Një 26-vjeçare nga Durrësi, e cila dhunohej nga bashkëshorti, ka vendosur ditën e djeshme që të hidhet nga kati i tretë. Për fat, nëna e një vajze 5-vjeçare, Hikmete Ukaj, ka mundur që të shpëtojë, por ka marrë fraktura të rënda në trup.
Pasi është mbajtur për rreth 20 orë në spitalin e Durrësit, ajo është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, për një ndihmë më të specializuar.
Vëllai i vajzës, që ka ardhur nga Greqia pas ngjarjes së rëndë, ka thënë se bashkëshorti i saj, Ylber Ukaj, e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht atë.
Ndërkohë, Ukaj, edhe pse është një person me precedentë penalë dhe akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij, duke e detyruar atë që të ndërmarrë aktin e vetëvrasjes, nuk është arrestuar. Policia bën me dije se ai po hetohet në gjendje të lirë.
teper e veshtire te jesh bashkshorte e nje korraku……..
KEQARDHJE, per femren e pa fat….
Normale…policia ……jane edhe ata si puna e ketij tipit. Kurajo kesaj femre dhe ishalla merr ndihmen dhe mbeshtetjen e nevojshme…..