Venera fiton “The Voice of Albania 2”

26 Janar 2013, 01:36Lifestyle TEMA

Venera është fituesja e edicionit të dytë të “The Voice of Albania”. Në një garë shumë të fortë me Jozefinën, Matejin dhe Mjellmën, vajza nga Struga e Maqedonisë u shpall zëri më i mirë.

“Kjo është një ndër surprizat më të bukura të miat. Jam shumë e lumtur. Nuk kam fjalë. Këtë sukses ia dedikoj të gjithë atyre që janë fansa të zërit tim, të gjithë atyre që më kanë mbështetur duke mos u kursyer për asnjë moment, familjes time, të afërmve të mi, gjyshit dhe gjyshes time si dhe xhaxhait tim i cili nuk jeton më”, deklaroi mes emocionesh fituesja Venera.

Spektakli i së premtes mbrëma ishte i jashtëzakonshëm në ekranin e Top Channel, ku edhe vetë 4 trajnerët performuan me konkurrentët, ndërsa nuk mungoi edhe dueti i Sidrit Bejlerit dhe Elton Dedës.

Ishte publiku në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni që votoi për të preferuarit e tij duke shpallur fituesin e këtij edicioni, Venerën.

Kështu përfundoi edhe rrugëtimi prej 17 javësh i spektaklit më të madh të zërave të rinj të muzikës shqiptare, duke nxjerrë talente që do të vijojnë rrugën e gjatë të muzikës.

15 komente në “Venera fiton “The Voice of Albania 2””

  1. shhhh says:

    perle
    maqedonia kishte nevoj per nje fituese qe te tregoje se shqiptaret atje jane Europjane te vertete

    1. Argita_B says:

      Te duash me çdo kusht te vetquhesh evropiane eshte kompleks inferioriteti. Vetem te dobetit ndjejne nevojen te afirmohen. Boll me keto parrulla “ta çojne Shqiperine drejt Evropes” se n’a zuri barku.
      Shqiptaret kudo qofshin skane nevoje te duken apo jo si evropiane, pasi evropiane nuk do te thote asgje!
      Ka evropiane hajduta, trafikante, kriminele, pedofile, mashtrusa, dembele….keshtu qe ska nevoje te ndjeje njeri veten evropiane. Mjafton te jesh korrekte me njerzit dhe me veten tende, per te tjerat… Jane parrulla politikanesh.

      1. USA says:

        Argita-B Ke shume llogjik ne trurin tend!!!!! sic duket e ke nga emri qe mban

  2. Kely J. Andress says:

    E ndoqa me vemendje kete konkurs, ishte me te vertete I bukur, serioz, pa eksese reklamimi dhe ekzibicioni. Nje sipermarrje me vlere qytetarie dhe muzikore. Dhe kjo vajza nga Maqedonia e meritoi vendin e pare sepse I kendoi bukur te gjitha kenget dhe sidomos kengen e fundit te Celine Dion.

    1. Astriti says:

      Bravo strugane, edhe nje her e vertetuan qe shqiptaret jashte teritoreve te republikes se Shqiperise, artin dhe kulturen e kane te paren, nderkohe injoranca qe ka injektuar keto 22 vjet kryekomunisti yne na ka bere qe mos te nxjerrim asnje talent. Bravo finalisteve dhe sidomos matejit me veneren qe ishin yjet e ketij edicioni te the voice.

      http:// top-channel.tv/a-e-meritoj-venera-fitoren-e-the-voice-2/

  3. voica says:

    Suksese te gjitheve Veneres,VOICE dhe Top-it. Bravo!
    Po te ishte ne vend tjeter ky voice, do te fitonte Matei. Jo se Venera ishte me dobet, por Matei kishte ze te spikatur, te rralle. Aq me teper qe ky popull eshte kultivuar me tallava(brezi qe votoi me teper).

  4. raimondi says:

    Venera qenka alamet vajze –Shume vajze e embel —

    Urime Veneres per fitoren !

  5. Horri i Bulevardit says:

    Une naten finale pashe dhe megjithmend kjo goce kendoi si nje dive.

  6. bullshit says:

    who the hell is venera (kuqoshja) and who the hell is the fucking voice of dirty singers ?

  7. GR says:

    Suksese Veneres , mgjthse mua me pelqeu me shume Jozefina .
    Gjthsesi urime te gjitheve dhe shpresoj te na sjellin muzike te bukur ne vijim .

  8. gazi says:

    Bravo Venera mdheshtore fantastike!Falenderom ei vecante dh TOP CHANELL per kete mundesi qe krijon per keto talente.

  9. Opozitari says:

    Finalistet ishin te gjithe ato qe e meritonin qe tregon anen profesionale te traniereve,por cmimet duhen shperndar dhe skishte si te fitonte dy here finalistja e Almes.Heren tjeter ju garantoj qe do jete nga Shqiperia Fituesja .

  10. dalani says:

    Qenke nje rrote trapi.Paska mesuar ca fjale te huaja miku.

  11. mister x says:

    ka lezet jo se te x factor i pedese

  12. LINDI says:

    MENDOJ SE E MERITOJ TA FITONTE “THE VOCE OF ALBANIAN“

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje