Raporti mjeko-ligjor për dasmën e kthyer në mort: Gratë u helmuan nga gjeneratori

31 Tetor 2012, 11:07Kronika TEMA

Raporti i mjekësisë ligjore ka hedhur dritë mbi ngjarjen e ndodhur të dielën në fshatin Dukagjin i Ri në Thumanë të Krujës, ku dasma u kthye në mort.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, shkaku i vdekjes së dy dasmoreve dhe helmimit të nuses 21 vjeçare ka qenë dioksidi i karbonit, që çlironte një gjenerator që ndodhej në dhomën ku tre gratë po flinin.

Ndërkohë që bashkëshorti i Pashkës ka hedhur poshtë pohimet e tij, ku pretendonte se helmimi ka qenë i qëllimshëm.

“Nuk është e vërtetë që helmimi ka qenë i qëllimshëm. Unë nuk e kam thënë këtë,” ka pohuar ai për GSH.

Ndërsa bashkëshorti i së ndjerë Prendusha Prendi tregon se për atë dasmë morën borxh që të shkonin.

“Patëm vendosur të mos shkonim pasi nuk kishim mundësi ekonomike. Kemi hyrë borxh dhe shkuam”, ka deklaruar Çesk Prendi.

Mes dhimbjes së thellë ai kujton vështirësitë që do të duhet të kalojë për rritjen e 4 kalamajve, pasi 5 të tjerët janë të martuar.

8 komente në “Raporti mjeko-ligjor për dasmën e kthyer në mort: Gratë u helmuan nga gjeneratori”

  1. fule says:

    E lexoni apo jo: Morem borxh qe te shkonim ne dasem…

    p.s. miracle of freedom

    1. Sokol Hasa says:

      Po keshtu eshte o fule: vendet e dyta ne EUROPE marrin borxh :p
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/albanian-halloween-signature.html

  2. Andreas says:

    “Veshtiresite per te rritur 4 kalamajte, pasi 5 te tjere jane te martuar”..!!!! Po pse pillni pafund sikur beni fotokopje kur nuk keni me se ti rrisni keta femije?!

    1. Arditi says:

      I thote prifti katunit qre pillni pa pushim qe ti kalijme myslimanet ne numer.

  3. alban4eva says:

    ke te drejte Andrea, faji eshte i njerezve qe pjellin shume, jo i qeverise se “mrekullive ekonomike” .. sepse Sala e ka ba Shqypnine lule, po ca te beje ai i shkreti qe shqiptaret pjellin shume..!!
    biles edhe kriza europiane eshte per shkak te ketyre shqiptareve qe pjellin shume..
    sepse Berish pedofili e ka ba detyren e tij, i ka ba shqyptaret me marr nande (9) mije dollare ne vit te ardhura per fryme..

    the miralce of freedom.. made in vucidol…

    1. Andreas says:

      Ai ka bere 9 cope ne seri dhe nuk ma mer mendja qe i ka te gjithe nga 1 deri ne 9 vjeç qe ti kete mbjelle e korrur ne keto dhjete vjete sundimi te Saluit. Fakti qe 5 i ka te martuar(e i paste me shendet do zoti) tregon qe ky ka prodhuar qe nga koha e Enverit e duke kaluar nga Ramizi, Nano1, Saliu1, Nano2, Majko, Meta e deri ne ditet e sotme te shkelqimit ekonimik, turistik e industrial te te madherishmit Saliu2/3.
      Pra i dashur nuk jam une qe kerkoj te justifikoj deshtimin e kesaj qeverie, po ti qe ne emer te ketij deshtimi, kerkon te justifikosh injorancen e mbjelle ne kete popull.

  4. Ilir, Freiburg says:

    O gazetar, po pyesni more para se te shkruani ato tre rreshta. Nga dioksidi i karbonit nuk vdes njeri, pasi 80% e ajrit qe thith ti dhe une jane dioksid karboni o njeri, ato gra jane helmuar dhe kane vdekur nga oksidi i karbonit, i cili rrezulton nga djegja jo e plote e karburantit (djegje e plote => dioksid karboni) dhe eshte shume helmues dhe fillimisht te trullos dhe ve ne gjume. Eshte detyra juaj te informoni popullsine te kete kujdese ne rraste te tilla, pra kudo ku ka djegje ne mjedise te mbyllura (druri, qymyri, benzine, nafte, vaji) te ajrosen mire keto mjedise, dhe ne rast te ndjesise se trullosjes te veprohet menjehere!

  5. klea says:

    A koma ne shqiperi si 100 vjet me pare . Po bejini keto gjera sipas undesive cjane keto dasma nje javore bej mor zot nje dreke fto njeres qe jane afer dhe kaq mos haoni njeqind telase ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje