Moti i keq bllokon akse rrugore dhe permbyt Fierin

10 Dhjetor 2012, 00:27Kronika TEMA


Moti i keq në Shqipëri ka bllokuar disa akse të rëndësishme rrugore, ndrysa përmbytjet janë shfaqur për herë të parë dhe në qytete të rëndësishme si fieri, ku Gjanica ka dal nga shtrati dhe ka përmbytur shtëpi dhe dyqane.

 

Aksi kombëtar Elbasan – Qafë-Thanë u bllokua për rreth 3 orë, sot në mëngjes, për shkak të ngricave në rrugë. Në pamundësi për të lëvizur, drejtuesit e mjeteve mbetën të bllokuar për një kohë të gjatë. Mungesa e skorieve dhe kripës e vështirësoi punën e sektorit të mirëmbajtjes së rrugëve, që po punon me rezervat e fundit.

E njëjta situatë sipas TCH, paraqitet edhe në aksin kombëtar Elbasan – Tiranë. Në mëngjes, Qafa e Kërrabës

ishte e rrezikshme për drejtuesit e mjeteve, për shkak të ngricave. Por edhe më të rënda janë problemet në rrugët rurale.

I kontaktuar me telefon nga Top Channel, drejtori i mirëmbajtjes së rrugëve rurale, Ardian Cani, tha se situata është e rënduar në disa zona nga rrëshqitjet e dherave. Në aksin Gjinar – Zavalinë, rruga është bllokuar nga rrëshqitjet masive të tokës, gjithashtu në zonën e Librazhdit dhe Gramshit.

Reshjet intensive të borës kanë pushtuar gjithë qarkun e Korçës, duke krijuar probleme me qarkullimin e automjeteve. Pasi kanë vijuar për disa orë, duke mbuluar edhe qytetin e Korçës, në të gjitha akset nacionale kalimi bëhej vetëm me zinxhirë, ndërsa probleme ka pasur edhe në disa prej komunave të këtij qarku, të cilat janë të bllokuara ose përballen me mungesën e energjisë elektrike.
Ndërkohë dhjetëra shtëpi dhe njësi shitjeje janë përmbytur në orët e para të mëngjesit të sotëm  në lagjet Kongresi i Përmetit, 1 maji dhe lagja “Liri”, si pasojë e vërshimit të lumit Gjanica.
Shtëpitë e përmbytura janë ndërtuar në të dy anët e lumit Gjanice. Që prej orës tre të mëngjesit, skuadrat zjarrfikëse kanë filluar punën për të nxjerrë ujin nga lokalet dhe njësite tregtare.
Nga vërshimi i Gjanicës, një natë më parë janë demtuar rreth 400 shtëpi dhe njësi tregtare.
Kjo përmbytje konsiderohet më e madhja në 20 vitet e fundit ndaj kërkohet ndërhyrje urgjente për pastrimit e shtratit të lumit nga inertet.

2 komente në “Moti i keq bllokon akse rrugore dhe permbyt Fierin”

  1. VERONIKA says:

    Ktu situata èshtè nè kufijtè e imagjinatès.Nqs do ndodhi vèrtet Armaghedon,s’do jetè mè keq se kjo.Nuk e di ku kanè qenè kto zjarrrèfikse,por garantoj qè lagjia Liri,èshtè e braktisur,kanè ardhur vetèm televizione qè bènè filmimet,unè jam marrè me fèmijèt,gatimin dhe çajin,por mè thanè qè disa tv,nuk i lejonin tè shahej as qeveria,i kishin fikur kamerat,gjè qè kishte acaruar dhe gjendjen,mè duket se flisnin pèr ABC,por nuk garantoj,sepse èshtè shumè kaos,dhe unè nuk e kam idenè fare çfarè tv ekzistojnè ktu.Por gjendja èshtè e mjerueshme,kto shtèpi do bèhen tè banueshme nè mars-prill…nuk e di çfarè do bèjnè…mobilje,libra,rroba,janè nè ujè,sepse u rrèzuan dhe muret,e vetmja gjè qè arritèm ishte nxjerrja dhe strehimi i njerèzve….nuk di çfarè tè shkruaj,sepse situata èshtè surreale.Kam njè familje me 4 fèmij,qè janè tè ardhur,nuk kanè askènd ktu nè FR.sepse tè tjerèt pak a shumè u sistemuan.Kta janè tè dy invalid,çalojnè,nuk di çfarè tè bèj,nuk e di si do ju vej filli…nesèr do filloj do i zè me radhe ,kr.bashkie,e prefekturè…nuk èshtè e mundur jetesa nè kto nivele,dhe nuk ka gjè mè tè hidhur sesa pafuqèsia,pamundèsia pèr tè bèr diçka.Seriozisht,nqs dikush ka ndonjè informacion mè tepèr,te kush mund tè drejtohem pèr kta tè mjerè do isha shumè mirènjohèse…ndoshta dhe ju tè gazetès…mund dhe tè bèni verifikimet…ktu èshtè absurde,kam mè shumè frikè pèr çfarè do arrij tè bèj nesèr pèr kta,sesa mbrèmè nga ujè qè vèrshonte nga tè gjitha anèt..

    1. Janaq Doraci(kepucar ne pazar te vjeter) says:

      E dhembshura VERONIKA,
      fieraket duhet t’i lene prapesite e t’i kthehen udhes se drejte!Ka kohe qe ne ate qytet eshte harruar kujtimi e Shen Kozmait dhe, permbytja nuk eshte nje gje e rastit.Nese vazhdoni keshtu , si popullsi, ne udhe te shtrember, Shen Kozmai yne, qe nga lart,do t’ju bej ndonje “dhurate” edhe me te dhimbshme se kjo!Ju vete zonjushe(apo zonje) duhet te rrini sa me pak ne internet e te komentoni dhe, te punoni sa me shume per komunitetin tuaj.Ju flm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje