FRD: “21 Janari”, një përgjigje antidemokratike ndaj protestës

21 Janar 2013, 18:28Kronika TEMA

“Pa drejtësi të besueshme dhe ndëshkim të merituar ligjor, Shqipëria do të vazhdojë të mbajë të hapura plagët e 21 janarit dhe të jetë në borxh të madh ndaj atyre që humbën jetën ose u plagosën atë ditë”.

Dy vjet pas ngjarjeve tragjike të 21 janarit 2011, Fryma e Re Demokratike deklaron se kjo ditë mbetet në memorien tonë shtetërore e publike, si një datë e dhimbshme dhe tragjike, një simbol i denigrimit të politikës së arsyeshme dhe i konfliktit të ashpër dhe pa sens midis dy partive të vjetra politike.

“Sot për këdo është e qartë se më 21 janar dolën në pah dy elementë thelbësore: strategjia e sjelljes jashtë – institucionale dhe e përplasjes civile e ndjekur nga ana e opozitës, si dhe paralelisht, strategjia e përgjigjes antidemokratike, me mjetet vrasëse, nga segmentet më të dhunshme dhe militante të qeverisë.

Më 21 janar politika dështoi dhe qytetarët u ndëshkuan. Katër qytetarë të pafajshëm mbetën të vrarë nga njerëz me uniformë që me ligj do të duhej të mbronin jetën e qytetarëve. Çdo përpjekje politike për ta përdorur këtë ngjarje tragjike si ditë triumfi, mbetet e dështuar dhe e thellon akoma më tej sjelljen e papërgjegjshme politike të atyre që e krijuan atë.

FRD edhe njëherë shpreh ngushëllimet e saj për familjarët e atyre që u vranë, keqardhjen për ata që u plagosën dhe bashkohet me vlerësimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë se të gjithë ata ishin viktima të dhunës së pakuptimtë e të pafalshme”, tha në një deklaratë përfaqësuesi i FRD, Afrim Krasniqi.

Sipas tij, FRD pret dhe nxit organet përgjegjëse që të gjithë personat përgjegjës në këtë ngjarje të rëndë të dalin pa vonesë përpara drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Pa drejtësi të besueshme dhe ndëshkim të merituar ligjor, Shqipëria do të vazhdojë të mbajë të hapura plagët e 21 janarit dhe të jetë në borxh të madh ndaj atyre që humbën jetën ose u plagosën atë ditë.

“Me ketë rast, FRD rikujton sesa absurde, antiligjore dhe antidemokratike ishte investimi politik i Kryeministrit dhe i parlamentit në përpjekje të dëshpëruara për të shpërndarë përgjegjësinë e tyre të 21 janarit tek institucionet e larta kushtetuese”, përfundon deklarata e tij.

5 komente në “FRD: “21 Janari”, një përgjigje antidemokratike ndaj protestës”

  1. Ah Ali, Ali, ç`na bëre ! says:

    “FRD pret dhe nxit organet përgjegjëse që të gjithë personat përgjegjës në këtë ngjarje të rëndë të dalin pa vonesë përpara drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. ”

    Jo more shoku i Lasander Gojores, po i kerkon organeve kompetente te nxjerrin pergjegjesite? Si keshtu ?

    Po si keshtu more ish punonjes presidence! A nuk e kishit ju ne dore prokurorine per gjithe keto kohe dhe e menderoset hetimin?

    Plehra te ish Presidentit sharlatan Bamir!

    Ku e keni hetimin per vrasjen e Aleks Nikes? Pse nuk e beri Ina se kishte dy vjet kohe? Perse nuk u mbaru ajo dosje?
    Dje dhe sot ju ka akuzuar per bllokim te hetimit babai i Aleksit, publikisht.

    Ej keta nuk jane ne vete mer !

    Asnje vote per keta plehra! Vota per FRD-ne eshte vote per bastardin Sali

    1. Ardita Gjebrea says:

      Nuk na e ka bo Aliu, na e ka bo Saliu:
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/turp.html

  2. Kole Shkodrani says:

    Cka flasin keta? Pasi la presidencen Topciu kerkon edhe pushtet te ri…po ky e keta kane qene te gjithe me PD, si Aleanca demokratike qe u shkeput e me pas u be bythabreke me kasten ne pushtet. Kush i beson kerta. Duhet me qene qorr me i besue, se keta te gjitha votat qe do te marrin do tia cojne Berishes ne dore. jane karte e djegur.
    Pastaj kane formuar parti si ekip i Presidences. Ku i ka kuadrot e tjera dhe ke po afron ne parti. Klan jane edhe keto.
    Mero, te kam mik te vjeter botoje kete shenim
    Please!

    Kola, d.v.

  3. flori says:

    Votat VETEM AK.

  4. Bamiro ti je Topi me te cilin te tjeret luajn, jo lojtari....mos e harro rolin tend ne politke says:

    A ka ftyre partia topit me permend krimet e sales? o surrat i poshter po ku ishte ti deri dje? a sishte topi nenkryetar i partise dhe kryetar i grupit parlamentar te pd deri dje? topi ka qene numri 2 ne pd pas sales. doli dhe na foli per 97 pale pale? ku ishe o top llastiku ne 97? Duke i bere fresk sales? pastaj te beri president dhe ti kere nder ja ktheve duke i bere nje sherbim te shkelqyer. Tani na permend 21 janarin, nje tjeter krim i kryetarit tend. Ti je bashkefajtor me salen ne cdo krim qe eshte bere. Shpresoj ne nje drejtesi sa me te shpejt. Keq e me keq te pafsha ty, kontigjentin tend dhe gjithe rracen tende. Kur te zhdukeni me fis e me fare do bim rehat. Asnje mbetje e juaj sduhet lejuar te jetoj ne kte vend. Vetem atehere do themi se kemi shpetuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje