Ekstradohet nga Italia Jetmir Llani

15 Janar 2013, 16:30Kronika TEMA

Policia shqiptare ka mundur që të ekstradojë nga Italia Jetmir Llanin, i cili akuzohet për vrasjen e Gentjan Shkretës dhe plagosjen e vëllait të tij. Ngjarja ndodhi pas vrasjes së djalit të tij 9-vjeçar nga familja Shkreta, e cila kishte si qëllim vrasjen e xhaxhait të vogëlushit, më 5 qershor të vitit të kaluar.

“Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, gjatë mesditës së sotme, ekstradoi nga Roma, Itali, drejt Shqipërisë, të shumëkërkuarin për vrasje Jetmir Isuf Llani, vjeç 34, nga Kurbini.

I ekstraduari Jetmir Llani, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 4 nëntor 2012 në Mamurras, ku mbeti i vrarë shtetasi Gentjan Shkreta dhe u plagos vëllai i tij Aurel Shkreta.

Ky shtetas u arrestua me qëllim ekstradimi, me datë 20 nëntor 2012, si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit në kohë të informacionit ndërmjet Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana me Interpol Roma Itali”, thuhet në njoftimin e policisë.

Jetmir Llani deri në momentin e vrasjes së djalit të tij, ka qenë shok me autorët e ngjarjes. Vrasja e vogëlushit 9-vjeçar shkaktoi një sërë vrasjesh dhe plagosjesh të tjera.

5 komente në “Ekstradohet nga Italia Jetmir Llani”

  1. Ben Chicago says:

    Bravo Policia Shqiptare,kjo tregon efikasitetin e bashkepunimit ndermjet saj dhe interpolit.Tema,pse nuk e jepni peticionin e sotem te 100 artisteve dhe njerezve te artit qe i kerkojne Edushkes te firmos 3 ligjet???.A po keni frike mos i prishni gjakun e ketyre kokekuqeve!!!

  2. raimondi says:

    Ore ketij i kane vrare djalin e vogel ….dhe une vete jam beqo, por nuk e imagjinoj dot se c’mund te bej po te isha ne vend te tij..
    .Ky mund te jete kriminel por ata qe i kane vrare femijen e vogel jane fytyra te poshtra fare

    As nje lloj krimineli nuk e ben ate krim te vrasi femijen e vogel

    Kush e mban mend filmin me Toni Montanen , qe ai megjithse ishte kriminel i famshem , kur pa qe ne makine me ate te cilin ky do vriste ishte edhe nje femije ,nuk pranoi te bente krimin–Pranoi me mire te bente lufte deri ne vetflijim se sa te vriste aksidentalisht edhe nje femije …..

    Gjykata duhet te kete parasysh gjendjen ne te cilen eshte gjendur ky kur ju vra femija nga keta karagjozet qe benin si te forte dhe vrisnin femijen

  3. XHOZI says:

    ORE,MUND TE ME THOTE C’U BE ME KUMBARON?!PSE AI QENKERKA SH E VESHTIRE TE EXSTRADOHET NDERSA KETIJ QYQI I VRANE FOSHNJEN DHE NUK PASKERKA TE DREJTE TE MARRE HAK NE NJE VEND ME QEVERRI INEKSISTENTE DHE GJYKATE PACAVURE,C’FARE BEHET KESHTU XHANEM? KU PO SHKOJME?ATEHERE NUK ME NGELET GJE TJETER PO KJO QE I NDODHI KETIJ NJERIU TE PA-FAT JU NDODHTE BERRISHES,TOPALLI KOKMADHIT -NE FEMIJET E TYRE QOFTE NE NIPER E MBESA QE TA PROVOJNE DHIMBJEN NE SHPIRTIN E TYRE- O ZOT QE TE MENDOJNE PASTAJ,QE KUR NUK JANE TE AFTE TE BEJNE SHTET LIGJOR TE MOS MARRIN PERGJEGJESIRA QE NUK KANE KELLQE TI MBAJNE .SHTETI NUK BEHET ME INTRIGA DHE SUKTHE SHTETI DUHET TE KETE GJYKATA,DHE DREJTESI PER TE GJITHE DHE POLITIKANET QE JANE KETHYER NE BOSA MAFIE DHE E KANE KETHYER SHTETIN SIKUR TE JETE CIFLIGU QE JU KA LENE RAMA DHE REXHEPI NGA SKRAPARI

  4. coku says:

    kete e ekstraduan dhe shume mire. po shaqa shatri?

  5. x says:

    Ja dhe 2 zgjyraniket folen me siper.
    Se mos rrini pa folur ndonje dite
    dhe beni ndonje dush se vini ere….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje