Vendi ku ishte varrosur Fatjoni
Pas vrasjes së kamerierit 23 vjeçar, Fatjon Barmeta në Klos të Matit, babai i tij Limani është rrëfyer në emisionin “Me zemër të hapur”.
“Zakonisht në orën tetë të darkës djali vinte në shtëpi, ose nëse vonohej, merrte në telefon. Prita deri në orën 8, djali nuk erdhi. Por, meqë atë natë kishte ndeshje, nuk e mora në telefon deri në orën 9. Në orën 9 i rashë telefonit, nuk ma hapte. Më dogji në shpirt. Dola për ta kërkuar se me thënë të drejtën unë dija diçka në fillim kur ishte në punë në atë lokal. Fatjoni kishte afro 8 muaj që ishte larguar nga ai lokal,” deklaron Limani.
Sipas tij djali asnjëherë nuk i ka folur se çfarë ndodhte atë lokal.
“Ai asnjëherë nuk më tregoi se cili ishte pisllëku, vetëm më tha, babi do e lë punën. Unë i thashë leje. A ta mbyll këtë muaj, më tha. Dhe i thashë mbylle dhe lëre. Asnjëherë nuk më tregoi vetëm më tha se aty ka pisllëk. Unë jam fajtor për atë djalë, se nuk e dija se ku po e çoja. Po duke parë se i ati, Ali Boja ishte burrë me reputacion, punonjës policie 35-40 vjet, e çova”, tregon Limani.
Ai akuzon se vrasja e të birit ka prapavijë kriminale.
“Jam fajtor sepse duhet ta kisha parandaluar krimin vetë si baba. I besova Aliut, nuk duhej t’i kisha besuar. Besova se i kishte fëmijët nën kontroll, por nuk i kishte. Vrasja e djalit tim ka prapavijë kriminale. Aliu, nëpërmjet punës si polic, ka mbyllur shumë çështje të fëmijëve. Mbyllja e këtyre çështjeve çoi në këtë krim”.
Ai bën apel duke thënë: “Ali Boja, mos e fsheh atë që di. Kriminelët janë brenda dhe duhet të marrin dënimin maksimal, përndryshe unë do ta zbardh vetë çështjen. Fatjon Cani është kryekrimineli i këtyre punëve”, akuzon Limani pasi sipas tij Ali Boja kishte katër çuna, nuk kishte nevojë për ndihmën e Fatjon Canit për të mbytur djalin e tij 50 kilogram.
Si Baba i djalit te vetem qe kishe,nuk gjej fjal si te ngushelloj,por dua te them mos e rendo veten me ndjesine e fajit,kujtedo mund ti ndodhte.
Ngushellime.
Shpresojm qe denimi i krimineleve ta lehteson pak dhimbjen dhe ndergjegjen e renduar.
MOS PRIT NGA DREJTESIA ZGJIDHE VETE TANI PER NJE MER 8 JETE ATEHRE DO JESH BURE
Ku behet ky emisioni “Me zemer te hapur”? Apo ne nje TV qe eshte e ndaluar t’i zihet emri ne goje??
Ahahahah qumeshtin dhe lopet ia doni fshatit, po cupat s’ia jepni per nuse ?
Si eshte kjo historia e ketij djalit.
Bobo, i paskan bere gjemen, pse e vrane?
Kriminelet e paskan varrosur.
Lajm i raportuar keq! As nuk tregohet ngjarja, as nuk tregohen rrethanat, as nuk tregohet se ne ç’TV jeper ky emisioni…
Ne qe jetojme ne toke te huaj pastaj, larg nga kronikat e zeza te Shqiperise, s’kuptojme asgje.
Gazetarì skadente deri ne kete pike, vetem ne Shqiperi gjen!