Shaban Norja del me antiplumb para gjyqit: Jam penduar thellësisht për krimin

9 Janar 2013, 13:04Kronika TEMA

Plaku 80- vjeçar, Shaban Norja, ka dalë para drejtësisë i veshur me jelek antiplumb. Me sa duket policia druhej nga një hakmarrje të mundshme ndaj Norjes, i cili e ka pranuar se e ka masakruar 18-vjeçaren Ajshe Vata, pasi kjo e fundit nuk ka pranuar të abortonte fëmijën.

“Jam i qartë me akuzën e krimit. Jam i penduar thellësisht”, ka folur shkurt Norja në sallën e gjygjit.

Në seancën që ka zgjatur afro dhjetë minuta, avokati i Shaban Norjes, Edmond Dashi, ka kërkuar gjykim të shkurtuar për klientin e tij për shkak të moshës dhe pranimit të fajit.

Në dosjen “Norja” ka një numër të madh akt-ekspertizash të viktimës dhe ekzekutorit. Mes provave të grumbulluara janë edhe shqyrtimi i tabulateve mes dy numrave celularë Vodafone Club, me të cilët komunikonin Norja, 80 vjeçar dhe Aishja 18 vjeç.

Gjatë vitit 2012 ka një numër të dendur thirrjesh mes tyre, ku bisedat zgjasin nga 2 minuta deri në 35 minuta.

Ngjarja e rëndë që tronditi opinioni publik u shënua mëngjesin e 11 tetorit të vitit të kaluar në një arë me misër në fshatin Xhafzotaj të Durrsit, ku u gjet trupi pa kokë i Ajshe Vatës. Pas hetimeve, rezultoi se masakruesi ishte Shaban Norja, mik i familjes, i cili pohoi se kishte marrëdhënie me adoleshenten dhe se ajo priste një fëmijë të tijin dhe ishte në muajin e tretë të shtatzënisë.

5 komente në “Shaban Norja del me antiplumb para gjyqit: Jam penduar thellësisht për krimin”

  1. Boi says:

    Ouuu!Po pse ju dhimberka jeta e ketij plaku. Po ajo e shkreta? Jam e sigurt qe ky plakushi nuk e ka vrare por ka marre persiper nje krim qe mund ta kete kryer dikush tjeter ne mos i biri qe na e “denoncoi” para drejtesise. Po jelekun antiplumb kush ja dha prokurori vellai i Jarit?

  2. dhembeli says:

    C;na shofin syte e na degjojne veshet Shqiperine e shpeton vetem denimi me vdekje.

  3. Erlushi says:

    Cfare jane keto plehra qe i lene ne burg dhe pagojme ne per t’i mbajtur me taksat tona, pse nuk i heqin qafe dhe te shpetojme nga kjo fare e keqe.

  4. klea says:

    Mos na hapni barkun me kete plehre te shemtire. Na njoftoni vetem kur te varet ne mes te Durresit . Ne te kunderten neqoftese nuk gjendet rruga dhe menyra qe ky shpifesire te ekzekutohet ne si komb ti themi vetes qe nuk jemi per gje ne kete bote jemj per tu shumezuar me zero….

  5. BESA says:

    Po kush esht ai prokuror qe e len xhelatin me at jelek ne sall apo nipi i tij,as mos naj qitni foton e shpellarit se 1 jav gjumi sme zen kur mendoj se Endrrat femijnore ia ka marr AJSHES se bukur nuk e ka lan rahat jetimen 4 vjet me ankth e frik ne fund i preu dhe koken.AJSHE bij smund tet harrojm ti dot jesh ne mendjen e cdo motre e nene,ashtu e bukur.e devotshme ,e but,ti nuk tregoje per vepren e ndyr nuk deshe te behesh shkak monstra tet vrasi baben ti i deshe familjen me shum se veten …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje