Oficeri i Antidrogës kapet me 54 kg heroinë e 8 kg kokainë

16 Nëntor 2012, 10:34Kronika TEMA

Anoril Cani, specialist në Departamentin e Antidrogës në Policinë e Shtetit, është kapur bashkë me një grup trafikantësh teksa po eksportonin drogë në drejtim të Elbasanit.

Policia e Tiranës ka bllokuar 54.3 kilogramë lëndë të dyshuar si heroinë, 7-8 kilogramë lëndë të dyshuar si kokainë dhe mbi 100 kilogram përzierës.

Bashkë me oficerin e Policisë së Shtetit janë arrestuar edhe shtetasit Gentian Gjoka (38 vjeç), Ilir Shehaj (46) i njohur me pseudonimin “Gjyshi”, si dhe Madrid Dule (38 vjeç).

Të ndaluarve u janë sekuestruar tetë aparate celularë, dhe tri makina që transportonin lëndën narkotike.

“Operacioni është kryer në kohë rekord. Ka qenë një bashkëpunim i të gjitha strukturave të Policisë së Tiranës me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm dhe Prokurorinë që mundësoi që brenda një orë të kapen dhjetë persona dhe të bllokohen  54.3 kilogram heroinë, 7-8 kilogram kokainë dhe mbi 100 kilogramë përzierës”, citohen në gazetën Panorama burimet nga Policia e Tiranës.

Ndërsa Ministria e Brendshme ka pohuar se operacioni ka qenë tepër sekret për shkak të implikimit të specialistit të Antidrogës.

“Ka pasur informacion në rrugë operative për implikimin e tij”, kanë pohuar burime pranë kësaj ministrie.

12 komente në “Oficeri i Antidrogës kapet me 54 kg heroinë e 8 kg kokainë”

  1. Pluhuri says:

    Fatkeqesisht e tere Shqiperia u ndertua nga nga droga nga asgjeja u ndertuan me mija pallate, hotele, por kjo nuk e nderton trurin dhe karakterin e askujt. Zhgenjim total , shtet dhe popull i ngritur nga droga.

    1. Argita_B says:

      80% e parase gri e te zeze te botes qarkullon nga Zvicra, e prej dhjetra vitesh, pa folur per parate e nazisteve apo krimineleve te luftes se dyte boterore… jy fakt e ben gje valle Zvicren shtet koti?!

  2. frediel says:

    po ca me prit nga nje shtet qe drejtohet nga njerez te degjeruar,te degjeneruar do jene dhe te tj qe punojn per ate shtet,e kemi be shqiprin han me dy porta nga keta njerz qe fillojn pune vetem se jane ushtare te njeres apo tjetres force politike e jo per merita apo aftesi

  3. shezo says:

    E cfare nuk ndodh ne Shqiperi…. Arrestohet shefi i antikorrupsionit per korrupsion, arrestohet oficeri i antidroges per trafikim droge. Po neser cfare do te degjojme?

  4. nuk harroj says:

    Lufte te pa meshireshme droges dhe prodhuesve te saj.Kryefjala e shpellarit berisha.Me keta lloj palacosh do ta luftosh?Apo edhe ky eshte provokimi i radhes i Ed Rames?Me kete tufe idiotesh qe ke per rreth mos prit gje tjeter o i cmendur qe po na cmend!

  5. brrrr says:

    tani e ka rradhen shefi i antikontrabandes per trafikim mallrash kontrabande hahahahha

    1. Ester says:

      Po pra.. tamam se disa dite me pare Shefi i antikorrupsionit u kap me korrupsion.. ky i antidroges me droge.. tani pritet qe ai i antikontrabandes te kapet per kontrabande… hahahhhahah o zot i madh..
      Shendet thuaj Shendet… se te tjerat rregullohen..

  6. alban4eva says:

    mrekullia ekonomike e Saleh shpelles.. miracle of freedom.. ja cfare kemi ne qeveri..

  7. Reflection says:

    ..Nje dite sapo degjova se kapet shefi i anti-korrupsionit, per çfare, per korrupsion!!! Tani kapet shefi i antidroges, per çfare, per droge!!! E padegjuar gjekundi kjo, perveçse tek ne. Dmth, kriminelet jane ne rruge e kryekriminelet ne pushtet!!!!!!!!! Oh Zot, kemi mbetur duke llapur e duke liruar neper blogje mllefin e urrejtjen per krimin, e kriminelet dhe e verteta eshtese s’mund te bejeme gje edhe sikur te rebelohemi se jemi pakice, pra s’bejme dot gje sepse pjesa derrmuese e popullit jane njerez me mentalitet te kalbur e me seder te semure. Pshn!

  8. kabashi says:

    e ja kan fut shoket e vet te antidroges se jan bo xheloz pse bote pare..
    gjith bota osht e mytme nga droga dhe s’kapet polic a funksionar se jan te lidh.
    kurse si gjithmon shqiptart bejne me shume sesa duhet.
    dava zagaresh.

  9. loni says:

    Do kete shkuar per te shkateruar drogen ose ka ngateruar rrugen per ti cuar ne polici. Nuk ka aresye tjeter.

  10. kopuku says:

    Ne Hollande droga eshte e ligjeruar dhe gjermanet e te tjeret rrotull shkojne atje kur duan te thithin. Kjo i rrrit mirqenjen Hollandes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje