Ilir Xhakja
Gjyqi ndaj vrasësit të kryekomisar Adem Tahirajt, Ilir Xhakja, është shtyrë për shkak të mungesës së avokatit të tij. I cilësuari si “i forti” i Shijakut, Xhakja ka qëndruar vetëm pak minuta përballë trupit gjykues pasi avokati i tij nuk është paraqitur në seancë.
Avokati Andi Duraj, përmes një shkrese i kishte kërkuar gjykatë shtyrjen e seancës gjyqësore, me argumentin se orari që ishte përcaktuar për zhvillimin e seancës gjyqësore, përkonte me orarin që ai jepte mësim në një universitet në Tiranë.
Këtë fakt sipas GSH-së e ka paraqitur relatori i trupit gjykues, dhe pasi ka marrë mendimin e të akuzuarit Xhakja, seanca ka përfunduar pasi i akuzuari ka dashur të kishte si mbrojtës pikërisht avokatin Andi Duraj.
gjyq rrumpalle
vetem ne albanistan avokati kerkon shtyrje seance se ka nje biznes tjeter ne ate ore. Pastaj pse mblidhet seanca? Per te konfirmuar shtyrjen per arsye banale?! kush i paguan keto leke?
po normale, ka mesim te Kristali, eshte me i rendesishem mesimi te Kristali se sa gjyqi i nje vrasesi..
jena ne demokracine e Salehut, jo shaka..!!!
Do shtyhet, do shtyhet dhe prap do shtyhet sa te mbarojne zgjedhjet e Qershorit.
Deri atehere i duhet Olldashit Xhakja ne burge sa te shtrydhe vota nga Shijaku dhe pastaj do denohet sa do jete paraburgimi.
Mjere familja e Adem Tahirit qe dha jeten per Koqe Saliun dhe Mulin.
Kur te lirohet Xhakja gjoja do fillojne te cirren qe nga Saliu e deri te portieri i PD-se se gjyqtaret jane te korruptuar.
Avukati ka mesim dhe nuk mund te perfaqesoje te pandehurin ne seance gjyqesore,Me se paguhen te gjithe ata gjyqtare qe per nje qeshtje behen seanca pa fund, kush i paguan ata police qe e sjellin ate pleh poshte e perpjete, ,ku futni ketu mjetet qe levizin karburantin e shume gjera te tjera se nje bythe avukati i pandergjegjshem do qe te tallen me gjykaten kush i kuntrollon keta mjerez keto ligje jane bere vetem per te vepruar mbi njerezit e thjeshte se po te shkosh ne burgjet shqiptare kupese vitet e fundit vetem fshatare dhe hajdute te vegjel te qytetit gjen ne ato burgje te tjeret ja kane bere dermanin me ligjet dhe jane te lire.
sa te kete kol olldashin ky nuk e rrun shume jo …..kur vrau ket kryekomisarin u bo keq olldashi se i kishte thene 100 here mos vrit njerez pa fillu fushata…shkoi i nxori dhe te palamet te fortit tjeter neritan tabakut po qe fatkeqsisht nuk po degjohet me nga eshte fut
Shtyhet seanca me 15-30 burra ne salle per nje vrases, sepse avokati ka me dhene “mesim”..Jipi ca leke sekretares te Kristalit, dhe shtyja procesin derisa ta nxirrni te pafajshem per afate ligjore..Drejtesi e kalbur..