Uji vërshon në banesa, paralizohet jeta për shumë banorë (VIDEO)

18 Janar 2013, 20:11Sociale TEMA

Shirat e rrëmbyeshëm të 48 orëve të fundit kanë paralizuar jetesën për shume banorë, ndërsa kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe në tokat bujqësore.

Qarku Lezhë paraqitet me problematik, e konkretisht tre fshatrat, Balldre, Kolsh dhe Shëngjin, ku lumi Drin ka dalë nga shtrati duke vërshuar në banesa, raporton Vizion Plus.

Shtëpitë e mbi 30 familjeve në fshatin Kakarriq të komunës Balldre nga mesnata janë nën ujë. Ndërsa mësimi në disa shkolla nuk u zhvillua. Kjo situatë, që përsëritet çdo vit në qarkun Lezhë nuk ka gjetur zgjidhje.

Kryetari i komunës Balldre dorëzohet përballë këtij faktit, duke thëne se komuna nuk ka fonde për të shmangur situata të tilla. Probleme janë vërejtur edhe në portin e Shëngjinit.

Situata mbetet problematike edhe në Kurbin. Në fshatin Gjorm rezultojnë 50 hektarë tokë bujqësore e përmbytur. Ndërsa rreziku sa vjen dhe bëhet me kërcënues për 8 familj të kësaj zone. Përmbytjet janë prezent edhe ne Patok dhe Fushëkuqe të Kurbinit. Si pasojë e reshjeve të dendura, një defekt elektrike ka ndodhur në qytetin e Kukësit, çka ka bërë që nga nata e djeshme e deri më tani qindra banorë të mbeten pa energji elektrike.

Defekti në linjën e energjisë Fushë-Arrëz- Kalimash ende nuk është riparuar nga kompania.

21 komente në “Uji vërshon në banesa, paralizohet jeta për shumë banorë (VIDEO)”

  1. fieraku4u says:

    NE FIER…ESHTE KA VAJTUR UJI 1-METER LARTESI, SA ESHTE PERMBYTUR DHE URA ME SHKALLE.

    BAFTJAR ZEQO, KY PLER E PA RECIKLUSHME QE E KA LENE FIERIN NE ATE GJENDJE.

    1. DREJTESI says:

      Ne te tilla raste fjala e pare qe duhet thene eshte: Rrnofte Vucidoli bre burra,a kuptoniii !

    2. Prec Ulaj says:

      Fieraku4u,
      Drejtoje tyten nga duhet, jo nga te pelqen ty. Me sa duket do jesh kontigjenti Kosovar i Dermenasit qe nuk e ze me goje Qeverine e shpelare.
      Permbytjet edhe ne Shtete si Amerika perballohen nga Shteti, jo nga Bashkia.
      Nga permbytja ne NY, hapi thesin e buxhetit shteti, jo Bashkia.
      Shteti punon per shtrat lumenjsh, hidrovore, kanale , kolektor qytetesh.
      Qyteti ka buxhet per nje kolektor lidhes, jo kryesor.

    3. Prec Ulaj says:

      Fieraku4u,
      Drejtoje tyten nga duhet, jo nga te pelqen ty. Me sa duket do jesh kontigjenti Kosovar i Dermenasit qe nuk e ze me goje Qeverine e shpelare.
      Permbytjet edhe ne Shtete si Amerika perballohen nga Shteti, jo nga Bashkia.
      Nga permbytja ne NY, hapi thesin e buxhetit shteti, jo Bashkia.
      Shteti punon per shtrat lumenjsh, hidrovore, kanale , kolektor qytetesh.
      Qyteti ka buxhet per nje kolektor lidhes, jo kryesor.
      Shkodra shiti makinat dhe bleu komardare, eshte pregatitur nga Xhozi.

      1. nyc says:

        Do te shtoja edhe dicka tjeter per fierin. Mos i’u tha Baftjari fierakeve te nederrtojne anes Gjanices? Po te dalin dhe te shesin anes lumit prape Baftjari i tha? Cdo getto do ta kishte zili ate vend. Kur ka dal gjanica me duket ne ’81 ose ne ’82, u permbyt vetem kendi i lojnave dhe klubi i pleqve, dhe disa bodrume aty afer. Por atehere anes lumit kishte peme, dhe mbrojtese, po tani?….

  2. avni rustemi says:

    E meritojne-jane te pagdhendur-nuk dine te votojne, shikojne, gjykojne dhe jetojne.

    Nje popull qe genjehet lehte dhe s’nxjerr mesime nga e kaluar-quhet i pa emancipuar.

    Protestoni kur me humbjet te kaloni ne minus-se tani jeni ne xero qe te gjithe bashke dukeni shume dhe pa vlere.

    Avniu

  3. Zef Shkodrani says:

    Ja! Ta po shkon Zhozi e i ngushhllon me do fjal t’ambla:
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/benvenuti-venezia.html

  4. avni rustemi says:

    E meritojne-jane te pagdhendur-nuk dine te votojne, shikojne, gjykojne dhe jetojne.

    Nje popull qe genjehet lehte dhe s’nxjerr mesime nga e kaluara-quhet i pa emancipuar.

    Protestoni kur me humbjet te kaloni ne minus-se tani jeni ne xero qe te gjithe bashke dukeni shume dhe pa vlere.

    Avniu

  5. Vlora says:

    mos u genjeni o njeres me nje thes miell qe ju japin.

  6. sn0m says:

    ore po ku seshte lajm, keto e kane mesu notin disa here. Ca problemi ka qe ka vershu uji?

  7. Horri i Bulevardit says:

    Hudhni ngjyre blu ne uje qe ta morrin vesh peshqit qe kane kaluar kufirin dhe kan hy ne salistan dhe do kenoqen se me se fundmi ja arriten te vine ne parajs.

  8. Kastriot Muzaka says:

    Lavderoni Salinë,meritoni Europen me kete kellire qeveri!…Shiu po ju tregon si duhet votuar!…Nje 3 milion euro i Argites,do sistemonte Gjanicen dhe Semanim në Fier!Do mjaftonte kjo shume edhe per Lezhen,Shkodren!…Kuptoni o shqiptare cdo te thote qeverisje dhe prej saj duhet hyre ne Europë!Mjerë ju qe s’keni për të ardhur me kete Sali!…

  9. duro says:

    mIR TU BEHET VOTONI PRAPE PER PD

  10. NUB says:

    E KA FAJIN EDI RAMA!!! AI E KA ORGANIZUAR KETE PERMBYTJE!! ESHTE KONSPIRACI SI TORTA!! DO PRISHI IMAZHIN E QEVERISE!

    1. DRILONI says:

      POGRADECI VOTON MAJTAS,SKA PERMBYTJE,MOS THONI QE S,KA ZOT ,ZOTI ESHTE I MADH I DON TE MIRET DHE NDESHKON ATA QE DUAN TE LIGUN BATAKCI,S,KA MESHIRE PER KETA INJORANTE QE MARRIN NE QAFE NJE KOMB ME HISTERIZMIN E TYRE PER KAFSHEN E VICIDOLIT,

      1. rwef says:

        po fieri….. fieri eshte me e majta ne shqiperi….dhe u permbyt…….e ka fajin sulltan berisha qe mbush xhepat me parate.

  11. hahaha says:

    ka lezet venecia alla shqiptarce…

  12. Shqipo says:

    votoni viçidolin qe tja u thaje me pompa, perndryshe do mvyteni si miu

  13. qytetar says:

    Përmbytjet nuk quhen po nuk pat njerëz me me ujin te gryka dhe me dy gishta lart, në mes te ujit, si në viti 2010 në ultësirën e Shkodës.
    Kjo është vetëm ujitje PeDeiste.

  14. hasa says:

    Kjo eshte qeverija e PD per 23 vjet edhe te vdekurit nuk po i le te pushojn te qet

  15. alban4eva says:

    faji i Edi Rames dhe i gjithe kamunistave, ata i kane thene shiut te bjere aq shume sa te permbyten vendet.. Salehu po punon me mish e me shpirt per shqiptaret, por kamunistat me Edi Ramen ne krye po bejne c’eshte e mundur qe te ndalojne Shqypnine per me hy ne Pakistan.. m’falni, na Europe doja me thane..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje