TemA, 13 shtator 2012. Faqja e parë

13 Shtator 2012, 00:00Kronika TEMA

Faqja e parë e gazetës TemA, datë 13 shtator 2012.

2 komente në “TemA, 13 shtator 2012. Faqja e parë”

  1. salistalin says:

    Urime, dhe shpresoj qe te hapen abonime per jashte shtetit.

  2. lali says:

    Rezultatet e para, PS-ja shtrin fitoren edhe në bastionet e të djathtës
    Per rezultate live klikoni ketu http://www3.rezultate2011.com/

    Tiranë, thellohet diferenca mes Ramës dhe Bashës

    Në orën 13:00, nga numërimi i 30 kutive të votimit rezulton në avantazh Edi Rama me 9275 vota kundrejt 7918 të Lulzim Bashës.

    Korça, Peleshi në avantazh

    Në orën 12:45, nga 11 kuti të numëruara rezulton në avantazh Niko Peleshi me 2840 vota kundrejt 2280 votave të Andrea Manos.

    Peshkopi, AQ në avantazh

    (ora 13:00) Në Peshkopi kryeson kandidati i Aleancës për Qytetarin me 200 vota më shumë se kandidati rival.

    Burrel, kryeson AA

    (ora 13:00) Në Bashkinë e Burrelit kryeson kandidati i Aleancës për të Ardhmen me 360 vota më shumë se rivali.

    Bulqizë, AA në avantazh
    (ora 13:00) Në Bulqizë është në avantazh kandidati i Aleancës për të Ardhmen me 30 vota më shumë se kandidati i Aleancës për Qytetarin.

    Surpriza e Krumës, pritet fitorja e kandidatit të majtë

    Një surprizë e vërtetë ka rezultuar rezultati i deritanishëm në Bashkinë e Krumës në Has. Nga 5 kuti të numëruara deri në orën 11:30, kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Liman Morina, me 1007 vota, është në avantazh ndaj kandidatit të Aleancës për Qytetarin, Bardhyl Peka, i cili ka 861 vota. Ndërkohë ka filluar numërimi i kutisë së gjashtë, nga 8 kuti që janë gjithsej.
    Duhet theksuar se Kruma ka qenë gjithmonë një bastion i djathtë. Nëse Morina shpallet fitues, atëherë ai është kandidati i parë i majtë në krye të Bashkisë së Krumës që prej shkëputjes nga diktatura.

    Pogradec, kryeson Artan Shkëmbi

    Në Pogradec, nga numërimi i 5 kutive deri në orën 12:45, rezulton në avantazh Artan Shkëmbi i Aleancës për të Ardhmen me 1428 vota kundrejt Luan Topçiut, i cili mbështetet nga Aleanca për Qytetarin dhe ka 909 vota. Ndërkohë, ka përfunduar numërimi në komunat Drenovë, Pojan e Bulgarec, ku rezulton fituese Aleanca për Qytetarin.

    Rubik, kryeson kandidati i Aleancës për të Ardhmen

    Në orën 12:00, në Bashkinë e Rubikut kryeson Gjon Vuka i Aleancës për të Ardhmen me 390 vota më shumë se Mark Ruçi i Aleancës për Qytetarin. Nërkohë, kanë mbetur edhe 4 kuti votimi pa numëruar.

    Numërimi i votave për qarkun Fier
    Bashkia Fier
    Kryeson kandidati i AA, Baftiar Zeqo, pasi ka marrë 3 048 vota ndërsa kandidati i AQ, Ilir Bele ka 1 982 vota.
    Bashkia Patoz
    Nuk ka nisur numërimi

    Numërimi i votave për qarkun e Lezhës
    Bashkia Lezhë
    2909 vota Viktor Tusha AQ
    2872 vota Gjok Jaku AA
    Bashkia Rreshen
    Është shpallur fitues kandidati i koalicionit AA, Ndue Kolaj me 870 vota me shume se Gjon Deda i AQ.
    Bashkia Kurbin
    Ka vetëm 30 min që ka nisur numërimi

    Numërimi i votave për qarkun Kukës
    Bashkia Bajram Curri
    Ka përfunduar numërimi votave për këtë bashki ku është shpallur fitues kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”. Avni Deka 795 AA ndërsa Agron Demushi 1400 AQ

    Numërimi i votave për qarkun Shkodër
    Bashkinë e Pukës
    Shpallet fitues me një diferencë prej 80 votash kandidati i Aleancës për Qytetarin, Beqir Arifaj.

    Numërimi i votave për qarkun Durrës
    Sapo kanë hyrë brenda në KZAZ në 8 të Bashkisë së Durrësit numëruesit e votave, por ende nuk ka konfirmim nëse do të nisë numërimi i votave ndërsa në KZAZ nr 9 sapo janë hapur kutitë e para, ku kjo KZAZ përmbledh komunat dhe Bashkitë e Durrësit.

    Numërimi i votave për qarkun e Dibrës
    Bashkia Bulqizë
    PS 130 vota më shumë se PD. Deri tani janë hapur 6 kuti, mbeten të numërohen dhe 4 të tjera.
    Bashkia Burrel
    Koalicioni “Aleanca për të Ardhmen” kryeson me 500 kundrejt koalicionit “Aleanca për Qytetarin”.

    Numërimi i votave për qarkun Gjirokastër
    Bashkia Gjirokastër
    Në bashkinë Gjirokastër, pas numërimit të 9 kutive të para, kryeson kandidati i koalicionit Aleanca për të Ardhmen, Flamur Bime, me 460 vota diferencë nga kandidati i Aleancës për Qytetarin”, Genci Sinojmeri. Procesi i numërimit deri tani vijon normalisht.
    Bashkia Përmet
    Kur mbeten edhe dy kuti për të numëruar, në Përmet kryeson kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Gilbert Jaçe me 1407 vota kundrejt 1260 votave të kandidatit të Aleancës për Qytetarin, Kujtim Hoxha

    Numërimi i votave për qarkun Vlorë
    Bashkia Vlorë
    Ka rinisur numërimi i votave për Bashkinë e Vlorës pas një ndërprerje për shkak të një incidenti mes një komisionari të PDIU dhe PD. Sa i takon votave të numëruara deri tani kryeson kandidati i AA, Shpëtim Gjika me 930 vota kundrejt kandidatit të AQ, Ardian Kollozi.

    Bashkia Himarë
    Kandidati i PS-së, Jorgo Goro për këtë bashki ka fituar me 30 vota më shume se Vasil Bollano kandidat i PBDNJ-së.

    Bashkia Sarandë
    Kryeson kandidati i AQ, Stefan Çipa, me rreth 1500 vota plus. Në një kohë që mbeten edhe disa kuti votimi për tu numëruar, diferenca në vota është e tillë që nuk lë hapësirë për përmbysje të rezultatit.

    Elbasan, kryeson Qazim Sejdini
    Në Bashkinë e Elbasanit në orën 11:20 kryeson kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Qazim Sejdini, me 1065 vota më shumë se kandidati rival. Ndërkohë, një kuti votimi, ajo me numër 2308, është shpallur e pavlefshme nga komisioni.

    Bashkia Gramshi
    Gramshi, në dy kutitë e para kryeson kandidati socialist Dritan Bici përkundrejt të PD-së Kastriot Zëre. Kutia e parë 216 – 114 dhe kutia e dytë 162 – 133.

    Peqin, fiton kandidati i djathtë

    Në Peqin është shpallur fitues kandidati i Aleancës për Qytetarin, i cili do të drejtojë në mandatin e tij të dytë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje