Braçe: Krimi po kalon çdo cak. Pse po hesht Ministria e Brendshme?

13 Shtator 2012, 19:49Kronika TEMA
Braçe: Krimi po kalon çdo cak. Pse po hesht Ministria e Brendshme?

Në kushtet kur çdo informacion që vjen në lidhje me ngjarjen e rëndë në Durrës mbetet kontradiktor, deputeti socialist, Erion Braçe, thotë se policia po fsheh diçka përderisa nuk po flet.

“Krimi po kalon çdo cak. Sapo është vrarë shefi i komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj.

Tahiraj ishte në aksion për të arrestuar një person të shumëkërkuar.

Aksioni po kryhej në zonën më kriminale, por edhe më të pashqetësuar nga policia, zona e Shijakut dhe fshatrat përreth saj.

Përse po hesht Ministria e Brendshme?

Përse po hesht Policia e Shtetit?

Është vrarë një komisar policie.

Përse policia nuk thotë asnjë fjalë për autorët e vrasjes së komisar Tahirajt?

Ç’po na fsheh Policia e Shtetit, autorët apo paaftësinë e saj për t’i arrestuar?”

9 komente në “Braçe: Krimi po kalon çdo cak. Pse po hesht Ministria e Brendshme?”

  1. Shtegtari says:

    Nuk do te “dekonspiroje” operacionin derisa te kape vrasesit me presh ne duar (si puna e maces qe i varen zilen per te kapur minjte)
    I gjori komisar, u prehte ne paqe e ngushellime familjes e te afermve

  2. Tironsi "ZZ" says:

    – Po ha pershesh me kos!

  3. Eni says:

    Se jane miqte e Sokol Olldashit, prandaj s’flet njeri.

  4. Eni says:

    Se jane miqte e Sokol Olldashit, prandaj s’flet njeri nga shteti

  5. LORA says:

    Nga cila polici e kerkon Brace te ndihet?????Nga policia e mul trapit,
    apo nga policia e agron kulicit,qe i coi kater oficere nen bresherine e plumbave te nje aksioni te dekonspiruar nga vete kulici??????Apo i harruat,se ishin te gjithe pa mbushur te dyzetat??????
    I nderuar Brace,kjo eshte ajo policia qe dr.dhjeramani e helmoi me makinat e tij te helmit bashke me protestuesit,me 21 janar 2011.Adresen e gjithe lemshit te institucioneve te ketij mender shteti e ke ne kullen e ngujimit kryeministror.Keshtu Brace fol me shkoqur,sic e ke bere ne menyre te shkelqyer ne keto muaj behari.

  6. lulmetahajdutpdfashizem says:

    ahhhhhhhhhh.pse kemi polici ne.un di qe kemi vetem hajduter uaaa cudi paskemi dhe polici uauuuuuuuuuu

  7. Epirioti says:

    Mjaft o Brace duke luajtur rolin e populistit. Po qe se nuk votoje amendimet kushtetuese me 21 prill 2008 nuk do kishte kaq krim tani, nuk do kishte PD ne pushtet tani. Ik futi ne pace me Luan Ramen dhe mjaft na dole ne media si Sala tre here ne dite.

  8. asso says:

    me punu sot per kete qeveri eshte me qene me koke ne torbe!!!!!Shkon i ndjeri sot me kap kriminelin pa antiplumb e vesh kush vesh antiplumb.Pse disa e kane jeten me te vyer e ca e kane “me pjese rezerve”???Kjo eshte policia e nje vendi qe kerkon te behet anetar i BE, qe eshte kaq e trajnuar dhe e paisur sa shkon me gjoks hap para kriminelit, qe mbrohet nga eproret e ketij qyqari qe la jetim ne rruge????????Eshte po kjo polici qe hodhi gazin lotsjelles me 21 janar dhe i shkoi efekti te vetja e iku me vrap nga”llogorja e Nerishes” dhe desh na la “armiqte” me hy brenda!!!!!Nuk behet stani me lepuj jooooooooooooooooo!!!!!Duhet profesionist ne krye e jo militant qe i ve perfund cdo kriminel e bandit qe i ka be fushate dhe i duhet serish per fusgaten e radhes.E keshtu shkon puna me gjithe ata qe luftojne per idealet e kesaj qeverie, e perfitimet i kane “te paret e ministrive” qe i ka harru mortja prej 7 vitesh ne ato zyra.Dhe pastaj o vriten o hidhen ne rruge nga shtetaret se ” kane prek intereat e miqve e kusherinjve”.Shtet me pa shtet nuk ka pas kjo Shqiperi!!Mjer i ziu qe s’do e tres dheu me jetimet qe ka lene!!!!

  9. sokoli says:

    aty ne durres vetem nje minister ka dore per te gjitha krimet makaber

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje