Mamurras, dy dasmore vdesin nga helmimi, rëndë edhe nusja e re

28 Tetor 2012, 12:25Kronika TEMA

Një dasëm e kthyer në tragjedi. Ka rezultuar kështu një dasëm në Mamurras, pasi dy dasmore kanë ndërruar jetë për shkak se janë helmuar nga ushqimi i servirur në dasëm.

Policia tha se Prena Gega 45-vjeçe dhe Drenusha Prendi 40-vjeçe, kanë qenë mbrëmë në një ceremoni martesore në fshatin Bushnesh, por pasi janë ndjerë keq pas darkës festive janë dërguar me urgjencë në spital, ku kanë ndërruar edhe jetë.

Mjekët thonë se sipas shenjave të para, dyshohet se shkak të jetë helmimi nga ushqimi, ndërsa mësohet se në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhet edhe nusja e re.

Policia ka nisur hetimet, ndërkohë që do jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do mund të japë më tepër detaje mbi shkaqet e vdekjes së dy femrave.

10 komente në “Mamurras, dy dasmore vdesin nga helmimi, rëndë edhe nusja e re”

  1. king says:

    Ja te shikoni genjeshtren e radhes te gazetes Tema ,oooooo kan vdekur dy gra kurse nusja as nuk behet fjal qe eshte e helmuar ,po eshte e helmuar nje tjeter ,kjo eshte me ja fut kot si gjithmon gazeta Tema

    1. Ce Guevara says:

      Mos qenke i zoti i dasmes ti ore king? shume te paska djeg, por mos ki merak se ti njifesh si salist i djegur, ste bejn gje ty, vetem nje verrejtje me shkrim dhe mbaron kjo pune per ty.

      1. lili says:

        prap berisha fajtor jukishi vra tegjith juve qelbsira greke rac eposhter idiota

  2. ajdin says:

    Cfare nuk degjon ne atdheun tone,NGUSHLLIME familjarve.Si ka mundesi te helmohen vetem grate?kjo eshte nje gje e pa degjuar;……

  3. Shqiperia ky vend "Rrumpalle" si ne vitet 90-te says:

    Vazhdojne te shuhen shqipetaret ne kete regjimin
    bajraktaro-verior injorante-shpellar me kriminelin Sali
    Sadamin, i cili ka shitur tokat dhe pasurite Serbise se
    gruas tij.

    Populli shqipetar injorant dhe frikacak rri e ben sehir
    gjithe diten duke u mare me thashetheme neper kafenera.

  4. ismeti says:

    shtet me ligje

  5. Bono says:

    Nuk ta ka fajin Sala ne kete rast mor mik…Ndonje dite edhe kur te bjere rrufeja ne hale, do ta politizoni ceshtjen deri ne kete fare mase. Me mire shikojeni te keqen tek vetja juaj. Se ai miku ka ne plan te beje dasem per te fituar leke duke te servirur mish gomari nuk ja ka fajin xhaxhi sala…

  6. alban4eva says:

    albanistan hesapi…

  7. nuk e ka faji ai nuk e ka fajin ky po kush e ka fajin?????????????????? nuk ka qeveeri nuk ka kontrolle ne ushqim mendjen pronaret e kane te leku sa me shume fitim kjo eshte albania rrumpalle

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje