehet Zihni Sulaj, shefi i Qendrës së Toksikologjisë.

Sulaj shprehet se këto shifra janë maja e ajsbergut, sepse shumë persona në tilla raste trajtohen dhe me teknika popullore.

“Tek ne faktet janë kokëforta. Kemi numër alarmant të vetëvrasjeve përmes vetëhelmimit, që është baras me aksidentet rrugore. Është shkak madhor i humbjes së jetës. Nuk është e pakët që nga viti 2000 e këtej të regjistrojmë nga 2 ose 3 produkte 300 deri në 400 vdekje në vit. Është bërë e famshme tashmë fotoksina. Më duhet të tërheq vëmendjen edhe për ju mediat. Kam frikë se dhe reklamimi i metodave të vetëvrasjes ka ndikuar. Media ka marrë zhvillim sidomos dekadën e fundit, ndërsa fotoksina ka ekzistuar në treg që prej 20 vjetësh”.

I pyetur për një rikryerje vetëvrasje, mjeku përgjigjet se: “Rreth 85% e rasteve i rikthehen aktit të vetëflijimit. Femrat në përgjithësi janë më të predispozuara për të bërë gjeste suicidale në moment krize kalimtare, emocionale. Mosha është përgjithësisht nën 18 vjeç deri në 80% të rasteve. Vdekshmëria po t’i referohesh totalit të rasteve arrin deri në 6%”, deklaron  Sulaj në një intervistë për gazetën Panorama.

Mjeku pohon se duhen marrë masa për të mos lejuar tregtimin e  pesticideve pasi vdekshmëria nga pesticidet është shumë e lartë dhe shkon deri në 80%.

22 komente në “Vetëvrasjet arrijnë nivele alarmante: 3 mijë persona tentojnë t’i japin fund jetës në një vit”

  1. Tirana says:

    E TMERSHME CFAR PO NDODH ME KETE POPULL ? NUK BESOJ QE TE JETE SHKAK
    VARFERIA , KA VENDE ME TE VAEFERA SI INDIA , AFRIKA VIERNAM POR KETO NGJARJE NUK NDODHIN .

  2. tourkofagos says:

    nqs keta 3000 do te bashkonin forcat ndaj politikaneve fashiste te qeverrise Berisha,nuk do te kishte mbetur ”sulltan/politikan”ne kembe…………sa keq!

    1. Vlora says:

      e kane te veshtire njerezit e shkrete te mesohen me kete mirqenje te larte qe ka palsur ne shqiperi.

      nuk dine ku ti shpenzojne parate. ishin mire fukarenj

    2. Oj ti. Po pranaj osht tu punue Doktori dit e nat me na fut te 3 venet e para n’bote se duke qen te katrit me mirqenie ka me pas gjithmone probleme

    3. Ben Chicago says:

      Pas 23 Qershorit parashikoj nje rritje te madhe te vetvrasjeve ne vend.

  3. ALTIN says:

    Halli madh na ka zene ne shqiptareve
    Enveri na vriste per nje llaf goje per 40 vjet.
    Saliu na ka bere per te vrare veten, deri tani jane plot 22 vjet .
    Kush eshte me i mire ?
    I pari apo i dyti ?

    1. mike says:

      hallall altin, nuk ka zberthim me te mire te kesaj situate.
      bravo

    2. mike says:

      tamam altin, nuk ka zberthim me te mire te kesaj situate.
      bravo

    3. migenatresa says:

      Saliu e Fatosi e ILir koklopa. Fajin e kemi vete se jemi budallenj e te keqinj per njeri tjetrin.

  4. POPULLI says:

    Enver Hoxha e shumefishoi popullsine, kurse sistemi kapitalist po e

    shumepakeson.Ky eshte ndryshim shume kuptimplote.

    Ne kohen e E.Hoxhes, 95% e popullit jetonte e vdiste me dinjitet,kurse

    ne sistemin kapitalist 95% e popullit jeton me halle,brenga,qe

    detyrojne qindra njeraz ti japin fund jetes parakohe. Ky eshte

    ndryshim shume kuptimplote.

    Cdo fjale tjeter eshte e kote.

    1. ALTIN says:

      Populli
      Ju falemderoj per sqarimin
      Per çka ke shkruar duke ju referuar statistikave absolutisht qe ke te drejte
      Pas luftes se dyte boterore Shqiperine e gjeti me rreth 1 milion e gjysem banore
      Dhe ne vitet 80 popullsia ne territorin e Shqiperise arriti ne 3 milion , dmth dyfishim
      Do te isha kurioz gjithmon i bazuar ne statistika te dija
      1)Sa persona kane qene te vetevrare ne periudhen 1945_ 1989 (komunizmit)
      dhe sa rezultojne ne periudhen pas komuniste?
      Ndermjet ketyre sa femije nen moshen 18 vjeç rezultojne te vetevrare?
      2)Sa persona jane vrare me arme zjarri dhe te vdekur neper aksidente ne periudhen e komunizmit(per te gjitha motivet, politike e sociale) , dhe sa rezultojne ne periudhen e pas komuniznit
      3)Sa femije rezultojne analfabet ne periudhen pas komuniste ?pasi ne komunizem dihet qe anlfabetizmi u zhduk
      4)Papunesia , Sa perqind e popullates rezultonte e papune dhe sa eshte sot ?
      E pra jane keto disa pyetje ne mes shume e shume te tjerave qe do te me pelqente te dija diçka, dhe qe çdo kushi tja bente vehtes .

      1. POPULLI says:

        O Altin. desha te saktesoj nje gje, se pas clirimit popullsia e
        Shqiperise nuk ka qene 1,5 milion banore, por 850.000 banore dhe deri ne v.1990 ariti ne 3,2 milion banore, pra u katerfishua.

  5. e verteta says:

    Lexoni se c’thote mjeku i spitalit,jo sic modifikohet ketu ky lajm…

  6. anticensurë says:

    “Shifrat e vetëvrasjeve në Shqipëri kanë arritur në nivele alarmante. Brenda një viti rreth 3000 persona kanë tentuar t’i japin fund jetës.”
    po ta marrim këtë frazë si përmbledhje të artikullit,atëherë nuk vërtetohet nga thënjet e shefit të qëndrës së helmimit!
    ai flet për 300 deri në 400 vdekje në vit!
    nuk e di a quhet çdo lloj helmimi tentativë vetvrasje,apo thjeshtë titulli është ndjellës për të lexuar artikullin???

  7. Jona says:

    Cudi ne nje vend me ekonomine e kater ne bote te kete kaq vetvrasje!!!
    por ne fakt ai vend vetvritet cdo dite nga pak qe kur Sali Berisha eshte ne pushtet; Enverin e kam urryer por urrej me shume Berishen, sepse genjeu, mashtroj, e pa folur ketu per skizofrenine qe e karakterizon…

  8. kel ukaj says:

    Njerzit jane te lumtur te vdesin me shume se te jetojne. Kjo sepse jemi vendi i katert ne bote. Sigurisht Sala i ka analizuar me laps ne dore keto fenomene te reja. Jane te paafte ashtu si 1.500.000 shqiptare qe kane preferuar te ikin nga shqiptaret se sa te vetvriten. Dikush kete e quan sistem kapitalist nuk eshte e vertete aspak qe jemi ne kapitalizem jemi ne demodiktature e dje me Enverin ishim komunodiktature.

  9. Horri i Bulevardit says:

    Komentuesi Tirana thote qe varferia nuk eshte e vetmja arsye qe tentohet vetvrasje se ka vende me shume te varfera.
    Jam pjeserisht dakort se ka edhe raste stresi nga dashuria e humbur, por varferia eshte si ta kuptosh, se llogarit nje familje qe deri dje Ta lejme ideologjine, kishte ne tryezen e perditshme, nje pjate gjelle dhe buke dhe nje pjate sallate, nuk ishte menu e pasur, por te pakten ste linte te vdisje urije dhe sot po ajo familje ska cfare te haje, ska asnje te ardhur.
    Une te pakten, po te jem ne ate grade, sa qe smund te ushqej familjen time, perpara punes si lypsar, preferoj te bej vetvrasje, se nuk e imagjinoj qe te arrij deri ne ate varferi dhe te dal te lyp.
    A ne qofte se do te kisha lindur ne nje vendi si India e dikurshme dhe te kisha te vetmen pune te lypja, atehere sdo ta kisha problem se sishte faji im qe linda ne nje familje lypsaresh, por te jesh ne nje familje qe deri dje ka patur njefare mirqenie dhe te jesh sot ne skamje, vetvrasja eshte zgjidhja.
    Keshtu qe sduhet te cuditemi.

    1. nentori says:

      Jam dakord me ty por duhet konsideruar se pasuria materiale nuk do te thote detyrimisht lumturi.Te jesh i pasur te ndihmon shume ne mirqenien materiale por nuk te ben te lumtur.Nje nga tre vendet me te lumtura ne bote ne mos gaboj eshte santo domingo nje vend shume i varfer economikisht.Ekspertet e shpjegojne lumturine e tyre ne lidhje me raportet e mire personale qe kane njerezit me njeri-tjetrin ne ate vend.Ne ne shqiperi i bazojme raportet vetem ne baze te interesit ku e ku me perfituar ndonje gje.Bejme nje jete te zymte ku dhe te drejtat minimale qe na takojne duhet me ja blere dikujt.Ne 22 vjet kemi humbur te gjitha arritjet njerezore jemi nje popull pa moral,pa respekt pa ndergjegje dhe parrulla e 22 viteve te fundit eshte ”jeta ime vdekja jote”.Tani nje njeri i sukseshem nuk eshte me ai qe ka nje integritet por ai qe eshte pasuruar nuk ka fare rendesi se si u pasurua mjafton te jete i pasur.Endrat e shqiptarit te mesem eshte ”benci” ”tokat pallati te haj mish dhe te ket shok ndojne deputet.Jemi shume shume larg europes

  10. xhaferri says:

    ENVERI e ka fain i ka lon njerzit pa pun dhe pa buk pranej duan te vrasin veten

  11. al says:

    o qen cikago ketu flitet per dramen e bashkekombesave tane dhe ti e lidh me politiken. nuk e di si jeton atje ne cikago mor qen . a kepare femije qe hane buke thate dhe lot ne sy, ke pare njerez qe cati kane qiellin . dhe ti ben politike me dhimbjen e atyre qe i japin fund jetes pa ja marr zoti vete. ptu rrace e qelbet ,shkerdhate e ndyre. po te kishe perball do te nxirrja fytin per ate hale goje qe ke dhe per njerezit fatkeq.

  12. alban4eva says:

    keta qe vrasin veten jane “kamunista”, sepse Salehu yne i madherishem e ka ba Shqypinine fushe me lule, kena mireqenie ekonomike, jena te dytet ne Europe dhe te katert ne bote..

    cfare kane keta, pse e vrasin veten?? nga mire-qen-ia?? vetem po e vrane veten nga mire-qen-ia, se aresye tjeter nuk ka.. komunista te poshter..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje