Ne Rumani socialisti Ponta merr 60 për qind te votave . Rama e pershendet si "mik" te PS

10 Dhjetor 2012, 00:45Kronika TEMA
Ne Rumani socialisti Ponta merr 60 për qind te votave . Rama e pershendet

Rumunët votuan sot për të zgjedhur parlamentin e tyre të ri, ku koalicioni i qendrës së majtë të udhëhequr nga kryeministri Viktor Ponta mori rreth 60 për qind te votave.

Sipas tri agjencive që kanë bërë exit-pole, Unioni Social-liberal ka fituar 58.3 për qind të votave të zgjedhësve që kanë votuar.

Ky rezultat është në përputhje edhe me anketat parazgjedhore, që flisnin se Ponta do të mposhtë bindshëm presidentin Traian Basescu. Koalicioni që e mbështet këtë të fundit, ka fituar gjithsej18-19 për qind të votave, gjë që konsiderohet si humbje e rëndë për të. “Ky është aktvendim i plotfuqishëm për regjimin e presidentit Basescu”, tha aleati më i afërt i kryeministrit rumun, kreu i Partisë Nacional-liberale, Crin Antonescu.
Rezultati i këtyre zgjedhjeve rrit shanset për qëndrueshmërinë politike në vend, por shton rrezikun e konfliktit me presidentin Basescu, i cili ka deklaruar se do të mandatojë për të formuar qeverinë e re pas zgjedhjeve një ‘emër sipas interesave të qytetarëve’. Analistët thonë se vështirë që Basescu të propozojë Ponta-n. Me shumë gjasa emri i mandatuar prej tij, në rast të një fitoreje të së majtës, do të jetë një emër dytësor i koalicionit, duke interpretuar Kushtetutën e vendit që nuk përcakton nëse i mandatuari duhet të mbërrijë nga forca politike që merr shumicën e votave apo një tjetër emër kur bëhet fjalë për koalicione.

Propozimi i një tjetër emri do të zhyste vendin në krizën e para disa muajve, ku kryeministri dhe presidenti u përplasën ashpër me njëri-tjetrin, aq sa të majtët e Victor Pona-s u përpoqën ta shkarkojnë atë në parlament, por pa ia arritur dot.

Lideri i opozitës shqiptare Edi Rama ka përshëndetur fitoren e atij qe ai e quan “mik te socialisteve shqiptare”.

8 komente në “Ne Rumani socialisti Ponta merr 60 për qind te votave . Rama e pershendet si “mik” te PS”

  1. dmc says:

    korrigjim!jo perpjekje por referendum popullor masivisht i manipuluar na trajan basescu miku i sales se pare .

  2. Arbeni says:

    Ky eshte “miku i Komunisteve Shqiptar”zonja Edush?.

    1. elio says:

      Te vetmin komunist e keni ju ne PD

  3. Genard says:

    hahahahah… miqte e medhenj te PS!! Po kur pershendet Berisha Orbanin e HUngarise pse e shani dhe i thoni diktator ju? Apo cfare ben Rama eshte e mire dhe cfare ben Berisha eshte e keqe e? Ik o Tema se jeni bere si breke komunistesh!

    1. Poturja says:

      Kurse ti qenke bere si poturet e plakut nga vicidoli

  4. CIU-CRRRRR says:

    HA HA FITON KOMUNISTI ROME(GABEL)DHE PERSHENDETET NGA VELLAU I TIJ DERRKUCI RAMA.

  5. Janaq Doraci(kepucar ne pazar te vjeter) says:

    Thone se vllehet jane cifutet e ballkanit!Nuk e di se sa e vertete eshte kjo, por nje gje eshte e sigurte: ne Shqiperi sa te mira kane bere ne te kaluaren, po aq te liga po bejne sot:Velot,Plasaret,Mishat,Lubonjet por edhe bektashinjte kriptovllehe(keta jane me te egjer) po mundohen ta bejne Shqiperine nje vend ku ndjesia kombetare te mos kete asnje vlere.Ju flm.

  6. plas says:

    ec e gjeje .komunisti sali ,30 vjet anetar partie dhe sekretar partie
    dhe nadel edi komunist ,kaq budallej o kjo race.
    Kaq te tredh dhe pa mend jemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje