Komisioni i Sigurisë ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës ndryshimet ne projektligjin per përgjimin e telekomunikimeve ndërsa ka rrezuar amendamentin e opozitës. Amendamenti i deputetit socialist, Arben Isaraj, synonte rregullimin me ligj te përgjimeve paraprake dhe te dhënat e marra nga këto përgjime te mos përbejnë prove. Maxhoranca nuk kundërshtoi thelbin e propozimit, por deklaroi se ndryshimi i kërkuar nuk mund te behej ne ketë ligj.
“Nuk kam gjë kundër, por duhet ndryshuar ne kodin e procedurës penale”, tha Isaraj, raporton Vizion Plus.
Varianti qe do t’i çohet parlamentit për votim është ai i miratuar me konsensus tek komisioni i Ligjeve ku PD dhe PS rrëzuan me konsensus kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, që parashikon decentralizimin e procesit të përgjimeve dhe që lejon realizimin e tyre edhe në prokuroritë në rrethe. Maxhoranca dhe opozita e kanë kundërshtuar këtë kërkesë të organit të akuzës, me argumentin se një kompetencë e tillë për të përgjuar pa lejen e kryeprokurorit do të shtonte abuzimet.
saliu BASHKE me lulzimin privatizuan edhe shtetesuan plerat.ne pronaret e vertet te plerave dhe kanaçeve kerkojme referendum..na THONE qe plerave u ka dale PRONARI. dhe ne çdo kazan kane shkruajtur ESHTE E ZANUN..
SHQIPERIA NEN RREGJIM BAJRAKTARO-VERIOR,
NJE SHTET “MONIST” DHE “RRUMPALLE”.