S’i pëlqente ushqimi i mamit, 14-vjeçari bëhet kryekuzhinier

28 Janar 2013, 19:33Lifestyle TEMA
S’i pëlqente ushqimi i mamit, 14-vjeçari bëhet

Një adoleshent amerikan ka arritur të bëhet kuzhinier në një nga restorantet më të mira në Beverly Hills.

14- vjeçari Flynn McGarry, ka gatuar për më shumë se 120 njerëz dhe ka një kurs ku jep leksione për gatimin. Dhe për dijeni, të gjitha vendet janë të zëna.

Ushqimi që djaloshi gatuan cilësohet si progresiv amerikan dhe ofron eksperimente të shijshme.

Gjithçka nisi në moshën 11- vjeçare.

14- vjeçari thotë se u frymëzua për të gatuar pasi nuk i pëlqente ushqimi që i jepte mamaja e tij, Meg.

Për fat ajo nuk e mori si një fyerje një gjë të tillë, por bleu për të libra gatimi dhe receta.

Dhe mesa duket, ai ia doli.

“Pasi pashë gjithë këto libra gatimi dhe kërkova shumë për receta në internet, mendova se mund t’ia dal edhe vete. Kam rënë në dashuri me këtë gjë dhe mendoj se do përmirësohem akoma më shumë. Gjithmonë kam qenë një tip krijues dhe dëshiroja të kisha pjatat e mia. Fillimisht gatuaja për familjen, por tani kam nisur që të gatuaj për më shumë njerëz”.

1 komente në “S’i pëlqente ushqimi i mamit, 14-vjeçari bëhet kryekuzhinier”

  1. ka mundesi says:

    Po me ato floket,si i behet,se nje kryekuzhinjer s’ma do mendja te rri ashtu ne nje restorant,sidomos ne Beverly Hills!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje