Qendra për Çështje të Informimit Publik deklaroi sot se pushteti gjyqësor shqiptar e ka përkeqësuar më tej shpalljen dhe publikimin e vendimeve gjyqësore. Në raportin vjetor të kësaj qendre theksohet se shumë nga vendimet nuk shpallen brenda afateve ligjore, dhe nuk botohen fare ose botohen me vonesë në Fletoren Zyrtare. Sipas raportit “Transparenca e Botimeve Zyrtare 2011”, Gjykata e Lartë nuk ka botuar ende në Fletoren Zyrtare 6 vendime unifikuese qysh nga viti i kaluar, ndërsa 2 prej tyre as nuk janë shpallur ende qysh nga qershori i 2011, duke tejkaluar çdo afat ligjor.
“Gjykata e Lartë – thotë drejtuesi i kësaj Qendre, Gert Shella – ka marrë 13 vendime unifikuese, por më shumë se gjysma e tyre nuk u botuan në Fletoren Zyrtare gjatë vitit 2011. Pjesa tjetër janë botuar pas vonesave të mëdha; një prej vendimeve u mor në 24 janar dhe u botua në 27 dhjetor”.
Sipas këtij raporti të transparencës, ndonëse vendimet duhen publikuar brenda 30 ditësh, vonesat në botimin e vendimeve në fletoren zyrtare zgjatin rregullisht nga 4 deri në 6 muaj, dhe kjo mesatare shënon një përkeqësim shqetësues në krahasim me vitin 2010. “Vonesat dhe mosbotimet janë shkelje ligjore – thotë zoti Shella – dhe përgjegjësia mbetet tek gjyqtarët, të cilët shkaktojnë vonesat në shpalljen e vendimeve, duke mos bashkangjitur në to arsyetimin e mendimit të pakicës”.
Po ashtu edhe Gjykata Kushtetuese, për herë të parë në 2011-ën la 3 vendime pa botuar në Fletoren Zyrtare, duke iu bashkuar Gjykatës së Lartë me vonesa e mosbotime. Në raport nuk përfshihet se si është gjendja në gjykatat e shkallëve më të ulëta, gjë që mund të kuptohet lehtë sapo të shihen dy gjykatat e mësipërme.
Nga ana tjetër parlamenti dhe qeveria kanë botuar rregullisht çdo ligj dhe vendim, por edhe në administratën publike mbeten pa botuar nga 20-40 përqind të dhjetëra urdhra dhe udhëzime që lëshojnë ministrat për çështje të ndryshme. Sipas ekspertëve të raportit, gjyqtarë dhe sekretarë institucionesh janë haptas në shpërdorim detyre, duke shkelur të drejtat njerëzore dhe liritë ekonomike e sociale të shtetasve që i lidh puna me gjykata dhe zyra shtetërore.
Ky është i katërti vit që raporti “Transparenca e Botimeve Zyrtare” del për publikun dhe institucionet shtetërore. Fondi Bashkëpunim për Transparencë (PTF) me seli në Uashington mbështeti Qendrën për Çështje të Informimit Publik në përgatitjen e këtij studimi mbi drejtësinë dhe administratën shqiptare./VOA
Ne kete vend ka marre fund gjithshka sepse ka degjeneru edhe gjykata e larte. Shpresa Beqaj, injorante ne profesion, dhe e paafte ne menaxhim te institucionit. Ka bllokuar gjykaten me rihedhjen e shortit,dmth rindarjen e dosjeve ne nje kohe qe ligji percakton qe dosjet ndahen me short dhe nuk te lejon ti rihedhesh, perjashto rastet kur ka arsye qe nje gjyqtar nuk mund ta gjykoje ate dosje. Rihedhja e dosjeve ne short do te thote te shkelesh ligjin sepse praktikisht nuk po e respekton shortin. Vari lesht.. cfare them dhe une.Aty kercet pazari si ne karadak dhe shorti eshte i fundit qe duhet te na terheq vemendjen…
Presidenti ka dale qe te kurohet neper bote e thot jam tu punu per integrimin!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/nastradini.html
Kjo eshte gjykata qe zgjidh perfundimisht hallet e mafiozve, trafikantve, vrasesve apo torturuesve, brenda apo jashte vendit.
Arsyet e zullumeve ne Gjykaten e Larte te Poshtersive i dha shume qarte Kreshnik Spahiu.
Ne Shqiperi jo vetem zbardhja e vendimeve por te gjithe elementet e procesit gjyqesor behen me shpejtesi shume te ndryshme: teper shpejt kur pale jane VIP-at dhe me ritmin e kermillit kur te drejten e kerkojne qytetaret e zakonshem. Mjafton futesh ne internet dhe krahahsosh shpejtesine e proceseve ku padites jane vajza e Shpresa Becaj (vs Ministria e Jashtme) ose Ismail Kadare (vs. Nexhmije Hoxha) me shpjetesine e proceseve te tjera dhe bindesh per karakterin selektiv te drejtesise shqiptare.
ne shqiperi nuk besoj se kane shume energji ata te AK per te perballuar gjithe kete bordello qe ka shkaktuar politika.
Zoti i dhente forca dhe energji, e mos te kthehen mbrapsht.
Gjykatat i ka ne dore shpellaraku Berish dhe punojne me udher te tij,po si do shpallin vendimet gjygjsore ata te nxjerrin te palarat e tyre ne shesh .
Gjukatesit shqiptare jane vetem per te nxjerre kriminelet nga burgu me urdher te Berishes qe ti perdor per te mbledhe vota ne zgjedhjet ,prandaj pastrimi duhet filluar nga keta gjykatesit kriminele qe ja kthyer ne vegla e pushtetit mafjoz ,te na thone keto gjykatat cfare vendimesh kane dhene keto vitet e fundit; denuan kriminelet e gerdecit,denuan krimnelet e 21-janarit,dunuan hujdutin me bllok ne dore integrusin Meta ,denuan kriminelin tjeter qe u be kryetar bashkie me vendim gjykate per vrasjet 21-janarit qe ishte minister i brendeshem,apo per vjedhjet 200milioneshe ne rrugen e kombit .Pastaj shpellaraku Berishe akuzon zotin Topi e zotin Spahiu,e kush i ha keto mashtrime te plakut te lajthtur .
Popull zgjohu se boll e mbajtem ne qafe Berishen duhet te shkoje te Tosi i nanos ti mesoje te luaj dhe ai kumar ne Austri parate tona ,se te tille plehra zgjedhim ne ne krye te shtetit.