Prokurori i çështjes së Aishes fjaloset si burrat e lagjes për motrën e viktimës

16 Tetor 2012, 18:57Kronika TEMA
Prokurori i çështjes së Aishes fjaloset si burrat e lagjes

Nga Kristi Pinderi

Prokurori i çështjes që ka lidhje me vrasjen e Aishe Vatës, Sokol Nishani, duhet të ketë probleme të mëdha të etikës. Ai ka dhënë një intervistë sot për Gazetën Shqiptare dhe përpos se ka dhënë informacion mbi çështjen në fjalë (shumë mirë për këtë), ka folur si të ishte një burrë llafazan lagjeje! Media këto ditë ka gërmuar në të kaluarën e motrës së Aishes, diçka që mund të shërbejë si një provë tretësore, por aspak thelbësore për çështjen e Aishes (tashmë është i qartë profili psikologjik i autorit të vrasjes).

Tani, të njëjtën gjë bën dhe prokurori, por në rast se jemi dorëzuar para aprofesonializmit të medias, është e habitshme se si edhe prokurori përgojon njërën prej motrave të Aishes, ndonëse historia ku ajo mund të jetë përfshirë i takon asaj dhe askujt tjetër dhe nuk është objekt as hetimi as gjykimi. Në rastin më të mirë ky informacion, për shkak se dëmton një njëri që jeton, duhet mbajtur brenda ambienteve të hetimit. Madje për shkak se një publikim i tillë mund të rrezikojë marrëdhëniet e motrës së Aishes me familjarët, pikërisht për këtë arsye të tilla deklarata nuk duhet të dalin as nga goja e prokurorit e as nga goja e policisë.

Lexoni më poshtë se çfarë thotë Sokol Nishani: “Në fakt ne kemi vetëm dëshminë e Shaban Norjes. Ai ka deklaruar se ka ndjekur së paku 4 apo 5 herë motrën e Aishes, e cila sipas tij ka pasur marrëdhënie seksuale me një person tjetër në fshat. Ai e ka ndjekur dhe i ka vëzhguar. Ai thotë që kishte lajmëruar babain e saj, Muhamet Vata që vajza nuk sillej mirë. 80 vjeçari i akuzuar ka thënë që, pas divorcit të motrës së viktimës nga bashkëshorti, një pjesë të fajit, Muhameti ia ka vënë atij, që në atë kohë ka qenë 76 vjeç. Po sipas dëshmive të autorit, vajza, pas divorcit ka thënë që marrëdhëniet i ka pasur me Shabanin. Nëse raportet janë të vërteta apo jo nuk dihet, dhe kjo nuk është objekt hetimi për momentin”, shprehet prokurori.

25 komente në “Prokurori i çështjes së Aishes fjaloset si burrat e lagjes për motrën e viktimës”

  1. kusari says:

    sa popull i nershem qe jan shqiptart!

    sidomos ata te vjetrit qe jan me kanunin e lek dukagjinit!

    edhe leka vet me nji thes me dashnore duhet ta ket shkrujt ate kanun..

    1. Ermira Babalia says:

      Injoranca mban ne duat celesat e fateve dhe jeteve tona ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-outsider-fn.html

  2. ncuku says:

    Prokuror leshi. Ne vend te jete konciz e korrekt me detyren fillon e flet me keq se llafazanet e lagjes. E pa lejueshme e pa tolerueshme e denueshme.Po te tille jane bere shume. Prokurori po ben lek apo po ben reklame.Ty prokuror telenca komshi Shabanin ty. Vetem atehere ndoshta do zesh mend. Po cfare them dhe une dhe Muhamet Vata duke pase mendjen ke Saliu la te ruaje tufen Shabani. Po s kam degjuar te betohet se sikur te me bejne nenen , motren e gruan prap do votoj GERDECERISHT . ( Fatmir Mediun) Kjo te ben te ndihesh krenar qe je shqiptar. Lum si ne e lum per ty, Rrofsh sa malet Sali.

  3. mali says:

    Prokuror ziu!Kushedi në ç’kotec fakultet e ka marrë diplomën.Ehuuuu sa do ketë si puna e këtij truthari.

  4. Durrsaku says:

    Mja fton kjo menyre te shprehuri ne gazete, dhe ky njeri, vetem prokuror nuk duhet te punoje me…….por Sokoli, vetem prokuror nuk eshte, por qendron ne kete vend pune se sa ishte PSja ne pushtet e mbante se ishte militante i saja, bile ishte njeri nga organizatoret e rrebelimit ne Durres ne 97ten, mik i ngushte i S. Brahos…..tani…… i vellai i Nishanit qe e quan veten presidente…..megjiate, po ta njohesh nga afer do te konstatosh se ke te besh me nje njeri te vonuar……e ja ne dore te ketyre ka rene drejtesia……nuk i ben pershtypje se cfar flete edhe se……..jane tre vellezer dhe ngjajne me njeri tjetrin aq sa ngjajne KALI – DERRI – dhe QENI……

    1. tommy says:

      ky prokuror leshi eshte vellai i president leshit

  5. axho prelli says:

    Turp, turp, per kete prokuror. Organet ligjore duhet te marrin masa per kete tip prokurori.

  6. albana says:

    Eshte profesionalisht e demshme qe nje prokuror te perhap te dhenat e heimit. Po keshtu, eshte ligjerisht e ndaluar qe prokurori te dekospiroje hetimet.
    Deri tani kemi degjuar qe police dhe, me rralle, prokurore pershperisin “konfedicianlisht” tek gazetare te informacionet e hetimit, por keto mund te jene interpretuar edhe si spekulime te gazetareve te vecante. Asnjehere nuk ka ndodhur pas vitit 2000 qe prokurori te dale “burrerisht” me emerin e vet, ne mes te kafenes dhe, pa pyetur per ligjin, pa pyetur per etiken profesionale dhe as per pasojat shoqerisht te rrezikshme qe ka shume gjasa te vijne prej nga publikimi i te dhenave te hetimit.
    Trimeria e tij nuk eshte gje tjeter vecse papergjegjshmeri.
    Zonja Ina Rama duhet te veproje, te vere rregull ne prokurori.

    1. Shqiperia drejtohet nga talibanet dhe keto pergojime jane te qellishme per perbaltjen e viktimes qe po e lejuam te vazhdoje keshtu do na dali qe familja Vata manipulonte Shaban manjakun per ti zhvatur pasurine dhe tokat.

  7. elinor says:

    Ne Shqiperi duhet te krijohet nje kulture e tille qe femrat te mos kene turp te dalin perpara e te denoncojne nje perdhunues pervers si ky shaba! Shoqeria duhet t’i pekrahe dhe duhet t’i vleresoje per kurajon, ne vend qe t’i perbuze per ate qe i ka ndodhur qe, ne fund te fundit, nuk eshte faji i tyre.
    Ndoshta ky prokurori e ka tepruar me hamendesite qe thote por une e shoh ceshtjen me shume ne lidhje me veprimet e perversit sesa ne lidhje me cilin ka bere seks motra e viktimes.
    Sa me e plote tabloja e ketij individi, aq me i qarte del ne pah monstruoziteti i tij. Sjellja e tij duhet te njihet nga te gjithe ne menyre qe ne te ardhmen individe te tille te identifikohen me lehtesi dhe te mos lejohen te shkojne kaq larg.

    1. lago maxhxhore says:

      bashkohem me ty. ne vend qe shoqnia shqiptare ti mirekuptoje dhe ti ngrohe femrat viktima te pergjunimit i perqesh dhe i perbuz. ky eshte motivi qe çupat e sotme shqiptare jane thengjill i mbuluar dhe nuk i kupton se ça fshehin brenda qenjes se tyre.

  8. nase says:

    Ozoti prokuror e pate apo ju pa shkolla vaj madet per ne po qene edhe 2 te tjere si ju

  9. Eri says:

    Plotesisht dakord me shkrimin. Ve veten ne vendin e familjareve te Ajshes dhe imagjinoj sa e madhe eshte dhimbja nga humbja makabre e vajzes se shtepise, por shume me teper nga poshterimi qe po i ben media dhe palo prokurore si puna e ketij Nishanliut.
    Fatkeqesi te tilla mund t’i ndodhin gjithkujt. Lereni familjen e Ajshes ne hallin e vet, boll po heqin.

  10. Eshte vellai i Nishanit te Presidences. Eshte faqja e zeze e Durresit, huazuar nga Tirana. Simbol i korupsionit familiarisht. Meriton ato epitete qe Berisha ua dedikon grevisteve te urise. Ka bere kerdine me padite e sajuara kunder njerit apo tjeterit, me qellim perfitimi vetiak. Eshte instrument manipulues,godites deri ne ekstrem, ne duart e pjeses me te zeze te shoqerise se Durresit. Poshte sundimtaret e kapitalizmit cnjerezor. Dhe ajo dite nuk do te vonoje.

  11. Turkofagos says:

    Prokuror korrak, turkoshak. Njeri me bisht. Desh te thosha kafsh me bisht.
    Edhe une qe skam ment, jam me I mencur se ky dhe u vellai te marre se bashku.
    Pune korrakesh. Ika se do dal me hajriun nga platia atje ne greqia

    1. nina nana says:

      pasuroje pak ate fjalor more varfanjaku i ngren’dreqit, se na lodhe me te njetat fjale klla kllak…turkoshak, korrak, mutak, ec moreb-shqyer.

      1. duro says:

        motren o turkoleshi nga e ke me origjine?

  12. nina nana says:

    a kish fajsbook ky shabani?

    1. emri juaj says:

      dashke emocione te forta edhe ti?!

      1. nina nana says:

        cka jane ato?

  13. deriku says:

    ka shkel ligjin per mbrojtjen e te dhenave personale

  14. tefta says:

    TERMINOLOGJIA E JURISTIT ESHTE E VECANTE DHE VETEM PER SPECIALISTET E KUPTUSHME ;DHE JO SI GJUHA E POPULLIT QE FLET KY I PADIPLLOMUAR

  15. Gjeja e pare qe duhet bere ne kete rast eshte arrestimi i ketij prokurori qe jep intervista ne gazeta duke nxjerre sekretet e hetimit pa le ma duke nxire figuren e punonjesit te drejtesise larg statusit qe ka.Kjo duhet ba nese ka drejtesi per te cilen nuk kam asnje nje lloj shprese se ekziston.E dyta duhet mbyllur menjehere ajo gazete apo televizion qe jep intervista te tilla jo per çensure por per etike.

  16. keqardhesi says:

    Neqoftese Aishen e vrau Shaba, motren e saj e vrau Prokurori dhe medja.Po mjafte more shqipetar, mos u kenaqni me te keqen qe i bie tjetrit,se askush nuk eshte i sigurt ne kete vend qe nuk do ta pesoi si ato motra fatkeqe, madje as prokuror ziu.

  17. klea says:

    More po leRIni te flasin se keshtu do e marri vesh kY popull se sa genjejne keta te policise e prokurorise per rastin ne fjale ….. CFARE ALABAKESH JANE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje