Komisariati rajonal i Policisë Rrugore, Tiranë, duhet të dëmshpërblejë Gjykatën e Lartë gati 830 mijë lekë për vjedhjet që i janë bërë një automjeti të kësaj gjykate gjatë kohës që mbahej në pikën e bllokimit të rrugorëve.
Sipas padisë së Gjykatës së Lartë, gjatë qëndrimit në këto ambiente, automjetit, i cili para se të aksidentohej ishte në shërbim të kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, iu vodhën disa pjesë motorike, filtra dhe aksesorë.
Sipas padisë, drejtoria rajonale e Policisë Rrugore Tiranë duhet të dëmshpërblejë palën paditëse, Gjykatën e Lartë për dëmin e shkaktuar në shumën 826.698 lekë.
Aksidenti i automjetit ka ndodhur ka ndodhur më 26 janar 2012 kur në bordin e saj ishte vetëm drejtuesi.
Siç citohet dhe policia në gazetën Panorama, autovetura po lëvizte tej normave të shpejtësisë dhe nuk ka mundur të ndalojë duke u përplasur me tre automjete, të cilat prisnin të ndizej drita e semaforit për kalim, por për fat nuk pati të lënduar në njerëz.
hahahahahahaa, hajdutet po vjedhin hajdutet
Pune madhe se nuk siguruat veturen , vellezr police amanet Mulin e Shpresa Beçin , mos harroni koken tuaj se jetoni kohe te keqia .
Kush paguan, Rojet apo Shteti, dmth, taksapaguesit. Koqe kandari.
Mos ato pjeset qe u “vodhen” ishin sa vlera e demit qe ka pesuar mjeti ne aksident?.pasi nga nje perplasje e tille ky mjet nuk perfiton demshperblim.Atehere kujt tja ngecim , ja veshim policise sikur jane vjedhur pjese.Me thoni, kush ka patur gucim te ngacmoje bencin e Shpresa Bcajt, se une se kuptoj dot.Kesaj i thone prish me nje dore e merr mne doren tjeter.
te borxhet e shqiptareve u shtua edhe nje gje e vogel, jane shuma qe nuk ndjehen…. se mos eshte hera e pare qe ndodh atje… shyqyr qe ka ngel shasia …
Nuk na e thote dikush, nese ka marre gjobe kjo palo gjykatese per shpejtesine jashte normave te lejuara, nga policia?! Perse duhet te paguajne taksapaguesit dicka qe eshte veper penale e nje personi qe duhet te gjendet se kush eshte dhe ti atij demshperblimi. Policia nuk gjen dot “hajdutin” ne shtepine e vet dhe ne presim qe ata te gjejne ata qe sorollaten neper rrugen nen hunden e kesaj policie komplet jashte funksionit.
Policia eshte kthyer ne nje instituticion qesharak!!!!