66 vjeçari varroset pa kokë, policia ia gjen dy orë pas varrimit

19 Nëntor 2012, 11:32Kronika TEMA

Varrimi i 66 vjeçarit, Hasan Maska, nga fshati Drobonik i Beratit, është kryer pa kokën e të ndjerit, ndërkohë që vetëm dy orë më pas policia ka njoftuar për gjetjen e kokës së viktimës.

Ende nuk është e qartë nëse ai është qëlluar me armë apo me mjete të ftohta. Dyshohet se pasi është qëlluar më parë në kokë, autorët kanë kryer masakrimin e trupit të Hasan Maskës, duke u futur më pas në qese dhe hedhur buzë lumit Osum. Koka është dërguar në morg, ku ekspertët do të zbardhin dhe mënyrën e krimit.

Policia e Beratit ka bërë me dije se po hetohet pista e një hakmarrje të mundshme nga të afërmit e të aksidentuarës për vdekje, Ervehe Devishllari.

Burime të grupit hetimor, siç pohohet në gazetën Panorama, kanë thënë se autorët duke e ditur konfliktin midis familjes Maska dhe Dervishllari, kanë manipuluar edhe provat, duke e copëtuar trupin në një tjetër vend, dhe më pas i kanë hedhur ato pikërisht në vendin ku u përplas për vdekje 52 vjeçarja.

Familjarët kanë mohuar të kenë konflikt tjetër, ndërkohë që djali i tyre, Qani Maska, u vetëdorëzua pas aksidentit.

Pesë ditë para se të ndodhte masakrimi i të atit, ai është dënuar me 15 muaj burg, ndërkohë që familjarët e viktimës kanë reaguar dhe kanë akuzuar gjykatën për vendim të padrejtë.

2 komente në “66 vjeçari varroset pa kokë, policia ia gjen dy orë pas varrimit”

  1. Nuk eshte here e pare qe ndodhin nje gje e tille. Njerze me koka te p;rera po ndodhe si ne luften trojane. Aspak mire per shqiptaret, aspak mire atje ku kerkojme te shkojme ne evrope, atje nuk munde bte shkohet me koka te prera, atje nuk munde te shkohet me nje gjakmarrje kaqe te madhe atje nuk munde te shkohetn edhe me nje shtet hajdute.

  2. Vlla me Azeret says:

    Korraket e kane ne gen,njerez me prejardhje kanibalesh nga shkretetirat e Dagestanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje