Në Shijak e bëjnë rrugë, 37-vjeçari kanos punonjësit e policisë me thikë

22 Shtator 2012, 17:49Kronika TEMA
Në Shijak e bëjnë rrugë, 37-vjeçari kanos

Një banor i Katund Sukthit, fshatit ku ndodhi vrasja e kryekomisarit Adem Tahiraj, ka sfiduar sërish policinë e Shijakut. Ne hyrje të godinës së komisariatit të Shijakut, ka ndodhur një ngjarje e pazakontë, që është pasuar me arrestimin e autorit.

Idlir Dervishi, 37-vjeç nga fshati Katund Sukth, duke u hequr si efektiv policie dhe për shkak të veshjes që mbante, ka nisur të kanosë punonjësit e policisë në detyrë, duke i fyer e sharë, ndërkohë që nën uniformë mbante një thikë.

Dervishi ka vijuar sulmin verbal ndaj punonjësve të policisë që ndodheshin në shërbim dhe nuk u është bindur urdhrave të tyre, deri në çastin që atë kane reaguar dhe e kanë neutralizuar.

Ndaj 37-vjeçarit janë ngritur 4 akuza për kryerjen e veprave penale të “Kanosjes për shkak të detyrës”, “Mosbindjes  ndaj urdhrave të ligjshëm të punonjësve të Policisë së Rendit Publik”, “Mbajtjes pa të drejtë të uniformës” dhe “Prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve të ftohta”./TCH

7 komente në “Në Shijak e bëjnë rrugë, 37-vjeçari kanos punonjësit e policisë me thikë”

  1. m,d says:

    a keni degjuar per trimat e selfo qorit ju,mo..do te jete banda e Oll-leshit…

    1. raimondi says:

      Si duket ua ka lene amanet Ceni i Shijakut loooooool

  2. Idliri nga burgu says:

    Kur te dal nga burgu i Katundit do t’ju tregoj shpaten o maskarrenj te poshter dhe te shikoni pastaj.

    Jam Dervish djali dhe e kam nga halli sepse vij nga mali.

    Yyt legena

  3. ermir says:

    LAT NAM, AI ESHTE I CMENDUR E DI GJITHE ZONA….KETA DEBILAT BEJNE SIKUR ZUNE RAMBON !!

    1. Luan gashi says:

      Ju ne shqiperi jeni tranu po frigohem se do tju ndodh nje katastrof qe do i dhimbseni ter botes,a jeni ne mend a jo,policin e juaj per qdo dit i sulmoni,po ata kan faj qe si qin nanen dikuj me vra e me i ndalu kto sulme ndaj uniformes qe jan ba rutin.

  4. Pamvarësia says:

    Ai ,,polici” i Sukthit është përfaqësuesi i vërtetë i policisë të ,,shtetit” privat të Saliut. Ky është vetëm fillimi i çfaqjes të falangave berishjane në prag fushate të zgjedhjeve. Ado tia dali vërtetë Saliu ti ,,fitojë” zgjedhjet me forcën e kallashit, si në 1996-ën. Kohët kanë ndryshuar. Saliu ka mbetur shumë mbrapa. Ai vazhdon të mbijetojë ndën kujdesin e ruajtjen e njerëve të shpellave.

  5. puntori says:

    Po sa “trima” kane dsle ne shqiperi pas vitit1990, ku kane qene me pare keta,nuk po marim vesh se ku lindin trimat se po dalin dhe ne ato vemde qe nuk ka psur burra, demutkraci hesapi ta gezojme .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje