Genti Roshi, ish- agjent i SHISH, ka plagosur me pesë plumba Eduard Dokun, ish- shefin e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Stavri Themeli”, ndërsa mendohet se në mes është një borxh mbi 30 mijë euro.
Motivi i kësaj ngjarje, siç raportohet në gazetën “Shekulli”, vjen nga një tendencë e autorit të atentatit për të ngritur një piramidë së bashku me të dashurën e tij zvicerane. Genti Roshi ishte i dashuri i zviceranes Anjezë Fure, biznesmene e kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës për mashtrime. Ai u dilte garant njerëzve që “peshkoheshin” nga e dashura. Ata u merrnin para me mashtrim duke iu premtuar interesa të larta.
Eduard Doku ishte një nga viktimat dhe kallëzuesit e Fures në prokurori. Thirrja në prokurori për akuzën e ka bërë agresiv Roshin.
Kështu që mbrëmë Roshi i ka zënë pritë i maskuar në hyrje të pallatit 38 vjeçarit Doku, por ky i fundit e ka pikasur dhe është përleshur me të duke bërë të mundur dhe zbulimin e identitetit.
I plagosuri Doku është qëlluar me pesë plumba, ku katër prej tyre i ka marrë në këmbë dhe kofshë. Menjëherë ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak ku po merr edhe ndihmën mjekësore. Sipas mjekëve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Rrofsh sali qelbesira se ja mbrrite qellimit, e bere kete vend te pajetueshem!!!!
I kerkoj sherim te shpejte viktimes.
Ketu del ne pah puna e dobet e informatorve te shtetit dhe puna e hetuesise. Ajo mashtruese zvicerane eshte denancuar disa herene ne hetuesi nga viktimat, por nuk eshte marre asnje lloj mase per te.
Ne radhe te pare, personi i akuzuar per kete krim ka mbi nje muaj e gjysme qe eshte jashte Shqiperise, ku ishte edhe ne kohen e ngjarjes se pershkruar.
Se dyti, ne kete grup personash qe permenden ketu, asnjeri nuk ia ka gje borxh tjetrit. Te gjithe ishin ortake ne nje firme te perbashket, nje salle lojrash ku i plagosuri ishte caktuar edhe menaxher. Fatkeqesisht biznesi nuk eci dhe falimentoi dhe te gjithe humben parate e investuara. Ne gjithe boten investuesit e dine qe cdo investim ka rrezikun e vet dhe parate mund te humben ashtu sic mund te dyfishohen. Kjo eshte e vetmja e vertete dhe gazetat serioze duhet te kontaktojne te dyja palet dhe te kontrollojne mire burimet e lajmeve para se te shpallin emrat e njerezve te pafajshem nga te kater anet.