Gjykata, 40 ditë burg për Paro Laçin

9 Dhjetor 2012, 18:00Kronika TEMA

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg për 40 ditë Paro Laçin, Zv.presidentin e ekipit të futbollit Partizani. Laçi i arrestua 2 ditë më parë për llogari të shtetit italian,ku ai rezultonte i dënuar nga Gjykata e Milanos me 10 vjet e 4 muaj burg, për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Kështu gjykata i ka lënë 40 ditë kohë autoriteteve italiane për të ndërmarrë dhe përfunduar proceduarat e ekstradimit për në shtetin fqinj.

Paro Laçi u arrestua ditën e premte në afërsi të kryqëzimit të 21 dhjetorit në Tiranë. Ndërkohë vetë i akuzuari u shrpeh se arrestimi i tij është një ngatërresë dhe se ai nuk është njohur asnjëherë me akuzën që i është bërë nga pala italiane dhe se ai nuk ka pse të bëj burg.

Aksioneri i klubit partizani njihet si person me precedent penal, pasi emri i tij është lakuar shpesh në ngarje të ndryshme, si trukime ndeshjesh, ndërhyrje tek një gjykatës i apelit të Shkodrës për të liruar një mikun e tij apo edhe ndërhyrje për të favorizuar kompani në minierat e Bulqizës.

Mësohet se Laçi ka mundur ti shpëtojë drejtësisë italiane falë ndërrimit të identitetit, ku ai ishte i skeduar me emrin Berisic Paro shtetas serb. Por ka qënë pikërisht përgjigja e interpolit në Beograd,i cili është përgjgjur se ky shtetss nuk ekziston.Kjo ka bërë që Interpol Tirana të ekzekutojë urdhërin e ndalimit për Paro Laçin, pasi fotografia e pasaportave ishte e njëjtë.

3 komente në “Gjykata, 40 ditë burg për Paro Laçin”

  1. Duket se Berisha e perdori Paro Lacin per zgjedhje dhe tani po e hedh si top futbolli.
    http://gazetavotra.blogspot.ca/2012/11/shqiperia-xhonturke-jashte-bashkimit.html

  2. alban4eva says:

    persa i perket futbollit, lexova ne nje gazete italiane, qe Shqiperia ze vendin e pare ne bote per shitje ndeshjesh..

    kjo, sa per informacion..

  3. voica says:

    Po ky e ka gje shok Fatmir Mediun qe te mos ekstradohet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje