Pamje e shenjtorit para vjedhjes
Banorët e komunës së Gjinarit, vend në të cilin gjendet Kisha e Shën Premtes, në të cilën u dëmtua afresku i Onufrit, kanë vendosur të mbledhin vetë para që të paguajnë rojë për monumentin .
“Të hënën, pleqësitë e lagjeve të çdo fshati në komunën Gjinar të Elbasanit kanë raportuar dakordësinë e çdo familjeje për të kontribuar në ruajtjen e kishave të zonës së Shpatit. Gjithçka ka ardhur natyrshëm dhe solidariteti ka qenë i jashtëzakonshëm”, ka thënë për GSH kryekomunari Kristaq Shqau.
Shuma që do të japin banorët është rreth 50 lekë të reja në muaj, ndërsa roja nuk do të jetë sërish 24 orë, por do të ketë rolin e vëzhguesit. Në këtë zonë jetojnë rreth 7600 vetë.
E ndonëse kanë kaluar rreth dy javë nga shkatërrimi barbar i afreskut të Onufrit, ende nuk është identifikuar asnjë autor.
Bravo, shume iniciativ e bukur kjo qe kane bere, Nese nuk e bejm ne me duart tona shqiperine, ska kush ta beje tjeter….
http:// gazetatema.net/web/kriminelet-qe-dhunuan-mozaiket-e-cmuar/
Bumci vetem per kete duhej varur…po nejse ne vendin tone,keto jane gjera normale…