Gara në shtetin Ohio (lexohet Ohajo) është tejet e rëndësishme për Romney-n; asnjë republikan nuk ka arritur të shkojë në Shtëpinë e Bardhë, pa fituar në këtë shtet. Dhe sondazhi i sotëm i gazetës Columbus Dispatch tregon se Obama është 2 pikë përqindje para Romney-t: 50-48. Por sondazhi i djeshëm i NBC News dhe Wall Street Journal tregonte një epërsi edhe më të madhe për Obamën 51-45.
Duket se Romney-t i jep shpresë sondazhi i sotëm dhe e mbyt fare ai i djeshmi. Por cili prej tyre është më i saktë?
Të dy sondazhet janë kryer me telefon duke filluar nga 1 nëntori, por sondazhi i Columbus Dispatch ka marzh më të vogël gabimi statistikor; plus/minus 2.2 pikë përqindje. Ndërsa sondazhi i NBC News dhe Wall Street Journal ka një marzh plus/ minus 3.1 pikë përqindje.
Përkthyer në gjuhë probabilitare kjo do të thotë se “fotografia” që i ka bërë elektoratit Columbus Dispatch ka probabilitet më të lartë për t’iu afruar rezultatit të 6 nëntorit se sa ajo që ka bërë NBC News dhe Wall Street Journal.
E.Zaloshnja
http://respublica.al/artikuj/2012/11/04/cili-nga-sondazhet-e-ohajos-eshte-me-i-sakte
jemi pro Obames ne zgjedhjet presidenciale te amerikes.
sikur po behen votimet ne shqiperi,,shum interes i japin ne votimeve te huaja,,ne nuk po zgjidhim dot problemet qe kemi per vete me votimet,,po hapemi bythve me votimet e amerikes sikur po zgjedhim presidentin tone,,besoj se ketu ne france nuk ka ndonje njeri te merret me parashikimet e votimeve te amerikes,,e theksoj ndonje njeri,,se medjat apo televizionet as qe e cojne ndermend,,vetem ne langaraqet merremi me keto gjera…
Ne fakt, kete punen e interesin per zgjedjet ne Amerike, personalisht nuk e shoh me shume tifozllek per njerin apo tjetrin. Holle holle deri ketu nuk ndryshon ndonje gje e madhe. Ajo qe shoh me interes eshte precedenti i fushatave si proces ne funksion ne asaj qe tha Hillary Clinton: pranimit te rezultatit. Akoma me trashe, e shoh si nje proces kuzhine, produkti i se ciles doemos duhet pranuar sic serviret. Imagjinoni, nese kuzhinjeret do te ziheshin me thika se cfare do te gatuhej. Minimalisht klientet do te refuzonin nje gatim te pergjakur, te katranosur, edhe sikur rastesisht te mos kish qene i tille ne te vertete. Besimi – gje e madhe.
Merren o taleban merren edhe ne France! Amerika eshte sundimtare e botes o u q. Ti me gjithe Francen.
Un votove dje per Obamen,dhe me sa njof une shqiptar ketu shumica kane votuar per Obamen. Hajt shnet
Ne AMERIKE te fitoje kush te doje eshte njesoj por ne shqiperi mor qyqare doni qe te zini radhen e vdekjes se ndryshe nuk ndryshoni axhensite e funeraleve kane shume pune ,me mire per ata.
O loni por nga Amerika varret fati i gjithe botes mendo te jete nje ne krye me mente e Saliut dhe Nanos cfare do te behej prandaj interesohemi per te miren…