KLSH kallëzon në prokurori ish-kryetarin e bashkisë së Përmetit

30 Dhjetor 2012, 15:54Kronika TEMA

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në prokurori ish-kryetarin e Bashkisë së Përmetit, Edmond Komino,  me akuzën për shpërdorim detyre.

KLSH-ja thekson se gjatë auditimit të ushtruar në Bashkinë Përmet, ka konstatuar një sërë shkeljesh lidhur me shitjen e trojeve brenda vijës kufizuese të qytetit të Përmetit, në kundërshtim të hapur me dispozitat ligjore “Për shitblerjen e trojeve” dhe ligjin “Për Urbanistikën”.

“Si pasojë e këtyre shkeljeve të konstatuara, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka çuar në Prokurorinë e Rrethit për kallëzim penal, ish kryetarin e Bashkisë Përmet për periudhën 2008 -2011, me akuzën “Për shpërdorim detyre” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi në kundërshtim flagrant me ligjin ka nënshkruar aktin noterial të shitjes ndaj subjekteve private të pronës shtetërore (truall) ndonëse nga verifikimet e bëra gjatë procesit të auditimit rezultoi se pala shitëse Bashkia Përmet nuk ka qenë pronare e trojeve që ajo ka shitur me anë të kontratës noteriale” thuhet në deklaratën e KLSH-së.

Ndërkohë të gjitha veprimet i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.

3 komente në “KLSH kallëzon në prokurori ish-kryetarin e bashkisë së Përmetit”

  1. Meleku says:

    Edhe kjo eshte nje kartoline e “mortjes”. Mos!

    Kush e duron tani ate halabakun kontrabandist me vajtimet e tij per shefin.

  2. e ardhmja says:

    Ka shume mundesi qe keta te KLSH-s nuk e dine qe Kominoja ka qene me PD-, ,ose do ta kete dredhur tani e ka kaluar ne ndonje parti tjeter.Nuk ka si spjegohet ndryshe denoncimi i kesaj vegle qorre te pushtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje