Rama: Do rishikojmë pensionin për familjet e policëve të rënë në detyrë

23 Janar 2013, 18:46Sociale TEMA

Djalin e vogël e humbi në krye të detyrës, teksa i shërbente shtetit me uniformën e policisë. Por dhimbjes për këtë humbje të madhe iu bashkua më pas edhe indiferentizmi i shtetit dhe mungesa e plotë e përkrahjes. Kur kërkoi mbështetje financiare, burokratët e shtetit filluan ta pyesin se a kishte pension tjetër, a kishte ndonjë pasuri tjetër, a kishte shtëpi. E zvarritën aq shumë sa ajo hoqi dorë nga kërkesa e saj legjitime.

Sot Havaja, nëna e moshuar e Bashkim Gjonit, policit të vrarë në krye të detyrës në moshën 27-vjeçare, jeton vetëm me pensionin prej 12 mijë lekësh dhe një pagesë prej 5 mijë lekësh që merr nga statusi si Dëshmor i Atdheut i të birit.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i shoqëruar nga deputetët Eglantina Gjermeni, Blendi Klosi dhe anëtari i kryesisë së PS, Vangjush Dako ka vizituar familjen e ish-punonjësit të policisë, Bashkim Gjoni, në Rrashbull të rrethit të Durrësit, ku është pritur nga nëna e policit të vrarë dhe vëllai i tij. Kryesocialisti është njohur nga afër me gjendjen e tyre ekonomike, si dhe mungesën e plotë të mbështetjes nga shteti. “Shyqyr që është motra në Amerikë që na ndihmon, se nuk si do t’ia bënim”, është shprehur Ruzhdiu, vëllai i Bashkim Gjonit, i cili aktualisht është i papunë së bashku me të shoqen. Ai ka treguar për kalvarin që ka kaluar pas vdekjes së vëllait, në përpjekje për të siguruar një mbështetje për nënën. “Na thanë se meqë merrte një pension nga puna e saj dhe jetonte në shtëpinë time, nuk mund të merrte asnjë përkrahje nga shteti. Po unë nuk mund ta lija nënën në rrugë”, thotë Ruzhdiu, i cili më pas rrëfen edhe për vështirësitë që ka kaluar për t’i dhënë Bashkimit statusin e Dëshmorit. “I kam çuar dorazi letrat dhe kam i kam futur vetë. Mezi e bënë, pas kërkesës sonë”, thotë ai.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në bashkëbisedim me familjarët është shprehur se pati një periudhë gjatë së cilës fenomeni vrasjes së policëve ra shumë, ndërsa kohët e fundit u bë një periudhë relativisht e zgjatur që është rikthyer goditja e policit si pa gjë të keq dhe deri në vrasje.

Më tej kryesocialisti është ndalur në angazhimet e Programit të PS-së për familjet e punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës. “Ne jemi shumë të vendosur që ta rishikojmë pensionin për familjet e të gjithë punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës. Jemi shumë të vendosur që me patjetër të trajtojmë dhe të zgjidhim edhe çështjen e një sigurimi për jetën të çdo njeriu që angazhohet në shërbim të shtetit me uniformën e policisë, nga polici më i thjeshtë e deri te drejtuesit më të lartë, të gjithë zinxhirit të profesionistëve të policisë. Jemi shumë të vendosur që t’i japim autoritetin dhe dinjitetin maksimal policit. Një shoqëri që s’ka autoritetin dhe dinjitetin e mësuesit, mjekut dhe policit është në mëshirën e fatit. Është e patolerueshme që familje të tëra policësh dhe drejtuesish policie të vrarë, të jenë sot pa asnjë mbështetje dhe pa asnjë shprehje respekti për ata që e dhanë jetën për të nderuar detyrën më fisnike, që është mbrojtja e rendit për çdo qytetar dhe për çdo komunitet. E papranueshme!”, është shprehur kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama. Ai ka theksuar se sot jemi në kushtet kur realisht krimi ka marrë një epërsi shumë të madhe, sepse policia është tradhtuar dhe është braktisur.

15 komente në “Rama: Do rishikojmë pensionin për familjet e policëve të rënë në detyrë”

  1. al says:

    lavdi deshmoreve te atdheut nga radhet e policise. ne se ka organ qe eshte keq manaxhuar politikisht eshte policia e shtetit. ajo eshte perballur me te keqen ne keto 22 vjet dhe jane vrar aq polic sikur te ishim ne shesh beteje. rama te mbaje fjalen qe te gjithe familjeve ,vecanerisht femijve te policeve te vrar ne krye te detyres te stimulohen me cdo kusht. ajo eshte shtresa qe ka vuajtur me shume kete kohe. per mua ligji per mbrojtjen e policit te fuqizohet dhe te mos ket kriminel qe te injoroje ate figure. gjithashtu dhe per policet qe keq perderojne detyren te penalizohen po me te njejten ashpersi. policia eshte figura e shtetit demokratik.

    1. Dani Klosi says:

      Fatkeqesisht, me kete cope mishi me dy sy ne krye te ministrise se brendshme, viktimat nder rradhet e policise kane premisa te shtohen ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-outsider-fn.html

  2. Horri i Bulevardit says:

    Zoti Rama, edhe une dua qe keto zgjedhje ti fitosh ti dhe opozita, ku fus ketu AKZ dhe Ligj e Drejtesi te Spartak Ngjeles.
    Por gjithashtu dua qe kur te jesh ne postin e te parit te qeverise, mos te deshtosh, se deshtimi yt eshte edhe i qindramijrave atyre qe besojne tek niveli yt arsimor, tek besimi yt properendimor.
    Ne qotfe se ne vitin 92 ne shpresonim ne rritjen e nivelite te jeteses, kjo ishte mese e natyrshme, se atehere te pakten kishim shtet dhe krimi ishte ne nivele te paperfillshme, keshtu eqe e gjithe kauza e jone, ishte ne arritjen e standarteve perendimore.
    Ndersa tani jemi ne nje faze, ku shteti ka rene totalisht dhe nuk funksionon asnje strukture, kemi qeveri te korruptuar, kemi president te klonuar, kemi drejtesi te deshtuar, kemi polici te friksuar, kemi arsim qe vetem ne i themi arsim, ku diploma na ndihmon vetem kur duam ti kerkojme doren ndonje te dashure tek prinderit, qe ti themi se jam me universitet, prandaj mos ma refuzo kerkesen per tu martuar me vajzen tende, kemi shendetsi, te talibanizuar.
    Ne fund te fundit kemi nje shtet te berishjanizuar.
    Ti numerova te gjitha keto, qe mos te besh gabime, se do tju sheroj ne tremujorin e pare apo treqinditeshin e pare.
    Nga ty kerkohet ne dy vitet e para te ndertosh shtetin, te rregullosh te gjitha keto qe te shkruajta me siper, te crrenjosesh berishizmin si nje e keqe qe e ka kapluar Shqiperine, se berishizmi ka futur ne mendjet e shqiptareve, idene se ky vend nuk rregullohet kurre.
    Mos jep premtime ne tym, kur te rregullosh te gjitha keto qe thame me lart, atehere fillo fazen e zhvillimit ekonomik dhe demokratik.
    Cdo gje fillon nga drejtesia, ku ata qe na sollen ne kete gjendje te futen mbas hekurave dhe mos te kene mundesi te dalin me ne driten e diellit.

    1. ALpini says:

      Edi Rama eshte nje karagjoz ordiner qe duket fare mire qe eshte i deshtuar.Politikani edhe kur eshte ne opozite mund te deshtoj,opozitarizmi i tij diletantesk ka deshtuar ne cdo aksion qe ka ndermarre.Nuk kam ndermend ti permen se vargu eshte i gjate por po te permend vetem nje,ai ne fushaten e zgjedhjeve te 2009.Atehere pat deklaruar se Partia Socialiste ka “platforme antimanipulim”besoj te kujtohet se si nuk tregoj asnje aspekt kjo platforme antimanipulim……….jane edhe shume qe po ti kujtoj do me duket vetja budalla qe po merrem me keto.
      Kthehemi ke vizita ne familjen e policit te vrare ku ishte sot Edi Rama se bashku me Gjushin.A permenden ndonje fjale keta se kush e vrau Bashkim Gjonin,kuptohet qe jo se ata qe e vrane jane ne lidhje biznesi te ngushte me Gjushin,apo me sakte Gjushi(Vangjush Dako)i rri gati-tu atyre qe qelluan mbi policin rrugor Bashkim Gjoni.Ky polic i nxorri tabelen nje furgoni qe te ndalonte,kontroll rutine dhe njeri nga dy personat qe ishin ne kabine e qelluan dhe e vrane ,ngjarje ne Shkozet,prane ish plastikes……..

  3. Pilo Lala says:

    Te lumte Edi!
    Deklarata e djeshme per Policine dhe vizita sot, tregojne se ti ke nje strategji per policine. Ky eshte Drejtuesi i ardhshem qe mendon si te arrije rezultatin.
    Ke mbeshtetjen e gjithe popullit dhe Ambasadorit Amerikan.

  4. ILIRET says:

    I dergoj ngushellimet gjithe atyre familjeve te te reneve ne krye te detyres si dhe te afermeve te tyre. Duke qene nje person qe e ka vuajtur ne kurrizin e tij burokracine dhe moskokecarjen e zyrtareve ne nje rast te ngjajshem do ti beja disa sugjerime kryetarit te PS, ne rast se ai vjen ne pushtet.
    E para, te cilen e permend vete zoti Rama, sipas shkrimit te mesiperm. Sigurimi i jetes i punonjesve te policise dhe te ushtrise. Sic e ka gjithe bota. Eshte e pafaleshme qe shteti shqiptar sot nuk i siguron jeten ketyre struktutave te cilat ndeshen me krimin pothuajse cdo dite.
    Sigurimin e jetes duhet ta beje shteti, nepermjet derdhjes te nje kontributi ne nje kompani sigurimesh ose banke. Ne rast humbje jete ne detyre, familja e punonjesit mer nje shume te menjehereshme e cila duhet ta kaloje shumen e 500 milion lekeve ( te vjetra). Pervec pensionit mujor. Keshtu te pakten femijet dhe bashkeshortja nuk do te mbeten ne mes te kater rrugeve , si ne rastin e mesiperm. Por do te kene mundesi per strehim, shkollim dhe jetese normale.
    Po keshtu, edhe ne rast semundje ose plagosje te rende dhe paaftesie per detyren, ketyre strukturave ju jepet nje shume e tille qe ata te perballojne jeten, pervec lidhjes te pensionit mujor.
    E dyta: Pergatitjen e dokumentacionit per perfitimet e te renit ne krye te detyres duhet ta mare persiper shteti nepermjet avokatit te shtetit. Familjes se te renit ne detyre duhet ti dergohen ne shtepi librezat e perfitimeve te pergatitura nga ky avokat, dhe jo familjaret te bredhin zyre me zyre e te merziten nga burokracite e nga lodhja te terhiqen si rasti i mesiperm.
    Keto i them nga eksperienca e keqe qe kam patur vete me zyrat e shtetit. Qe nga zyrat e Sig. Shoqerore, ne Prefektura, ato te Gjendjes Civile, ne Gjykate dhe Prokurori, ne Ministrine e Brendeshme, ne Komisionin e Statusit te Deshmorit, etj. etj. Duhet te shkosh dhjete here se nuk i gjen ne zyre, duhet ti mesosh edhe si behet dokumenti se shpesh ke te besh me injorante, dhe te ndodh qe nje dokument ta kthesh tre a kater here se zyrtari nuk e ka bere mire. Nje kalvar i gjate e i lodhshem qe i mjeri, te cilit i ka rene fatkeqesia, ne vend qe ti lehtesohet dhimbja i shtohet ajo se bashku me nje stres ditor te padurueshem.
    E di se Rama as ka per ti lexuar keto radhe. Por ndoshta mund ta ket vete kete mendje perderisa dicka ka permendur, sipas shkrimit te mesiperm.
    Nese Shqiperia kerkon te behet Europe, edhe respektin ndaj atij qe jep jeten per detyren qe i ka ngarkuar vendi i tij, ta afroj me ate qe bejne keto vende ne raste te tilla.

  5. daku says:

    O Edi po vure ne krye te policise,ate bjondin qe gjuante me hunj policise me 21 janar i ke fituar piket qe ste bie.
    po harrove ti more krriç se çfare i bere policeve ne ate demostrate te sajuar per qellime politike,shko dhe beji ndonje vizite policeve qe ishin ne detyre per te mbrojtur istitucionet.

    1. Pilo Lala says:

      Hey Dick,
      Ashtu sic gjeti PS Spartak Pocin ne1999, qe ndertoi nje polici qe funksiononte, ashto di te zgjedhi pas 13 vjetesh Edi Rama njerez profesional. Edhe po nuk e goditi me te paren, ne e dime qe Edi Rama po premtoi do e rregulloj sesben. Lereni Emrin ta gjej Edi Rama, nuk ka nevoje per rekomandime.

  6. Skela says:

    Ec aty Edi se e ke mire. Vizite me vend por meru pak edhe me zgjedhjet.
    Vetem mos e nxir me ate Ben Blushin te jape deklarata ne emer te PS se numri i votuesve do te bjere aq sa sdo ta besosh. Blushi eshte nje legen qe ska asgje te perbashket me programin e PS. Ai ka te tjera “principe”. Ai ka dhene prova sa e do PS. Ai u bashkua haptas me berishen 3 vite me pare dhe tani na del ne krye te qoshese. Ti Rama duhet te mbash mend vetem nje gje.Elektorati i PS u vjen pas sepse beson ne principialitetin e saj (qe Nano kumarxhiu e demtoi rende). Ne se ti do te na futesh nga penxherja Blushin apo Malajn ben mire te rehabilitosh edhe Kacin. Ne kete rast ne syte e elektoratit Socialist ju do te jeni vetem monstra hajdute te ngjajshme me PD. Kete pike kerkon Saliu te arrije. Te vere shenjen e barazimit midis jush dhe PD. Ne nuk presim nga ju te beni trimerira por vetem te tregoheni te drejte dhe te sinqerte me ata qe ju kane votuar per ato karrige.

  7. o says:

    Iliret!mire e ke ti ate punen e 500 miljoneshit,por do fillojne policet e shkrete qe ne çdo aksion kunder krimineleve te vrasin veten dhe ngelet vendi pa polic e pa buxhet.ha ha

  8. astrit says:

    shume faleminderit “Horri Bulevardit”. Me ke kenaq me komentin tend dhe me kurseve kohe te shkruaja, pasi nuk i heq asnje presje ketij komenti. Edhe njehere faleminderit.

  9. Shqip4ever says:

    O per zotin s do t bosh ti gjo, je i njejte sikur ai sala ju te dy jeni veq per bythen e juaj dhe t familjes, ja do t shifet se keta te dy ja kan pi popullit gjakun me pambuk.
    RROFT AKZ.

  10. fshatari says:

    Po fondin e pensjoneve ku do e gjesh?se numri i pensjonisteve te kesaj kategorie do shtohet fale aftesise se politikes se famshme shqiptare!sa kollaj eshte te drejtosh!edhe ne familje qe eshte celula me e vogel e shoqerise nuk mund te planifikosh cdo vit tju japish femijeve dhuratat qe duan!

  11. Katunari says:

    O fshataro!i bie qe me keto mend qe ke te ngelesh tere jeten fshatar or RRYP,ps.i kerkoj falje te gjithe fshatareve mbasi dhe vet une jam nje fshatar i varfer qe punoj dite e nate e mezi e ngrys mbasi politika e Qeverise per ne fshataret eshte nenvleresuese,shpresojme se mbas 23Qershorit duhet te filloje ndryshimi ashtu sic dhe e presim.

    1. rinia says:

      O Ju FANSAT E RAMES QE JENI KATEGIRIA ME E ULET E SHQIPERISE
      AKOMA NUK JENI BINDUR SE KUSH ESHTE KY HIPOKRIT QE DUKET EDHE NE FOTO
      POLITIKEN E TIJ SOT E KUPTON DHE BUFI .MEGJITHATE VAZHDONI DHE SHPRESONI
      SE SHQIPERIA BEN EDHE PA VOTEN TUAJ . PS DO TE HUMBI SHUME THELLE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje