Djali dhe vajza e Shaban Norjes janë larguar përgjithmonë nga Shqipëria. Dy javë pas krimit që tronditi vendin, Leonard Norja iku në Itali me familjen e tij, edhe pse pak muaj para se të ndodhte ngjarja ishte kthyer që të jetonte përgjithmonë në Shqipëri.
Po ashtu edhe vajza e tij, Dhurata, ka mbyllur shtëpinë, lokalin që kishte në Kavajë dhe së bashku me të shoqin dhe fëmijët janë larguar drejt Australisë, ku mësohet se do të kërkojnë azil.
Fqinjët tregojnë se prej momentit kur 81- vjeçari u zbulua si autor i masakrimit të 18 vjeçares, askush nuk ka trokitur më në shtëpinë e tij .
“Leonardi e Dhurata, dy fëmijët e vetëm të Norjes, janë larguar për në Itali dhe Australi. Ata braktisën jo vetëm shtëpinë në të cilën jetonin, por edhe biznesin që vajza ka në qytetin e Kavajës”, është shprehur për gazetën Panorama një fqinj i familjes Norja.
Fëmijët e Shabanit i kanë dënuar ashpër veprimet e të atit dhe mësohet se Dhurata nuk e ka vizituar për asnjë moment në burg të atin, edhe pse i ati ia kishte kërkuar djalit të tij njëherë që kishte vajtur në qeli.
“Dhurata gëzonte respektin e të gjithëve dhe askush nuk e gjykoi atë për atë çfarë i ati bëri. Ishte korrekte dhe shumë e sjellshme, ndonëse pas ngjarjes me të atin, ajo u trondit shumë. E kemi parë që e ka përjetuar shumë rëndë. Ajo e ka dënuar vazhdimisht aktin e të atit dhe pas kësaj nuk ka zgjatur largimi për jashtë vendit”, ka treguar fqinja.
ATA ME RUDIMENTE.
Ka shqiptare te caktuar qe ende ruajne ne gjak dhe ne genet e tyre mbeturina nga bota e kafsheve prej nga kemi origjinen sipas ateisteve.Keta shqipo jane ata me pak te edukuarit dhe me pak te kulturuarit,jane ata qe kane jetuar analoge me jete kafshesh neper skerkat e allbanise.
Keta shperthejne here pas here me veprime kafsherore.
Ketu nuk perjashtohen edhe politikane qe zgjidhje te puneve kane diktaturen,vrasjet nen rogos s’ka rendesi pozita qe ka grabitur.
Edhe shabaoja apo shabani ketu hyn bashke me analoget e tij idite.