LSI po tërhiqet nga oreksi për kryeprokurorin!?

2 Shtator 2012, 17:39Kronika TEMA
LSI po tërhiqet nga oreksi për kryeprokurorin!?

Një intervistë e Spartak Brahos për një të përditshme shqiptare, ku u vetëofrua për këtë post, ngjalli mjaft reagime ndërkohë që në skenën politike shqiptare u kthyen bisedimet jo formale dhe të vështira mes dy partive kryesore në mazhorancë për çështjen në fjalë. Por sa duket LSI-ja e ka humbur këtë betejë andaj përgjigjja që vjen nga kjo forcë politike (të paktën zyrtarisht) është krejt formale; atë e zgjedh vetëm Presidenti i Republikës. I pyetur nga media në një konferencë për shtyp se mbi çfarë kushtesh, dhe nga duhet të vijë emri i kryeprokurorit të ri të Republikës, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, u përgjigj: “…Çështja e Prokurorit të Përgjithshëm nuk mund të jetë një çështje interesash partiake, nuk mund të jetë një kandidaturë që vjen prej interesave apo prej kompromiseve partiake dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, duke qenë një forcë politike që qysh në themelimin e vet ka kredo të saj funksionimin e pavarur të institucioneve kushtetuese, ka investuar gjithë angazhimin e vet për ndarjen e pavarësisë së pushteteve dhe respektimin e tyre në përputhje me Kushtetutën, nuk mund të jetë pjesë e këtij debati apo e këtyre komenteve politike. Atributin për të zgjedhur dhe për të emëruar Prokurorin e Përgjithshëm në bazë të Kushtetutës e ka presidenti i Republikës dhe duke qenë se ky është një tagër kushtetues i Presidentit të Republikës është në të drejtën e tij të gjykojë, të vlerësojë dhe të vendosë se çfarë do të bëhet me Prokurorin e Përgjithshëm”. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së u pyet gjithashtu nëse kishte një marrëveshje me Partinë Demokratike për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të vendit. “Lëvizja Socialiste për Integrim nuk bën asnjë marrëveshje që i bie ndesh parimeve themelore të funksionimit të shtetit të së drejtës, parimit të respektimit të pavarësisë dhe integritetit kushtetues të organeve të drejtësisë dhe të të gjitha institucioneve të tjera kushtetuese. Lëvizja Socialiste për Integrim është pjesë e mazhorancës qeverisëse për të kontribuar siç ka kontribuar në konsolidimin e demokracisë në vend, në konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe në konsolidimin e funksionimit kushtetues të institucioneve të pavarura kushtetuese”, u përgjigj Rama. Duke deklaruar publikisht se çështja e kryeprokurorit është kompetencë e Nishanit e për pasojë mos ndërhyrjen për emrin e ardhshëm që do të dekretohet, LSI-ja ka kërkuar nga PD-ja që kjo e fundit të tërhiqet nga kërkesa për referendum. “…Ne gjykojmë që heqja e imunitetit, si një kusht i rëndësishëm i Bashkimit Europian që Shqipëria të përmbushë detyrimet që kërkon marrja e statusit si vend kandidat, mund të realizohet në Kuvendin e Shqipërisë. Kuvendi mund të jetë institucioni ku të realizohet konsensusi politik, në mënyrë që të votohet heqja e imunitetit dhe që në tetor Bashkimi Europian të ketë mundësinë të vlerësojë realisht mbi detyrat që Shqipëria ka përmbushur. Çështja e heqjes së imunitetit nuk mund të jetë dhe të shndërrohet në një retorikë pafund apo një çështje polemikash që nuk prodhojnë asgjë midis forcave politike. Ajo nuk mund të jetë një refren i pambarimtë dhe patetik. Por është një detyrë që duhet zgjidhur, është një detyrë që duhet plotësuar dhe çdo fjalë apo e gjithë retorika që e shoqëron këtë çështje nuk i shërben zgjidhjes së përmbushjes së kësaj detyre dhe nuk kontribuon që politika shqiptare të shfaqet në nivelin e përgjegjësive që duhet të përmbushë në lidhje me interesat e vendit”, – tha ai.
Respublica

11 komente në “LSI po tërhiqet nga oreksi për kryeprokurorin!?”

  1. Qaji hallin kaloresit says:

    Gati sa spo qani nga deshperimi qe po e zgjedh kryepokurorin Sala. Ore po ne burg do ta rrasin piktorin. Do i fusin dhe Dashin ta vizitoje 2 here ne dite.

  2. tropojani-tr says:

    ku terhiqen keta aman,bejne lojrat underground e ne media hiqen si respektues fanatik te kushtetutes..llafe bejne

  3. futja pordhës says:

    O redaksia!
    Po mirë edhe kësaj do i thoni tërheqje nga kërkesa?
    Normal që ata do të thonë se është në dorë të presidentit zgjedhja e kryeprokurorit.Por kjo nuk tregon tërheqje.Kjo tregon se në këtë moment akoma nuk është mbyllur pazari për gjënë e gjallë “prokuror”.
    Vërtet mendoni se kafshë të tilla të politikës njohin tërheqje nga pazaret.
    Titulli për këtë shkrim do të ishte:
    LSI nuk tërhiqet nga pazari për të marrë kafshën prokuror.

  4. Tiranasi says:

    Jo se edi rama eshte me i mire se ky f.nano por te numerojme votat(po qe se nuk i vjedh ose nuk i blen)dhe te shohim sa i vlen lekura ketij kampioni te KORRUPSIONIT.

  5. Tepelena says:

    Plotesisht dakord,parimisht Lsi-ja,eshte ok.Por,ne do deshironim te dinim edhe se si praktikisht ajo i manipulon gjyqet dhe ceshtjet e tjera me drejtesine.Rasti i I.Metes,nuk korespondon me kete qendrim te Lsi… edhe me prokuronin e pergjithshem,kuptohet se si do veprohet….Njesoj si u procedua edhe me zgjedhjen e presidentit te republikes…Ku ishte Lsi,atehere…?!-Qe te mos genjejme njeri-tjetrin…mo z.Luan Rama,sikur beni ju me Pd…e koalicjonin…ofrimi i spartakut (brahos)nuk ishte nje inisiative private….pa dijenine e kryehajdutit meta…Ju tani vet;m se testoni…dhe ne fund..do te zgjidhni prokurorin tuaj…-E….cili do te ishte ai i luajtur qe do deshironte qe pas nje viti te perfundonte nga pushteti ne burg…?????

  6. Tare Golashi says:

    Kesaj partise se hajduteve ju duhet me patjeter kryeprokurori se p[o erdhen dote ne pushtet ata <> qe quajti kryehajduti Ilir floriri kush ta mbroje ate???

  7. Ilir says:

    Dicitura ne fund eshte shume e goditur me pelqen fjalet jane te teperta dhe nuk kane asnje vlere Keshtu qe me keta lloj njerzish ne krye te shtetit qe i ve ne resht maloku ska per te bere hajer ky shtet
    Edhe Ilir kokemadhi e ka mendjen se sa leke do te fitoj se nuk i plasi per integrimin O popull cfar po ben pse i degjon dhe pse i shikon e voton keta plehra Le qe kush te pyet ty o popull e ka marre ne dore e keqja eshte e veshtire per tu hequr

  8. amant says:

    Pse u rren mendja o te marre. kryeprokurori i duhet saliut per ye mbrojtur ate dhe bisnesine tij familjare kur te jete ne opozite. Pse budalle eshte berisha qe ta vare cipen e fatit te vet tek nje prokuror i LSI se? Kurrsesi, vetem kryeprokurorin nuk e leshon ai. Kjo ka qene ne fakt edhe e gjithe strategjia ne udhen per te kapur shtetin e ketij plaku sharlatan.
    Dhe do ta bej pa i u dridhur qerpiku, me imponim, ashtu siç di vetem ai si buraveci me i pabure qe ka nxjerr ky komb ndonjehere ne krye.
    Tung

    1. Golja nga Durrsi says:

      Kryeprokurorin e zgjedh i biri i Llukes. As e diskuton dot kush, dhe ky prokuror do e shpartalloje Berishen – komunistin e fundit ne Ballkan dhe Europe. Sa te vije i biri i Llukes nga Kosova dhe do shihni se sa shpejt do iki Ina e do vije xhelati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje