Policia e Pogradecit ka bërë të mundur identifikimin e 24-vjeçares, e cila u gjet e masakruar ditën e djeshme në Qafë Thanë.
Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është 24-vjeçarja Fatjona Sula, nënë e dy fëmijëve, raporton Ora News.
Sipas policisë, 24-vjeçarja ishte e divorcuar dhe jetonte në Përrenjas, por ishte me origjinë nga fshati Ostren i Peshkopisë.
Fatjona Sula u gjet e masakruar ditën e djeshme nga një bari në Qafë Thanë. Gruaja u gjet gjysëm e zhveshur dhe ishte masakruar me gurë në kokë.
Mësohet se policia ka gjetur në vendngjarje edhe shenjat e gomave të një automjeti si dhe një aparat celular që mendohet se është i viktimës.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të vrasjes së 24-vjeçares.
perse kaq barbare kjo rraca jone??’Shpresoj ta kapin sa me shpejt e burg te perjetshem.
turp.turp i fafund !
Prisni sa te fillojne e te shpifin tani per te qena e te pa qena per viktimen..
Se shumica e jone jetojne ende ne kohen e gurit dhe femra eshte fajtore gjithmon , edhe kur vritet , edhe kur perdhunohet( si rasti qe ende eshte shume i fresket ) , edhe kur rihet edhe ne shume raste :(:(:(
Te leshe jetim dy femije duhet te jeshe EGERSIRE( kushdo qe e ka vrare e ka njohur)