Gjykata e Tiranës liron Gjergj Tushën

5 Tetor 2012, 10:10Kronika TEMA

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për dy të arrestuarit e pak ditëve më parë, Gjergj Tusha dhe ish-oficerin e policisë gjyqësore, Aleksandër Kolmarku.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Shefkie Demiraj, e cila kishte dhënë në mungese masën “arrest me burg” për dy të arrestuarit. Për oficerin e policisë gjyqësore Aleksandër Kolmarku gjykata vendosi masën “arrest në shtëpi”. Ndërsa masa “detyrim paraqitje” u vendos për të akuzuarin tjetër Gjergj Tusha, i cili vuri si garanci shumën prej 20 mijë euro.

Kolmarku dhe Tusha u arrestuan pak ditë më parë pas një aksioni që u zhvillua njëkohësisht në Lezhë dhe Tirane. Sipas policisë, Tusha rezultonte i shpallur në kërkim nga policia italiane pasi akuzohet për kryerjen e disa veprave penale.

Ai akuzohet edhe për plagosjen e një shtetasi nga Azerbajxhani, që kishte ardhur për të kërkuar një borxh tek punëdhënësi i Tushës.

6 komente në “Gjykata e Tiranës liron Gjergj Tushën”

  1. Dean says:

    Po ky s’ka bo ndoi gjo te keqe.Thjesht ka plagos.BARBARI i vicidolit vrau 4 dhe plagosi me dhjetra te tjere dhe sot asht i lire ene K/minister.Ene ky duhet me u ba minister se ka c’a me i dhan ktij kombi IDIOT.

    1. fule says:

      Kur jepen lajme qe kane lidhje me vendime gjyqsori duhet publikuar dhe emri i gjyqtarve te ceshtjes; ky eshte informim

  2. liri a vdekje says:

    shume turp dhe shume pa cip jan gjykatesit tek ne mer jahu .mjer ata qe skan pare se han gjynahet e tjereve .

  3. lakja says:

    E ci ngeli atyre policeve tarrallak me kapuca e pa kapuca ne kok, qe bejne zhurme kot ne mes te qytetit me gjoja arrestime te bujshme.Si perfundim ata pocilet jane ca trapa kurse gjykatesi me qetesi e pa buje fut eurot ne xhep.gallat fare

  4. vlora 1 says:

    Hajt Gjergj Tusha me krahe te lehte dhe mos te dridhet dora kur te vrasesh se te ndihmon Shefkia prape

  5. antispiuni says:

    ai zoteria eshte bodyguard-i Rezart Taçit dhe nuk i hyn gjemb ne kembe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje