Pacienti: Çfarë bie jashtë, futet brenda në spital. Këtu nuk ka shtet

19 Janar 2013, 11:31Sociale TEMA

Çfarë janë spitalet tona? Spitale ku shërohen pacientë, apo spitale ku mund të marrësh sëmundje të tjera, ndonëse i blen ilaçet vetë.

Një pacient me emrin Erion, 28 vjeç, i shtruar në spitalin nr.2 (Kirurgjia) në QSUT ka treguar për GSH kushtet e rënda në të cilën gjendet pavijoni.

“Uji futet në ballkon. S’ka vend të mos futet ujë. Shko në banjë, mbrëmë gjithë natën ka rënë gjithë ai shi. Brenda, siç binte lart, hynte brenda. Dritaret janë skandal siç e shikoni vetë. Shikoi si është. Infermieret nuk e vrasin mendjen fare. S’vijnë, duhet t’u thuash 100 herë që të vijnë. Unë duhet të bëj gjilpërën tani në orën dy, ajo thotë s’ke për ta bërë gjilpërën tani se do të bësh serumin në darkë dhe do e bësh kur të bësh serumin në darkë”, pohon Erioni, i cili është operuar para disa ditësh nga stomaku.

Sipas tij, infermieret reagojnë ashtu sepse duan lekë.

Ndonëse janë 4 veta në dhomë, shprehet se: “Jemi, po ai i shkreti atje nuk ka faj. I binte i gjithë uji brenda. Ku të rrinte? Të ftohej më keq? Është gjynah, prandaj e futën këtu. Kujt t’i bëj ankesë? Kujt t’i ankohem, më thuaj?”

Ai deklaron se këtu s’ka shtet, pasi që nga roja duhen shkarkuar të gjithë sepse dhe ai kërkon lekë të të fusë brenda, madje po nuk i dhe, duhet të zihesh. Erioni tregon se edhe ilaçet i blejnë vetë.

“Më thanë këto “bliji në farmaci, pastaj hajde”. Dje një infermiereje i kërkova një gotë ujë, s’më solli as ujë, asgjë fare. Është e tmerrshme”.

Ai tregon se për doktorin e operacionit nuk ka ankesa, e megjithatë kushtet e detyrojnë që të mos rrijë për asnjë sekondë më shumë i shtruar, kështu që ka kërkuar që të zhvendoset në shtëpi sot.

30 komente në “Pacienti: Çfarë bie jashtë, futet brenda në spital. Këtu nuk ka shtet”

  1. Katina says:

    Kirurgjia (2) eshte nje stall lopesh jo nje vend per te ndejtur pas operimit. QSUT e gjitha eshte kthyer ne nje stalle ku derrat qe rrine aty ne vend te ngrihen per te kerkuar permiresimin e kushteve kane filluar te merren me letra anonime. Vjen nje moment e mesohesh me llumin, njesohesh me te, kjo i ka ndodh nje pjese te mire te mjekeve.
    Sa per sherbimin e bere nga mjeket asaj ske ci thua jane pak te pire e te droguar kur futen ne salle po punen e bejne si duhet (i kam pare vete) infermjeret nuk bejne gje tjeter vec se te vjedhin ilacet, te marrin ndonje lek dhe thashetheme gjith diten si ato plakat e keqia. Se marr vesh pse paguhen sepse praktikisht nuk bejne asgje, do ishte me mire pa to. Pastaj sanitaret dhe roja , fiksimi i jetes time qe te marresh vesh ca thone te duhet nje fjalor shqip shqip, le pastaj kur ai kokmalli perpiqet te gjuaje studentet. Nje cop maloku qe dhe fx roje e ka me mik i martum e me kalamaj qe ngacmon studentet e mjekesise, vrit veten. Nejse dua tju tregoj nje episod te tij ku nje tjeter nga tropoja qe kishte dike te shtruar ne vend qe ti jepte lek e kapi per fyti uau ate dite jam ndjere e lumtur. Edhe kshu kErion i shtruar e kirurgji ky vend ka shtet(po na vjedh perdite) ky vend nuk ka popull, ose ka popull merre me leng se mishi mbaroi. Sherim te shpejte e mos pac me nevojen e QSUT.

    1. dajti says:

      Oj Katine, ndoshta ke te drejte ne shumicen e gjerave qe thua por tek njera ja ke fut kot: NUK I VJEDHIN INFERMIERET ilacet!!! Sepse para se tu vijne infermiereve kalojne neper 100 duar dhe firojne rruges nga drejtoret, tek shefat e pavioneve, e deri tek mjeket. Mos ja hidh fajin kot. Prandaj edhe thone ik bleji jashte se skane asgje ne dollap.

      1. Katina says:

        Ti ke te drejte, deri sa vjen muhabeti te infermjeret jane vjedh 100 here po keta i japin doren e fundit. Rasti me skandal eshte qe nderronin antibiotikun me uje fiziologjik. Ky eshte krim sepse i jepnin uje ne vend te ilacit. Per sa kohe ska ilace une e kuptoj, jemi ne shqiperi i ka vjedh shteti por ama ti jepet uje per ilac meriton burgun sepse eshte tentative vrasjeje, une kam bere sherr me nje tipe te tille dhe sme linte te futesha me ne pavion. Jam ankuar te shefi dhe ai me tha studente ti se ke kuptuar mire e bla bla bla po te pakten ajo sberi me numra. Une nje kam pare po sa raste te tilla ka. Nuk dua te fus te gjith infermieret ne nje thas se ka edhe njerez fantastike qe perpiqen me mish e me shpirt per pacientet po e keqja te ben me sh pershtypje.

        1. dajti says:

          Zakonisht njerezve eshte e keqja qe u mbetet ne mendje. Une se ve ne dyshim qe mund te kete ndodhur kjo qe thua per fiziologjikun. MOralisht eshte shume keq, por mos u bej merak se fundja uje eshte. Mendoj se ajo e ka bere nga presioni i familjareve te cilet ne shumicen e rasteve u rrine tek koka edhe per nje temperature 39 grade apo grricje dhe i thone “he beji ndonje gje”. Ka shume injorante qe qarkullojne neper pavione dhe u bejne presion infermiereve. Njerezit shkojne me nje paragjykim etj etj. Nejse
          Gjithe te mirat juve

          1. q says:

            Dritan Shehu je, apo ai qe i vrau veten gruaja e pare, dropulliti i ministrise, cila eshte e mira qe nuk e thone ?A po kurseu mjekon qe e ka paguar por ka frike ta thote

    2. Genard says:

      Lexoni me poshte nje artikull qe TEMA nuk merr guximin ta botoje (marre nga Balkanweb):

      Nipi i Mehdi Frashërit: Do ndërtoja afër pallatit të Lindës, Rama pezulloi lejen

      Nga: ERMELINDA HOXHAJ

      TIRANE- Lejet e ndërtimit, apo pezullimet e lejeve të mëparshme nga ana e ish-kreut të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, janë kthyer në vëmendje të opinionit publik, sidomos pas akuzave që janë bërë nga Partia Demokratike, me lejen e dhënë për një pallat 5-katësh në rrugën “Qamil Guranjaku” për familjen e bashkëshortes së tij, Linda Bashës. Duke marrë shkasë nga këto të dhëna, një qytetar i Tiranës, Edison Çela, të cilit i është pezulluar nga Rama leja e ndërtimit e dhënë gjatë kohës që bashkia drejtohej nga Albert Brojka, i ka nisur një letër të hapur ish-kryebashkiakut Edi Rama për të marrë vesh sot, pas 13 vitesh, përse iu bë ky pezullim i lejes.

      LETRA
      Edison Çela pas më shumë se një dekade i është drejtuar me një letër të hapur ish-kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama, përse nuk e la që të zhvillonte pronën e tij. “Pak metra larg pallatit të bashkëshortes suaj, në të njëjtin vend, edhe unë si trashëgimtar i pronës së bijës së Mehdi bej Frashërit, mora një leje për zhvillimin e pronës sime në pranverën e vitit 2000, nga ana e kryebashkiakut Brojka. Kjo ndodhi disa muaj para se ju të zgjidheshit kryetar i Bashkisë të Tiranës. Prona ime dhe ndërtesa për të cilën mora leje nuk zinte asnjë shesh për lulishte apo për çlodhjen e komunitetit. Për afër katër muaj që leja ishte e vlefshme, sipas detyrave që na la bashkia, ne investuam 15 milionë lekë të vjetra për të rregulluar infrastrukturën nëntokësore. Kur po bëheshim gati të fillonim punimet, ju papritur më anuluat lejen e ndërtimit, pak kohë pasi erdhët në detyrë, pikërisht me 8 gusht të vitit 2000. Vendimi juaj bazohet në nenin 62 të ligjit 8405. Nuk arrita kurrë të marr një shpjegim më shumë përtej këtyre radhëve që keni shkruar në aktin tuaj. Me muaj dhe me vite kërkova sqarime dhe informacion. Në fund, i lodhur dhe i pashpresë, bashkë me kushëririn tim, vendosëm ta shisnim pronën”, shkruan në letrën e tij, drejtuar Ramës, Edison Çela. Me tej, në letër Çela i ngre disa pyetje zonit Rama, se cilat ishin arsyet që ai nuk e la të zhvillonte pronën e tij, por mori atë vendim në vitin 2000, ndërkohë që vetëm pak vite më pas, në atë tokë ka dhënë lejë për ndërtim. “Kurrë nuk mora një përgjigje nga ju. Pse ma refuzuat të drejtën time për të zhvilluar pronën? Unë akoma nuk e di se pse ju e morët atë vendim, që mua dhe të afërmve të mi na kushtoi shumë, pasi u detyruam ta shisnim pronën shumë më lirë nga sa ishte vlera e saj. Për çfarë arsyeje ma hoqët mua lejen e ndërtimit, edhe pse nuk zija asnjë hapësirë publike dhe dhatë pak vite më vonë leje ndërtimi në një hapësirë publike 20 metra më tutje? Pse e përdorët nenin 62 për të më hequr lejen mua dhe pak më vonë dhatë leje vetë, edhe pse mbi hapësire publike, pa pyetur fare për nenin 62? Unë nuk pata kurrë rastin t’iu takoj kur ishit kryebashkiak për t’ju bërë këto pyetje, me gjithë përpjekjet e mia. Sot po iu drejtohem përmes medias, me shpresën se kësaj radhe do të marr një përgjigje. Në pritje të një përgjigjeje!”, përfundon letra e Edison Çelës.

      1. sas says:

        clidhje ka komenti jot me shkrimin ne fjale ? ben komente qe te marresh diten e punes , je komplet dell.

      2. dritani says:

        O shih foton dhe lexo artikullin!

        Kur te semuresh, tek shtepia e Linda Bashes apo tek e nipit te Mehdi Frasherit do trokasesh.

        Ah harrova! Keni Salin ju te PeDe-se qe ja u ka bere Shqiperine Singapor!

      3. Ben Chicago says:

        ik ore trap te 55
        tani po flasim per spitalet e salukut
        mos na terhiq vemendjen te meremi me ty per te mos u mare me problemet qe na shqetesojne

      4. Epirioti II says:

        Genard, tema eshte SPITALET jo Bashkia Tiranes.

        Meqe e paske merak BalkanWeb, shko shruaj pergjigjen qe i takon Z. Frasheri (une tek BalkanWeb nuk futem me sepse me censuronin 80% te postimeve).

        Rasti i zotit Frasheri (nese eshte i vertete) tregon mentalitetin qe kishte Rama per te bere Tiranen dhe plaget qe i la Tiranes trioja naziste urbane Berisha-Brojka-Nano.

        Ne vitin 2001 Kryetari i Bashkise kishte kompetenca te forta mbi lejet e ndertimit dhe bllokonte ato qe binin ndesh me zhvillimin e urbanistikes europiane. Pikerisht pse filloi te bllokonte ca leje skandaloze qe kishte dhene Brojka me bekimin e Nanos, garipi Fatos Nano miratoi nje ligj shpejt e shpejt qe kompetencat e lejeve, dhe shume kompetenca te tjera i kaloi ne varesi direkte ose indirekte te Kryeministrit, duke mos i dhene Bashkise as KKRT, as policine ndertimore, as hipoteken.

        Lejen familja Basha e ka marre ne 2006, pikerisht ne momentin kur KKRT kaloi ne kontrollin e plote te PD-se, anetare dhe simpatizante te se ciles jane edhe fisi i Bashajve.

      5. Pjeshka e Lapardhase. says:

        Nese Tema nuk ka patur guxim te botoj kete artikull,atehere si eshte e mundur,qe publikoi komentin tend.

    3. Coba J. says:

      Ky asht nji kushri i Linda Rams, i pagum me paret e krimit per mos me na lan me hi n’evrop.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/ne-jemi-ndryshimi-per-pare.html

  2. klodi says:

    Gjendja e sotme e spitaleve eshte fytyra reale e LSI.

    1)A e dini kush eshte drejtor i QSUT ?

    Edmond Rrushi, ish shofer i gruas se Spartak Brahos. Me diplome Kristali te vitit 2012. Ky eshte shefi i mbi 500 profesoreve qe kane bere mbi 20,000 vjet shkolle.

    2) Kush eshte Minister i Shendetesise?

    Vangjel TAVO, me i fundmi i gjinekologeve, qe fale pasurise te vella Grigorit dhe qendrimit grekofil te Nanos, Rames dhe Berishes, eshte deputet prej kur nuk mbahet.

    3) Kush eshte drejtor pergjegjes ne Ministrine e Shendetesise ?

    Pellumb Pipero, nje ish mjek zbori ne Fakultetin e Mjekesise derin ne 1997,tregtar ilacesh, kandidat per dekan ne fakultetin ku shrbente si mjek per zboristet, akaparues titujsh shkencore, qefli daljesh neper telivizione sharlatan, mashtrues ordiner

    Kjo treshe po ben lemsh QSUT duke hapur tenderin e shefave te sherbimit, thjesht per te bere para.

    E perbashekta e tyre : Ish fshatare te rendomte, injorante,shume te pasur (nga pislleqet).

    E ku kane kohe keta antare te LSI te mendojne per spitalin dhe pacientet.

    Nqs dikush nuk eshte dakord me komentin tim le te me jape nje argument tjeter bindes dhe menjehere do te kerkoja ndjese.

    1. abs says:

      me e keqja eshte se keto dite ka filluar dhe nje fushate emerimesh neper pavionet e qsut ku si kritere pranimi nuk futet nota mesatare, nuk percaktohet se duhet te kene kandidatet anglishte te mbrojtur, dhe per me teper drejtori u ben presion profesoreve (atyre pak qe u ka ngelur pak ndergjegje e nuk u zbatojne rregullat) e madje duke i share dhe me llafe rruge. mendoj qe keto lloj sjelljesh dhe emerimesh na cojne 100 vjet pas, e ardhmja duket shume e zymte, se imagjinoni se cfare mjekesh do kemi pas ca viteve ne qender spitalore terciare. sa per lacet nuk eshte se i vjedhin “mjeket”, por eshte keqmenaxhimi nga njerez jokopetente, qe nuk marrin vesh nga keto pune. militantizmi ne mjekesi dhe ne arsim do kete pasoja katastrofike per te ardhmen… do e vuajme shume integrimin LSI-or

    2. abs says:

      me e keqja eshte se keto dite ka filluar dhe nje fushate emerimesh neper pavionet e qsut ku si kritere pranimi nuk futet nota mesatare, nuk percaktohet se duhet te kene kandidatet anglishte te mbrojtur, dhe per me teper drejtori u ben presion profesoreve (atyre pak qe u ka ngelur pak ndergjegje e nuk u zbatojne rregullat) e madje duke i share dhe me llafe rruge. mendoj qe keto lloj sjelljesh dhe emerimesh na cojne 100 vjet pas, e ardhmja duket shume e zymte, se imagjinoni se cfare mjekesh do kemi pas ca viteve ne qender spitalore terciare. sa per ilacet nuk eshte se i vjedhin “mjeket”, por eshte keqmenaxhimi nga njerez jokopetente, qe nuk marrin vesh nga keto pune. militantizmi ne mjekesi dhe ne arsim do kete pasoja katastrofike per te ardhmen.do e vuajme shume integrimin LSI-or

    3. abs says:

      me e keqja eshte se keto dite ka filluar dhe nje fushate emerimesh neper pavionet e qsut ku si kritere pranimi nuk futet nota mesatare, nuk percaktohet se duhet te kene kandidatet anglishte te mbrojtur, dhe per me teper drejtori u ben presion profesoreve (atyre pak qe u ka ngelur pak ndergjegje e nuk u zbatojne rregullat) e madje duke i share dhe me llafe rruge. mendoj qe keto lloj sjelljesh dhe emerimesh na cojne 100 vjet pas. sa per ilacet nuk eshte se i vjedhin “mjeket”, por eshte keqmenaxhimi nga njerez jokopetente, qe nuk marrin vesh nga keto pune. militantizmi ne mjekesi dhe ne arsim do kete pasoja katastrofike per te ardhmen.do e vuajme shume integrimin LSI-or

    4. korcari says:

      Prit prit por tani fillon fundi.

      Meta ka detyruar te gjithe drejtuesit e institucioneve shendetesore ne Tirane, te hapin vende pune per militantet dhe simpatizantet e LSI. Mendohet te futen deri ne fillim te fushates te pakten 500 te tille, te cilet vijne nga rrethet, kryesisht nga Skrapari, Gramshi, fshatrat e Gjirokastres etj.
      Nuk ka problem shkollimi i tyre. E rendeishme eshte qe te votojne ne Tirane per te ndihmuar Meten te marre votat e duhura.

      Si do te futen? Hiq te punesuar aktuale dhe fut militante.
      Ministri TAVO eshte vene ne krye te kesaj masakre te re.
      Kush kundershton, pushohet nga puna.

      Dhe pacienti mendon qe dikush do te ndihmoje per te .

  3. moisiu says:

    Ku jane ato pordhesoret e spitalit qe kerkonin aprovimin e 3 ligjeve dhe nuk kerkojne kushte per pacientet,apo detyra e tyre eshte politika ?

    1. plaku says:

      moisiu,
      Bravo, dhe faleminderit per shkrimin. Dava doktore,profesore, shkencetare, horra qe kane shitur shpirtin per nje cope rroge.

    2. anonim says:

      KY eshte spitali doktorr Saliut e ka zanat mrekulli ka bere ;si arkitekt qe se ka zanat akoma me bukur; si avokat po dihet te gjitha i ben mire shyqyr zotit dhe ka dhe komente ku njerezve su beka pershypje pse u japin njerezve uje ne vend te antibiotikut !!!!!! Albanistan me ne krye malokerine qe e kane kthyer cdo pellembe te administrates te cfaredolloj sektori ne nje xhungel ku sjellja normale nuk ekzikston me.Nga te duash sille po duhet te pranojme qe me ne krye Sali kopetentin fale tij ne s’kemi nevoje per spitale ato nuk ekzistojne me.

  4. Enkelejdi says:

    Pacientit i ka mbetur ora ne 1990. Shteti eshte mbyllur! Rifillojme se shpejti! Kismet nga 2500!

  5. shqiptar says:

    njerzit kane pjerdhur se e kane nga buuummmiii i ekonomik.kushte te papara spitale moderne.duket tek fotoja si satllat e lopeve.jam i sigurte edhe ne kohen e ilireve kushtet ishin me te mira se tani.

  6. arjan kasapi says:

    pergezime pacientit per vleresimin karshi mjekut dhe i uroj te shkuara.mendoj se nuk eshte faji i mjekut per kushtet ne spitale apo per mungesen e ilaceve.doktori nuk eshte as suvaxhi apo hidraulik e as magazinjer.

  7. tefta says:

    SPITALI I TIRANES KLINIKA NR 2 (KIRURGJIA) eshte nje hale per ta dhjere dhe Mjeket vdekjeprures firmosin per vdekjen e Shqiperise ne keto Peticione , ju shofte fara tradhetareve dhe shkaterruseve me bluza te bardha dhe idoteve te tjere qe kane firmosur peticionin, QEEEEEN BIR QENI dhe tradhetare 400 breza qe duan ta bejne kete popull me shkolle qorr ne mes te dites!!!!!!!!!!!!!

  8. Dr.Alidije says:

    Jam mjeke dhe me mire se une nuk i di hallet dhe problemet e spitaleve njeri.Punonim ne vitet e diktatures.Spitalet te pastra dhe me te gjitha barerat e duhura per ç’do lloj semundje.Per nje gabim sa do te vogel,te hiqej futa e bardhe.Sot,katrahure ne ç’do spital,Me vjen keq per pedagogun tim Sali, i cili e ka jetuar ate kohe dhe edi mire gjendjen e at’hersheme.Duhet te beje me shume per spitalet.Jane institucionet me te rendesishme per shendetin e njerzeve.

  9. The Doctor..cfare tmerri..,dhe SALI -Pinoku-Skizofren..,shoi e i DHA CA MILIONA EURO SPITALIT ORIVAT AMERIKAN..,e pastaj do iJape edhe CA MILIONE EURA APO DOLLARE SHOQERISE AMERICANE PER FUSHATEN ELEKTORALE...??!! says:

    ..cfare tmerri..,dhe SALI -Pinoku-Skizofren..,shoi e i DHA CA MILIONA EURO SPITALIT ORIVAT AMERIKAN..,e pastaj do iJape edhe CA MILIONE EURA APO DOLLARE SHOQERISE AMERICANE PER FUSHATEN ELEKTORALE…??!!

  10. kel ukaj says:

    Nuk e di si e ka mendimin miku im Turgofagos. Per mendimin tim pak e kane, derrat meritojne ate spital.

  11. qwe says:

    Pikrisht dje e kam pare kete salle sepse ishte shtruar nje i njohur…

    Njolla, pis, ere e qelbur e banjove perzjere me ere pureje apo supe spitali, pllakat e mureve te rrezuara, ne 6 llampa qe ka salla vetem nje eshte e ndezur, ne banjo uji dhe shurra ishte deri tek kavilja, kaloriferet jane keputur dhe ne toke ka arka plastike qe presin ujin e shiut dhe ku brenda jane fikur cigaret e infermiereve, tavani dhe pllakat e dyshemese jane te shqyera, xhamat e dyerve te thyera dhe neper korridor parkojne lloj lloj mbeturinash te spitalit, krevatet e salles jane kapur me tel dhe batanijet jane si ato te kampeve te perqendrimit, prane cdo krevati nje kove plastike per te peshtyre apo hedhur mbeturinat personale te te semureve dhe e gjithe dyshemeja e nxire nga cimcakezat dhe pislleku qe nuk pastrohet me vite …

    Ne mendje me erdhi “dinamiti”. Kjo salle spitali nuk duhet te eksistoje. Eshte ofendim per eksistencen e njeriut.

  12. baca says:

    spitalet tona nuk kan uturak.e mjerushme gjendja.kush rregullon sherbimin shendetsor ne shqiperi meriton te qeveris.sa do e kushtushme te jete duhet te jet objektivi nr nje.Pa rruge TE ASFALTUERA jetohet,pa shendet nuk ka jete,ejeten nje her ta jep perendia.

  13. interpoli says:

    Kam paguar gjithe jeten sigurimet shendetesore. Nje here mu desh ti drejtohem spitalit dhe mjeket, ne siptalin publik hapen syte! Te gjithe ata ushtrojne zanatin tek privati dhe te gjithe pacientet i shohin si kliente te spitaleve private… As ate here qe pata nevoje per sherbimin publik nuk munda ta perfitoj, pasi gjendja e spitalit i ngjasonte nje stalle apo kapanoni ku cdo gje mund te behej pervecse operacionit…Edhe ne kohen e luftes, besoj se jane perdorur mjedise me te denja per te kuruar qenien njerezore… A kane ndonje fije dinjiteti keta mjeke qe punojne ne keto ambjente dhe nuk e ngrene zerin, po firmosin peticione politike… as qe e kane idene se per cfare ligje behet fjale, jane ushtare te devotshem te doktorit TURP!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje