Aksident tragjik në aksin Kukës-Kalimash, tre të vdekur

24 Dhjetor 2012, 18:25Kronika TEMA

(E PERDITESUAR)- Tre persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik. Ngjarja është regjistruar në autostradën Kalimash-Morinë, në vendin e quajtur Kolsh. Sipas policisë, mjetet e aksidentuara janë një kamion dhe një makinë tip fuoristradë, ndërkohë që dyshohet se përplasja është shkaktuar nga kamioni, i cili ka kaluar në trasenë tjetër të rrugës.

Mësohet se dy prej viktimave, 23-vjeçarët Lekë Markgjoni dhe Mirjam Doda, si dhe dy të plagosurit Gjelosh Lata 40 vjeç dhe Sokol Pulaj 27 vjeç, të gjithë nga Derveni i Fushë Krujës, udhëtonin në furositradën me targa AA 486 ED dhe ktheheshin nga Kosova në drejtim të Tiranës.

Viktima e tretë është shoferi i kamionit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje