Policia e Tiranës ka parandaluar një vrasje në një familje në kryeqytet, duke bërë të mundur edhe arrestimin e një 48-vjeçari.
Zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini, ka theksuar se është arrestuar 48-vjeçari Tafil Cani, pasi ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij 40-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit pranë zonës së Zogut të Zi në kryeqytet, ku Cani, pasi ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, ka tentuar ta vrasë atë me armë.
Falë ndërhyrjes së policisë u bë e mundur parandalimi i vrasjes, ndërsa gjatë kontrollit në banesë u gjetën edhe një arsenal armësh.
Sipas policisë, janë sekuestruar armë luftarake, automatikë, granata ushtarake, ndezës dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh dhe krehëra auto për mbajtje fishekësh.
eshte e vertete qe ne nuk kemi ushtri, por populli yne eshte i armatosur deri ne dhembe..
hahahaha, di i ket ngel qejfi qe mbushi gjithe ate kove me torte e nuk i dha pak burrit
Asgjë e veçantë. Në Shqipërinë tonë që e pshurr përditë Saliu, ngjarjet e kronikës të zezë, janë bërë thjeshtë çështje statistikash e komunikatash nga zëdhënset e policisë. Shumë punë i ka dalë me këto kamunikata Almës Brune e simpatike.