Punonjësit e hidrocentralit të Ulzës kanë zhvilluar një protestë për të kundërshtuar privatizimin e tij. Në mbështetje të punonjësve të këtij hidrocentrali ishin edhe Federata e Industrisë dhe Energjitikës, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Qemal Minxhozi si dhe banorë të zonës. Në këtë protestë u kërkua ndalja e menjëhershme e privatizimit të këtij hidrocentrali, pasi me punën në të jetojnë më shumë se 800 banorë të rrethit të Matit e më gjerë.
Në fjalën e tij, kreu i Federatës së Industrisë dhe Energjetikës, Taf Koleci, shprehu vendosmërinë e mbështetjes së punonjësve të këtij HEC-i për ndaljen e privatizimit në mënyrë që 800 familje që ushqehen nga ky hidrocentral të mos mbesin në mëshirë të fatit.
Vetë punonjësit i kanë bërë thirrje qeverisë shqiptare që ta ndërpresin sa më parë procesin e privatizimit, pasi prej dekadash jeta e tyre është varur pikërisht nga ky hidrocentral.
“Ky vend këtu është la me gjak. Ndre Elezi, Ndrec Gjergji, Etem Uka, Gjon Nika me 7-8 vetë të tjerë, vdiqën për të ndërtuar këtë hidrocentral. Nuk mund të shitet kështu”, është shprehur njëri prej punëtorëve.
Ndërkohë që një tjetër përmendi faktin se kishte kontribuar për PD-në duke qenë anëtar i saj, por tani rrezikonte të mbeste pa punë: “I bëj thirrje zotit Berisha. Unë jam ndër anëtarët e parë të PD-së, që kam kontribuar. Kujtova se do fitojmë dhe do shpëtojmë. Por ja ku jemi sot. I bëj thirrje t’i vejë gishtin kokës se ky Hidrocentral do mbrohet me gjak”.
Edhe më e ashpër ka qenë një tjetër punonjëse prej vitesh e këtij hidrocentrali.
“Unë për vete jam në punë. Në qoftë se dal nga puna, ja po i them edhe Policisë së Shtetit, le të më vrasi që tani, sepse unë dua të rris fëmijët. Kam fëmijë në shkollë, paguaj bursë, paguaj rrobat, paguaj për të ngrënë e për të pirë dhe nuk ja dal dot. Ju lutem vini dorë për këtë popull”, ka thënë me ton të ashpër kjo punonjëse.
Në mbështetje të protestës së punëtorëve dhe në mbrojtje të të drejtave të tyre ka dalë edhe deputeti i Partisë Socialiste, Qemal Minxhozi, i cili është shprehur:
“Nuk mund të mbushet arka e shtetit e boshatisur me djersën dhe kontributin tuaj. Qeveria të gjejë burime të tjera për t’i bërë ballë krizës. Vlera që qeveria do të marrë nga shitja e Ulzës, Shkopetit dhe dy Bistricat, është e barabartë me punën e këtyre hidrocentraleve për 5 vjet”.
Nga ana e tyre përfaqësuesit e Federatës së Industrisë dhe Energjetikës, si dhe punonjësit e hidrocentralit Ulëz, kanë paralajmëruar se do të përshkallëzojnë protestën, në rast të mos reagimit nga ana e qeverisë.
ore ju punetore te hidrocentralit, po paskeni qene “komunista” fare ju, njesoj si Edi Rama..
po lereni ore Salehun te privatizoje kete vend, a jena duke hec perpara (per-parà) apo jo??!!
lereni Salehun ti shese te gjitha.. ai per te miren tuaj e ka..
Punonjes pa dinjitet, te paafte, idjoter qe jetone me te kaluaren. E dini pse nuk duan privatizim? Sepse jane plotesisht te paafte dhe po te vi privati do i shporre te paaftet dhe do marre te rinj energjike dhe profesioniste. Keta komunistat duan vetem te marrin rrogen kot. Plehra!
Keta jane ca dembela qe se kan shoket. Ju kap pas thene para 20 vitesh punoni o lejeni, e tash ka ardhe koha ta marre Saliu. Si ta marre Saliu ta shohim, punoni o nuk punoni, e jo vetem kete, por per te hyre ne pune duhet te paguani nje rryshfet te mire. Qena e horra, horri e greku ju vjen hakut. Ju thosha paguni dritat, me thonin te vrasim! Faleminderin ju thoja une, do ta gjeni tani e keni gjetur. Ne demokraci duhet te punojme shume ju thoja. Eeehhh kemi punuar ne komunizem boll. Tani ta shihni do cofni per buk, po shyqyr keni 23 qershorin para e jua jep ndoj thes miell Salia. Mbrapa, mbrapa, …
Ok me komentin ,perveç fjalise se fundit qe duhej ta shkruaje perPARA.
Cfare jane keto derdimena qe dalin ne proteste qe mos te shitet hidrocentrali, turp te kene. Cfare kerkojne keta qe ta pervetesojne dhe na tregojne se per hidrocentral per ta ndertuar paskan edhe vdekur. Por, kush i tha atyre qe te punonin aq fort qe te jepnin jeten dhe shpirtin per kete hidrocentral. E kujt i hyne ne pune. Del tjetri dhe thote jam anetar i PD-se, me kete rast gajasem se qeshuri, akoma se ke kuptuar qe PD-ja partia e juaj qe militon te ka ushtar. Ushtari zbaton urdherin, pastaj del ne raport ne qoftese nuk i pelqen urdheri qe ka zbatuar. Amani bre mos e shqetesoni pronarin e hidrocentralit dhe te gjithe Shqiperise fortlumturine e tij Sali Berisha. Mos te shqetesoni bashkeshorten e tij mjeken e femijeve Liri Berisha, e cila kujdesohet per femijet tuaj njelloj sikur te ishin te vetet. Prandaj mos keni gajle se jeten e keni te siguruar. Po te keni probleme se mund te ngelni pa pune keni studion ligjore te se bijes Argita Berishes, ajo do te beje te pamunderen t’ju ndihmoje se ja mbledh babes se vet dy kembet ne nje kepuce. Po djali i tij Shkelzen Berisha ne qoftese merziteni shume ju sjell sa te doni lende shperthyese dhe te hidhni vehten ne ere si hodhi edhe Gerdecin, por nuk harroj te hjedhi edhe burrin e halles se vet se donte fort. Prandaj mblidhni forcat, duke mos ditur se sa te forte jeni dhe te organizuar dhe mos lejoni qe t’ju luajne me fatet e juaja, te femijeve dhe familjeve te juaja. Sepse Sali Berisha eshte vetem nje llapazan i palodhur, shume llafe dhe fare ose aspak pune sepse eshte ngaterrestar dhe intrigant, per me teper percares, mashtrues. Tung.
Mendoj qe kesaj proteste duhet ti bashkohet i gjithe populli dhe opozita. Po luhet me pasurine tone kombetare dhe te ardhmen e atdheut!
gjoja berisha po ben ekonomi te lire si angloamerikanet po shko pak ne angli i shesin pasurite strategjike ???????? e provoje muhamed alfaied qe nxorri nafte ne pronen e tij private ne angli ja moren duke i dhene nje shpjegim te vetem eshte pasuri e anglise !!!!!!! te shetesh kampin e energjise si psh franca ka 52 centrale berthamore a llogarit ndonje me i marre ne koncesion pale ti privatizoje???????? eshte njelloj sikur te privatizosh ushtrine…
Privatizimi i hidrocentralit nuk ka pse te behet por ndrhyrja e ushtarit te Kol Nikollajt mbase e kthen kete privatizim,por kam frike se mos ndodhe si me ACR(punonjesit ne minieren kromit)qe do te protestonte po te nos i zgjidheshin kerkesat e punonjesve,sa here qe nderhyn konfederata e Kol Nikolleajt( sepse tashme ajo keshtu eshte pakezuar), punonjesit(te cilet Kol Nikollaj o quan sindikaliste) e kane “ngrene” me dysh prandaj lerini punonjesit z Nikollaj dhe largohu bashke me ate dordolecin qe e nxjer si kryatar te Federates se industrise se eshte turpi i sindikalizmit ai qe eshte bere me hajdut se ty.
Jeni kujtuar me vonese te nderuar punetore, pronare te tokes se permbytur, sindikaliste dhe z.Deputet.
Procesi i privatizimit te HEC Ulez etj ka filluar shume kohe me pare. Ku ishit ju protestues? Apo bete rolin e strucit?
Pse nuk proteston asnje nga personeli inxhiniero-teknik? Po pushteti vendor : Komuna, Qarku? Po deputetet e PD, apo ata jane dakort – le tua thone protestuesve.