Prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet e një prej krimeve më makabre të ndodhur para dy muajsh ne fshatin Xhafzotaj. Sipas prokurorit te çështjes, Sokol Nishani, 80-vjeçari Shaban Norja e ka masakruar i vetëm 18-vjeçaren Ajshe Vata.
Sipas organit të akuzës nga procesverbali i këqyrjes në vendin e ngjarjes , së bashku me tabelën fotografike si dhe akt-ekspertimin ligjor është arritur të dokumentohet se Shaban Norja gjatë mesnatës së datës 10 tetor, në një parcelë të mbjellë me misër në afërsi të banesës së viktimës në Fllakë-Xhafzotaj, ka kryer ekzekutimin e 18-vjeçares fillimisht me armë zjarri tip pistoletë dhe më pas e ka gjymtuar, duke i prerë kokën viktimës me një sëpatë me mendimin që të mos identifikohej.
Prokurori Nishani ka sqaruar për gazetën Panorama se krimi është klasifikuar si pasionant, ndërsa do t’i kërkojë gjykatës “shpalljen fajtor” të të pandehurit Norja për veprat penale të “vrasjes në rrethana cilësuese” (ndaj personit shtatzënë) si dhe “armëmbajtje pa leje”.
Ende nuk është përcaktuar data se kur Norja do të paraqitet para togave të zeza për të mësuar mbi fatin e tij.
Shaban Norja e ka pranuar krimin duke dëshmuar se ka pasur marrëdhënie intime me Ajshen që në moshën 14-vjeçare. Sipas tij, vetë Ajshja i ka kërkuar që ta vriste pasi nuk donte të abortonte fëmijën.
NO,NO,NO,KOMENT,EDHE KJO BUCE,EDHE AI MOSTER……